Përdorimi i fotografive, videove dhe tekstit në faqet e internetit

Përmbledhje

Fotografitë dhe Videot e ESO-s së bashku me tekstet e botimeve për shtyp, lajmërimet, fotografitë e javës dhe titujt, publikohen në internet nën licensën "Creative Commons Attribution 3.0 Unported license" dhe sipas kësaj, ato mund të përdoren pa pagesë dhe pa kërkuar leje, me kusht që të përmendet burimi në mënyrë të qartë dhe të dukshme. Në vazhdim po shfaqim kushtet e përdorimit më të detajuara.

Kushtet

  • Shënimet e të drejtës së autorit tek fotot dhe videot duhet të prezantohen në mënyrë të qartë dhe të lexueshme tek të gjithë përdoruesit, së bashku me shkrimin e pacënuar. (për shembull: "ESO/José Francisco (josefrancisco.org)". E drejta e autorit nuk duhet të fshihet ose të ndahet nga foto. Linqet e faqeve të internetit duhet të jenë aktive n.q.s. informacioni që po publikohet është online. Për orientim shih seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve mbi të drejtën e autorit në këtë faqe.
  • Tekstet e botimeve për shtyp, lajmërimeve, fotografive të javës dhe mbishkrimet apo titujt duhet ti kreditohen ESO-s, me përjashtim kur ato përdoren nga media.
  • Materialet e ESO-s, imazhet e videot nuk duhet të përdoren sikur janë deklaruar ose nënkuptuar nga ESO ose nga një nëpunës i produkteve apo shërbimeve tregtare të ESO-s;
  • Ne kërkojmë që një kopje e produktit të dërgohet tek ne që të indeksohet në arkivin tonë;
  • Në qoftë se një fotografi përmban pamjen e një personi të identifikueshëm, dhe ajo përdoret për qëllime tregtare, këtu mund të kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të individit dhe në këtë rast duhet ti merret një leje e veçantë personit që ndodhet në fotografi.

Shënime

  • Theksojmë se kjo leje e përgjithshme nuk mbulon përdorimin e logos së ESO-s, e cila do të qëndrojë e mbrojtur dhe nuk duhet të përdoret apo të riprodhohet pa pjesën përpara dhe pa vënë mbishkrimin " E lejuar nga ESO". Faqet e jashtme të cilat duan të lidhen me faqen në ëeb të ESO-s duhet të përdorin logon e ESO-s si link, me kusht që ato të kenë marrë autorizim paraprak nga Departamenti i Reklamimit Publik dhe Edukimit të ESO-s dhe me kushtin që linku të jetë i dukshëm si një ëeb link.
  • Gjithashtu vëreni se muzika, faqet shkencore, kodi, dhe teksti (përveç botimeve për shtyp, lajmërimet, fotografitë e javës dhe kapitujt) në këtë faqe nuk janë publikuar nën licensën "Creative Commons Attribution 3.0 Unported license" dhe nuk mund të përdoren pasi ato nuk janë produkte të ESO-s.
  • Duke riprodhuar të gjithë materialin e ESO-s ose pjesërisht, përdoruesi duhet të njohë kushtet e përdorimit të këtij materiali.
  • Observatori Evropian i Jugut është një organizatë ndërqeveritare e cila ka zyrat qëndrore në Gjermani. Si një organizatë ndërqeveritare ESO ka personalitetin ligjor të ligjeve ndërkombëtare dhe gëzon disa privilegje dhe imunitete.
  • Lutemi të vini re se fotografitë në këtë link: http://www.eso.org/public/outreach/eduoff/vt-2004/janë me të drejta të kufizuara tek autorët e tyre dhe nuk janë publikuar nën licensën e zakonshme “Creative Commons” të ESO-s.

Të drejtat e përdorimit Pyetje & Përgjigje

Qëllimi jonë kryesor është të përkrahë përdorimin për shtyp dhe TV të fotografive, videove, botimeve, lajmërimeve, fotografive të javës dhe kapitujve: i vetmi shqetësim qëndron në faktin që ju duhet ti kreditoni qartë, dukshëm, dhe pa mëdyshje dhe kreditimi të mos jetë i ndarë nga fotografia/teksti apo fundi i tyre. Ne e kuptojmë se mënyra e përdorimit të tyre mund të variojë nga rasti në rast. Shiko pyetjet dhe përgjigjet më poshtë ku janë disa shembuj të zakonshëm.

Pyetje: Unë dua të përdor nënshkrimin në një video në YouTube. A është e drejtë të vendos mbishkrimin e ESO-s në tekstin e përshkrimit që nis pas videos?
Përgjigje: Jo, meqë ajo është e fshehur. Gjithashtu ajo nuk është e dukshme nëse video është në një faqe tjetër interneti. Lutemi të fusni kreditimin e plotë brenda në video ose të dukshme në fund.

