Hijet e mprehta të Sombreros

Një pamje e galaktikës së famshme spirale me moshe të re, Messier 104, e njohur si "Sombrero" (kapele meksikane), për shkak të formës së veçantë të saj. Sombrero ndodhet në yjësinë e Virgjëreshës, në një distancë rreth 50 milionë vjet-dritë larg nesh.

Messier 104 është objekti i 104-rt në katalogun e famshëm të mjegullnajave të astronomit francez Charles Messier (1730 - 1817). Kjo galaktikë nuk është përfshirë në dy vëllimet e para (me 45 objekte në vitin 1774; 103 në 1781), por Messier, shumë shpejt e shtoi manualisht atë në kopjen personale të tij si "një mjegullnajë shumë të zbehtë". Shpejtësia e largimit, rreth 1000 km/sek, u mat për herë të parë nga astronomi amerikan Vesto M. Slipher në Observatorin Lowell në vitin 1912; ai ishte gjithashtu i pari që zbuloi rrotullimin e galaktikës.

Kjo galaktikë njihet për nga fryrja mbizotëruese e bërthamës, e përbërë kryesisht nga yje jo të rinj, si dhe nga pamja anësore e diskut të saj, i cili përbëhet nga yje, gaze dhe pluhura me strukturë të ndërlikuar. Kompleksiteti i këtyre pluhurave dhe resolucioni i lartë i këtij imazhi, është më i dukshëm direkt përpara bërthamës së ndritshme, por gjithashtu duket qartë si një brez i errët përgjatë diskut. Një fragment domethënës i diskut të galaktikës është i dukshëm edhe në anën tjetër, pavarësisht nga fryrja e saj masive.

Një numër i madh grupimesh pak të shpërndara, mund të shihen si një mizëri në kurorën e Messier 104. Shumica prej tyre janë grumbullime sferike, të njëjta me ato të gjetura në galaktikën tonë.

Kjo fotografi është përftuar me aparaturën shumë objektivshe FORS1 në VLT ANTU më 30 janar 2000. Ajo është e përbërë nga 3 fotografi të marra në gjatësi vale të ndryshme. Veriu është lart, Lindja është në të majtë.

Informacione teknike: Imazhi përbëhet nga 3 ekspozime nga FORS1 aparatura shumë objektivëshe të montuar në VLT ANTU. Ato u morën në orën 6:20 UT më 30 janar 2000, nëpërmjet brezit V (me qendër në gjatësinë e valës 554 nm; 112 nm me Gjerësi të Plotë me Gjysëm Maksimumi (FWHM); koha e ekspozimit 120 sek; (e dhënë këtu me blu); brezi R (657 nm; 150 nm FWHM; 120 sek; e gjelbër) dhe brezi I (768 nm; 138 nm FWHM, 240 sek; e kuqe). Vëzhgueshmëria ishte 0.6–0.7 arksekonda.

Kjo fotografi është e disponueshme në dyqanin e ESO-s.

Të drejtat:

ESO/P. Barthel
Acknowledgments: Mark Neeser (Kapteyn Institute, Groningen) and Richard Hook (ST/ECF, Garching, Germany).

Rreth fotografisë

Id:eso0007a
Gjuha:sq
Tipi:Vëzhgim
Data e Publikimit:23 Shkurt 2000
Publikime të ngjashme:eso0007
Përmasat:4961 x 4961 px

Rreth objektit

Emri:M 104, Messier 104, NGC 4594, Sombrero Galaxy
Tipi:• Local Universe : Galaxy : Type : Spiral
• X - Galaxies
Distanca:35 milion vite dritë
Constellation:Virgo

Mounted Image

Image Formats

JPEG i madh
5,0 MB
Publikim JPEG
5,7 MB

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
206,4 KB
1280x1024
347,7 KB
1600x1200
509,0 KB
1920x1200
571,2 KB
2048x1536
851,0 KB

Koordinatat

Position (RA):12 39 59.40
Position (Dec):-11° 37' 23.21"
Field of view:6.78 x 6.78 arcminutes
Orientimi:Veriu është 0.1° djathtas vertikales

Ngjyra & filtera

BandaGjatësi valeTeleskopi
Optik
V
554 nmVery Large Telescope
FORS1
Optik
R
657 nmVery Large Telescope
FORS1
Infra të kuqe
I
768 nmVery Large Telescope
FORS1

 

Shih dhe