Bashkëpunimi

Bashkëpunimet shkencore

ESO ka një program të zgjeruar për të rinjtë (astronomët e rinj me një doktoraturë) dhe studentët, kështu duke kontribuar në aktivizimin e shkencëtarëve Evropianë. Shkencëtarët nga vendet antare si dhe nga vendet e tjera punojnë periodikisht gjatë vizitave të tyre tek shkencëtarët e ESO-s. Shtojmë se ESO mirëmban një program tw madh për konferencat ndërkombëtare me temat kryesore shkencore në fushën e astronomisë dhe teknologjisë duke mundësuar një mbështetje logjistike për revistën ndërkombëtare ‘Astronomy & Astrophysics’.

Bashkëpunimi me Industrinë

Në mënyrë që të sigurojë njerëzit me teleskopë dhe instrumente gjithmonë e më të mirë. ESO bashkëpunon ngushtë me një numër të madh industrish Evropiane high-tech. Në fakt, industria Evropiane luan një rol të rëndësishëm në realizimin e projekteve të ESO-s. Pa pjesëmarrjen aktive dhe entuziaste të partnerëve tregtar nga të gjitha vendet antare dhe Kilit, këto projekte nuk do të ishin të mundura të bëheshin. Më shumë informacion mund të gjendet tek ‘marrëdhëniet me industrinë’.

ESO dhe EU

ESO është organizata kryesore në Evropë për astronominë me bazë në sipërfaqen e tokës. Që nga themelimi i saj në vitin 1962 ajo u bë zhvilluesja dhe operuesja kryesore infrastrukturës së projekteve kërkimore në astronomi, por gjithashtu, po në linjë me marrëveshjen ka patur një rol kryesor në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve Evropiane kryesisht në fushën e astronomisë. Kështu ESO është e mirë përgatitur për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në drejtim të krijimit të Fushës Kërkimore Evropiane. Kjo është një iniciativë e Bashkimit Evropian për përforcimin e kërkimit dhe zhvillimit në Evropë (European R&D) si dhe për të mbështetur përpjekjet e Evropës në realizimin e të ashtuquajturës ‘Lisbon-goals’. Bashkëveprimi i ESO-s me Bashkimin Evropian përbëhet nga:

Ndërsa disa aktivitete janë të lidhura me R&D dhe shpesh të lidhura me projekte specifike të ESO-s, aktivitete të tjera kanë lidhje me raportet me publikun dhe edukimin. ESO është gjithashtu një pjesëmarrës në diskutimet aktuale mbi politikat shkencore në nivel Evropian përsa i përket zhvillimit të ardhshëm në fushën për kërkimin Evropian.