Zgjidhni gjuhën tuaj:

ann13046-sq — Lajmërim

Fillo të marrësh lajmet e ESO-s për media-n në gjuhën tënde

22 Maj 2013

Gazetarët tani kanë mundësi të zgjedhin botimet për shtyp të ESO-s në guhën e tyre deri në 30 gjuhë të ndryshme.

Gazetarët që janë regjistruar dhe ata që do të regjistrohen tek lajmet e ESO-s për median, tani mund të marrin lajmet javore në gjuhën e tyre. Ftojmë ata që janë të regjistruar të vizitojnë preferencat e regjistrimit, të cilat mund të gjenden të theksuara tek fotografitë sipër, dhe të zgjedhin gjuhën që preferojnë. Ata që do të regjistrohen për herë të parë mund të zgjedhin gjuhën e tyre të preferuar në momentin e regjistrimit (vetëm për media-n).

Ne e vlerësojmë faktin që disa gjuhë fliten në më shumë se në një shtet. Në këto raste ata që janë regjistruar do ta kenë të sqaruar të mundësinë e zgjedhjes së gjuhës dhe të shtetit. Për shembull, në menunë e gjuhëve, të regjistruarit do të gjejnë këto mundësi zgjedhje: German, German/Austria, German/Belgium dhe German/Switzerland. Ne rekomandojmë që të merret parasysh shteti, sepse lajmet e përkthyera mund të përmbajnë njoftime lokale dhe mund të flasin për ngjarje të cilat kanë lidhje me atë shtet.

Ekskluzivisht për përfaqësuesit e medias – degët tradicionale të medias, blogjet, gazetarët e pavarur, transmetimet televizive, kërkuesit dhe prodhuesve të filmave – Lajmet e ESO-s për median janë me periudhë një javore. Ato dërgohen 48 orë përpara publikimit të botimeve për shtyp. Tek këto lajme mund të shohësh materialin fotot dhe videot e botimeve për shtyp përpara se ato të publikohen.

Përkthimet janë bërë të mundura falë punës së dy rrjeteve tona: Rrjetit që merret me reklamimin e punës shkencore të ESO-s dhe përkthyesve vullnetarë – një rrjet i hapur, i cili vazhdon të pranojë anëtarë të rinj. Duke patur përkthime me iniciativë vullnetare, lajmet tona mund të kenë pjesë të tyre në gjuhën angleze në qoftë se përkthimi nuk është bërë në kohën e publikimit. Ne lutemi që personat e regjistruar të na kuptojnë dhe shpresojmë që ju do ti pëlqeni lajmet tona shkencore si dhe pamjet e mrekullueshme që Universi na ofron.

Lidhje

Lajmet e ESO-s

Regjistrohuni për të marrë lajmet e ESO-s

ESON

Rrjeti i përkthyesve vullnetarë

Bookmark and Share

rreth Lajmërimit

Id:ann13046

Fotografitë

Screenshot of The ESO Media Newsletter as seen when received via email
Screenshot of The ESO Media Newsletter as seen when received via email
vetëm në Anglisht