Your ESO Pictures

ESO ka hapur një grup në Flickr të quajtur Fotot tuaja të ESO-s që janë si një platformë për secilin që dëshiron të ndajë me gjithë botën fotot e tij që kanë lidhje me ESO-n.

Ne ju inkurajojmë që të publikoni çdo lloj fotografie që ka lidhje me ESO-n — foto të teleskopëve tanë, vizatime, punime artistike tuajat të frymëzuara nga ESO ose edhe fotografi të përpunuara nga të dhënat astronomike nga teleskopët e ESO-s. Ne do të zgjedhim më të mirat dhe në mënyrë të rastësishme do ti nxjerrim ato tek Fotografitë e Javës tek eso.org. Nëse ju keni një galeri të zgjeruar fotografish të marra tek ESO ju mund të merrni dhe titullin Ambasador i Fotove të ESO-s.

Grupi Flickr pranon fotografi dhe video, si dhe ilustrime dhe animacione.

Bashkoni fotografitë tuaja të ESO-s dhe nisni të shpërndani fotografitë tuaja me ne!

Kontakte

Oana Sandu

Koordinatore e Komunitetit
ESO ePOD, Garching, Gjermani
Phone: +49 89 320 069 65
E-mail: osandu@partner.eso.org
Twitter: http://twitter.com/ESO
Facebook: http://www.facebook.com/ESOAstronomy