Zgjidhni gjuhën tuaj:

ann13099-sq — Lajmërim

Gati për të nisur puna mbi ndërtimin e E-ELT-së

Kontrata fituese për ndërtimin e rrugës dhe sheshimin e majës së Cerro Armazones

10 Dhjetor 2013

Në ceremoninë e mbajtur tek zyrat Vitacura të ESO-s në Santiago më 9 Dhjetor 2013 Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s, Tim de Zeeuw, dhe përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë Kiliane ICAFAL Ingeniería y Construcción S.A., firmosën një kontratë për ndërtimin e një rruge që të çon në majën e Cerro Armazones, nivelimin e majës së malit si dhe disa punime ndwrtimi shtesë. Ceremonia u mbajt gjithashtu nga përfaqësuesit e grupit të projektit të ESO-s.

Cerro Armazones do të jetë vendi i Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT). Maja e lartë prej 3000 metrash që ndodhet rreth 20 kilometra nga Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e veriut.

Puna e specifikuar në kontratë do të fillojë në Mars të vitit 2014 dhe parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj. Ajo përfshin shtrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së shtruar, ndërtimin e platformës në majën e malit si dhe ndërtimin e një llogoreje shërbimi. Punimet e ndërtimit do ti hapin rrugën punimeve të ardhshme për ndërtimin e teleskopit gjigand.

Nisja e punës me teleskopin  është planifikuar  në fillim të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, atëherë kur E-ELT do të fillojë të merret me sfidat më të mëdha të kohës sonë në degën e astronomisë. Ai do të jetë teleskopi më i madh optik dhe pranë infra të kuqes në botë: “syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit”.

Lidhje

  1. Më shumë informacion mbi E-ELT
  2. Përshtypje artistike të E-ELT-së

Bookmark and Share

rreth Lajmërimit

Id:ann13099

Fotografitë

Signing of contract to build road and flatten summit for E-ELT
Signing of contract to build road and flatten summit for E-ELT
vetëm në Anglisht
Cerro Armazones - site of the future E-ELT
Cerro Armazones - site of the future E-ELT
vetëm në Anglisht