ESO, the European Southern Observatory, builds and operates a suite of the world's most advanced ground-based astronomical telescopes

Contact and Bio

Heral Buneci

Albania
E-mail: eson-albania@eso.org

Herald Buneci ka lindur më 14 janar 1976 në Tiranë, Shqipëri. I pasionuar që në moshë të re, pas shkencës dhe në veçanti pas astronomisë. Ai është diplomuar në degën e Fizikës në Universitetin e Tiranës në vitin 1998 - 2002. Që në vitin 2001 është anëtar i Qendrës Shqiptare të Astrofizikës. Ai gjithashtu punon edhe për mirëmbajtjen e webfaqes (www.albastrofizika.org) së kësaj Qendre. Heraldi ka marrë pjesë në shumë aktivitete, duke ndihmuar nxënësit e shkollave, mësuesit, astronomët amatorë, studentët, si dhe të ftuarit e moshave dhe profesioneve të ndryshme, në njohjen e qiellit. Në 2003-2005 ai punoi si përkthyes i artikujve shkencore për disa gazeta në Shqipëri, "Gazeta Biznesi',' Shekulli Online" etj. Pas vitit 2002 ai ka punuar edhe si mësues në disa shkolla të mesme të kryeqytetit në lëndët Fizikë, Matematikë e Informatikë. Ai ka rreth 10 vjet eksperiencë profesionale në përpunimin grafik, kryesisht në riparimin e fotografive të vjetra si dhe të audios, videos e përpunimit 3D.

Rrjeti Shkencor i ESO-s

Departamenti i marrëdhënieve me publikun dhe edukimin ka ngritur një rrjet personash në shtetet anëtare të ESO-s e më gjerë, të cilët shërbejnë si kontakte lokale të ESO-s me median lidhur me zhvillimet, publikimet etj. Në të njëjtën kohë mund të  kontakte mund të sigurojnë kontakte të dobishme ndërmjet medias dhe shkencëtarëve në vendin e tyre. Zakonisht anëtarët e ESON, ose përfaqësuesit e tyre janë komunikues me kohë të plotë të cilët njohin (mediat, akademitë, etj.) si dhe ndërveprojnë rregullisht me to, janë të aftë të drejtime kombëtare, të kenë një interes të madh në promovimin e ESO-s dhe japin rregullisht ide se si të arrijnë më mirë objektivat në vendin e tyre. Më saktë, misioni i tyre është: “Të veprojnë si media e ESO-s dhe përfaqësues në vendet anëtare dhe në vendet e fuqishme anëtare me një synim të përgjithshëm promovimin e misionit të ESO-s si dhe demonstrimin e shumë aspekteve frymëzuese të astronomisë.

ESO in your language

Member States:  Austria Belgium Brazil Czech Republic Denmark Finland France Germany Italy Netherlands Portugal Spain Sweden Switzerland United Kingdom

Non-Member States:   Albania Iceland Ireland Latvia Norway Poland Romania Russia Turkey Ukraine USA

Host State: Chile
Languages:  ČeskyDanskDeutschEnglishEspañolFrançaisÍslenskaItalianoLatviešuNederlandsNorskPolskiPortuguêsRomânăShqipSuomiSvenskaTürkçeРусскийукраїнська