Përshtypje artistike e vijave të borës rrotull TW Hydrae
Një konceptim artistik i vijës së borës tek TW Hydrae që tregon akullin e ujit që mbulon thërmijat e pluhurit në diskun e brendshëm (4.5–30 njësi astronomike, me ngjyrë blu) dhe akullin e monoksidit të karbonit që mbështjell pluhurin në diskun e jashtëm (>30 njësi astronomike, me ngjyrë jeshile). Kalimi nga bluja në jeshile shënon vijën e borës së monoksidit të karbonit. Vijat e borës ndihmojnë thërmijat e pluhurit të bashkohen me njëra-tjetrën duke krijuar një veshje ngjitëse, e cila është thelbësore në formimin e planetëve dhe kometave. Për shkak të temperaturave të ndryshme të ngrirjes të elementeve të ndryshme kimike, linja të ndryshme bore mund të gjenden në largësi të ndryshme nga ylli.
Të drejtat:B. Saxton & A. Angelich/NRAO/AUI/NSF/ALMA (ESO/NAOJ/NRAO)
Rreth fotografisë
Id: | eso1333a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Punim artistik |
Data e Publikimit: | Kor 18, 2013, 20:00 CEST |
Publikime të ngjashme: | eso1333 |
Përmasat: | 1500 x 1800 px |
Rreth objektit
Emri: | TW Hydrae |
Tipi: | Milky Way : Star : Circumstellar Material |
Distanca: | 180 vite dritë |
Formate Fotografish
Wallpaper