Ilustrim artistik i pulsarit PSR J0348+0432 dhe i shoqëruesit të tij xhuxh i bardhë

Ky ilustrim artistik na tregon një çift jo të zakonshëm, i cili përbëhet nga një yll neutronik i vogël, por shumë të rëndë, i cili rrotullohet rreth vetes 25 herë në sëkondë, dhe nga një yll xhuxh i bardhë që rrotullohet rreth tij një herë në 2.5 orë. Ylli neutronik është një pulsar me emrin PSR J0348+0432 që çliron valë radio të cilat mund të kapen nga radioteleskopët në Tokë. Megjithëse ky çift është shumë i pazakontë ai është gjithashtu shumë interesant pasi ai është një laborator i veçantë ku mund të testohen kufinjtë e teorive fizike.

Ky sistem përhap valë gravitacionale, valë në hapsirë-kohë. Megjithëse këto valë akoma nuk mund të zbulohen drejt për drejt nga astronomët në Tokë, mund të kapen indirekt duke matur ndryshimet orbitale të sistemit për shkak se sistemi harxhon vazhdimisht energji.

Meqë pulsari është shumë i vogël përmasat e tyre nuk janë vizatuar në shkallë.

Të drejtat:

ESO/L. Calçada

Bookmark and Share

Rreth fotografisë

Id:eso1319c
Gjuha:sq
Tipi:Punim artistik
Data e Publikimit:Pri 25, 2013, 20:00 CEST
Publikime të ngjashme:eso1319
Përmasat:5000 x 3125 px

Rreth objektit

Emri:PSR J0348+0432
Tipi:• Milky Way : Star : Evolutionary Stage : Neutron Star : Pulsar
• X - Illustrations

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
202,2 KB
1280x1024
322,6 KB
1600x1200
450,5 KB

Shih dhe