ann13069-sq — Lajmërim
Një pamje e polarizuar e ekzoplanetëve
04 Shtator 2013
Në filmin e ri të ESO-s ne do të eksplorojmë një nga veçoritë e dritës, e cila mund të përdoret për të vëzhguar objekte që nuk mund të shihen ndryshe me mjetet e sotme. Astronomët mund të shohin dritën e polarizuar që reflektohet nga planetët pavarwsisht nga drita verbuese e yjeve tek tw cilwt ata rrotullohen.
Ky eksplorim i ekzoplanetëve rrit shanset e gjetjes së planetëve të ngurtë të ngjashëm me Tokën si dhe të jetës në to.
Instrumentet e reja tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s dhe Teleskopi Ekstremisht i Madh Evropian do të përdorin polarizimin që të depërtojnë më thellë në sistemet planetare që rrethojnë yjet e largët. Për të parë se si funksionon ky parim, shih misteret e polarizimit që fillojnë të shpalosen tek filmi i 60-të i ESO-s: “Një pamje e ekzoplanetëve me dritë të polarizuar”.
Më shumë informacion
ESOcast është një seri videosh që ju sjellin juve të rejat dhe kërkimet e fundit nga ESO – Observatori Evropian i Jugut. Regjistrohuni tek videot tona tani për të qenë i informuar me lajmet më të fundit të ESO-s: ESOcast është i disponueshëm nëpërmjet iTunes në formatin HD dhe SD. Gjithashtu mund të gjendet dhe në YouTube, Vimeo and dotSUB dhe ofrohet për t’u shkarkuar në disa formate përfshirë dhe në HD.
