Rreth ESO-s

ESO, ‘European Southern Observatory’, është organizata ndërkombëtare më e madhe për astronominë në Europe dhe njëkohësisht observatori më produktiv në botë. ESO përdor pajisjet më të avancuara kërkimore dhe mbështetet nga Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. Disa shtete të tjera kanë treguar gjithashtu, interesim për tu anëtarësuar.

Ndërsa zyrat qendrore (përbëhen nga qendra shkencore, teknike dhe administrative), të cilat janë lokalizuar në Garching pranë Munich-ut, Gjermani, ESO punon bashkë me qendrën në Santiago dhe në tre zona vëzhgimi unike në Kili. Në La Silla, ESO përdor disa teleskopë optikë me madhësi mesatare, duke përfshirë dhe gjurmuesit më të suksesshëm të planetëve me masë të vogël. Zona e dytë, VLT, observatori astronomik më i avancuar në botë. Ai ndodhet 2600 metra mbi malin Paranal, në të cilin gjithashtu gjendet Interferometri VLT dhe 2 teleskopët vëzhgues, VST dhe VISTA. Zona e tretë është në lartësinë 5000 metra në Llano de Chajnantor, pranë San Pedro de Atacama. Atje teleskopi nënmilimetrik (APEX) ndodhet në gjendje pune, si dhe një teleskop revolucionar  - një grup rrjeshtor prej antenash me diametër 12m të rendit nën-milimetrik (ALMA) – është duke u ndërtuar në bashkëpunim me Amerikën e Veriut, Azinë Lindore dhe Kilin.

ESO po planifikon një tjetër teleskop ‘European Extremely Large Telescope’ ose shkurt: E-ELT, i cili do të ketë një pasqyrë kryesore me diametër të klasit 40-metra që do të vëzhgojë dritën e dukshme dhe atë pranë infra të kuqes. E-ELT, do të bëhet ‘syri më i madh’ që do të vëzhgojë qiellin.

Kontributet vjetore të ESO-s janë afërsisht 143 milion Euro. ESO ka rreth 730 persona të punësuar në stafin e tij.

Me ndërtimin dhe përdorimin e teleskopëve tokësorë më të avancuar në botë, të cilët mundësojnë zbulime të rëndësishme shkencore, ESO ofron një numër të madh mundësish për aplikime dhe transferime të teknologjisë. Përveç kontraktave për teknologjinë e lartë ESO është një vitrinë mahnitëse e industrisë Evropiane.


HQ Garching