ann13073-sq — Lajmërim

Artikulli i 10 000-të i ESO-s

13 Shtator 2013

U botua artikulli i shkencor i 10 mijtë që përdor të dhënat nga strukturat e ESO-s. Artikulli me fat që kaloi kufirin e 10 mijtë është "Galaxy Halo Truncation and Giant Arc Surface Brightness Reconstruction in the Cluster MACSJ1206.2-0847" nga Eichner et al. (ApJ, 2013, vol. 774, p. 124), i cili përdor vëzhgimet e marra nga instrumenti VIMOS tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s dhe nga Teleskopi Hapsinor Hubble i NASA/ESA.

Ky artikull u regjistrua në Bibliografinë e Teleskopit të ESO-s (telbib) më 11 Shtator 2013. Telbib është një bazë të dhënash artikujsh të referuar të cilët janë publikuar nga komuniteti i përdoruesve të ESO-s. Aty ndodhen artikuj që datojnë në vitin 1996. Ajo mirëmbahet nga libraria e ESO-s. Të gjithë artikujt përmbajnë pjesërisht ose tërësisht të dhëna nga Strukturat e ESO-s. Kjo bazë e të dhënave është përpiluar duke skanuar materialet shkencore tek revistat më të mëdha mbi astronominë të cilat përmbajnë fjalë kyçe rerth ESO-s (p.sh. emërtimet e instrumenteve dhe teleskopëve). Të gjithë artikujt që përfshihen në bazën e të dhënave janë inspektuar nga anavizive për t'u siguruar që ato përdorin direkt të dhënat e vëzhguara nga ESO.

Grupi i 10 000+ artikujve tek telbib që përdorin kohën e ESO-s (përjashtuar artikujt që përdorin, p.sh., kohën e ALMA-s, që nuk është vetëm Evropiane), së bashku me informacion shtesë si dhe statistika të ndryshme, mund të gjenden online.

Lidhje

rreth Lajmërimit

Id:ann13073

Fotografitë

10000 papers from ESO data
10000 papers from ESO data
vetëm në Anglisht