Pyetje: Unë dua të hedh në YouTube videot e ESO-s, ose ti vendos në blog-un tim. A duhet të shtoj një kreditim brenda në video?
Përgjigje: Videot e ESO-s e kanë një kreditim në fund të tyre, kështu ju nuk keni nevojë ta editoni atë.

Pyetje:Unë jam një producent për një program televiziv dhe dëshiroj të përdor fotografitë dhe nënshkrimet ë tyre. A duhet të vendos dhe një kreditim mbi foto?
Përgjigje: Ju nuk keni nevojë të bëni një gjë të tillë, kreditimi i dhënë duhet të jetë i dukshëm tek shkronjat në fund të programit.

Pyetje: Unë jam një përpunues fotografish për një revistë/gazetë. Disa nga kreditimet tuaja janë pak të gjata. A mund të përdor vetëm pjesën e parë të tyre?
Përgjigje: Jo. Ju lutemi të përdorni akreditimin e plotë. Kjo normalisht duhet të vendoset në faqe në të cilën do të prezantohet fotografia ose në faqen përbri.

Pyetje: Unë jam një përpunues fotografish në një Agjensi Lajmesh. Ne preferojmë të përdorim emrin tonë si autorë për fotot dhe mos ti themi njeriu se ku i morëm fotot. A është e rregullt kjo ?
Përgjigje: Jo. Ju lutemi të riprodhoni autorizimin e plotë. Kjo normalisht duhet të jetë në faqen në të cilën fotografia është prezantuar, ose në faqen përbri.

Pyetje: Unë dua të përdor një fotografi si kopertinë të një libri/reviste. A duhet patjetër që autorizimi juaj të shfaqet në kopertinë?
Përgjigje: Jo. Autorizimi mund të vendoset në një vend tjetër të po atij publikimi ku të saktësohet qartë që autorizimi i përket kopertinës. Ajo p.sh. mund të vendoset në faqen e mbrapme, në faqen eparë të brendshme, në faqen editoriale.

Pyetje:A duhet të njoftoj të gjithë përsonat që janë përmendur në kredit për të marrë leje në përdorimin e fotografisë apo videos?
Përgjigje: Jo. Fotografitë dhe videot të publikuara tek eso.org, përveç atyre që janë shkruar në veçanti, mund të ripërdoren pa patur nevojë të kontaktohen individualisht personat ose organizatat që janë listuar ne autorizim. Sidoqoftë emrat e tyre nuk duhet të hiqen nga autorizimi.

Pyetje:: A duhet t’ju sjell një kopje fizike të ndonjë produkti që kam bërë duke përdorur fotografitë apo nënshkrimet tuaja?
Përgjigje:Jo. Një kopje elektronike mjafton p.sh. një fotografi ose një PDF.

Pyetje: Unë dua që të ndryshoj në mënyrë dixhitale një fotografi. A është e rregullt kjo?
Përgjigje: Po.

Pyetje: Unë dua të ndryshoj, zgjeroj ose të pres tekst nga ESO. A është e rregullt kjo?
Përgjigje: Po. për këtë ju ofrojmë botimet për shtyp, lajmërimet, fotografitë e javës dhe kapitujt.

Pyetje: A mund të mbivendos vetëm logon e ESO-s në vend të autorizimi?
Përgjigje: Jo. Përdorimi i logos së ESO-s kontrollohet dhe nuk mund të përdoret pa leje.

Pyetje: Unë jam një gazetar. Unë dua të përdor tekstin e një botimi për shtyp. A më duhet tju autorizoj ju për këtë?
Përgjigje: Jo. Lajmet e medias janë përjashtuar nga nevoja për të patur autorizim tek botimet për shtyp, lajmërimet, fotografitë e javës dhe kapitujt. (Ju sidoqoftë duhet të kreditoni siç duhet ndonjë foto apo video që përdorni).

Pyetje: Unë jam një editor i një kompanie reklamimi. Unë dua të përdor tekste nga ESO në një libër. A duhet t’ju kreditoj juve për këtë?
Përgjigje: Jo, mediat duke përfshirë publikimet e librave janë përjashtuar nga kreditimi në formën e tekstit. Ju lutemi të mbani mend se vetëm botimet për shtyp, lajmërimet, fotografitë e javës dhe kapitujt janë publikuar nën këto kushte.

Pyetje: Unë dua të përdor tekst nga faqja në internet e ESO-s që nuk është pjesë e botimeve për shtyp, lajmërimeve, fotografive e javës dhe kapitujve. A mund ti përdor unë këto?
Përgjigje: Jo: tekstet e tjera në faqen e internetit të ESO-s nuk janë publikuar nën “Creative Commons”.

Pyetje: Si duhet të kreditoj unë një tekst të marrë nga ESO?
Përgjigje: Lutemi të na përmendni si “ESO”.

Në qoftë se keni pyetje të tjera, ose keni ndonjë mëdyshje, ju lutemi të kontaktoni information@eso.org