Foto e Javës

16 Shtator 2013

Toconao i parë nga sipër

Fshati i vogël i Toconao-s është vendbanimi më i afërt me projektin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në lidhje me astronominë, ALMA [1], Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik i Atakamës). Toconao ka më pak se 800 banorë dhe ndodhet 2475 metra mbi nivelin e detit në një oaz natyror të ushqyer nga një lumë që buron nga një mal i vogël në rrethinën e shkretëtirës më të thatë në botë, Atakamës. Lumi nuk ka ujë gjithë vitin, por fermerët vendas në mënyrë të zgjuar kanë ndërtuar një rrjet digash dhe kanalesh për të rregulluar rrjedhjen e ujit në mënyrë që të kenë prodhime bujqësore gjatë gjithë vitit.

Kur shohim me kujdes në këtë foto, vihen re që disa ndërtesa janë bërë më material tradicional si qerpiç dhe gurë vullkanik, si Kisha e San Lukas-it dhe Kulla Bell, poshtë majtas në foto.

Krahas punës së tyre shkencore stafi i ALMA-s ka punuar dhe me të moshuarit e Atacameño-s në Toconao dhe në zonat e tjera për të mësuar mbi vizionin e tyre mbi Universin, me qëllimin që të ruajnë trashëgiminë e tyre shkencore dhe kulturore për brezat që do të vijnë.

Gjithashtu ALMA ka mbështetur një plan për përmirësimin edukativ në Shkollën publike E-21, në Toconao, që në vitin 2008. Ky plan, i miratuar nga komuniteti, është fokusuar në përmirësimin e arsimit në drejtimin shkencor dhe në gjuhën angleze.

Kjo foto u mor nga lart nga dy anëtarë të ekuipazhit të “ORA Wings” Clémentine Bacri dhe Adrien Normier, gjatë një projekti shkencor. Ata po fluturojnë me një aeroplan special ekologjik shumë të lehtë [2] në një udhëtim një vjeçar rreth botës për të ndihmuar shkencëtarët që nga matjet e ajrit deri tek arkeologjia, vëzhgimet mbi biodiversitetin dhe modelimin e terrenit në 3D.

ESO aktualisht ka një partneritet informimi me këtë organizatë jo-fitimprurëse. Filmime të shkurtra dhe fotografi mbresëlënëse të marra gjatë fluturimeve do të përdoren për qëllime edukative dhe për promovimin e kërkimeve lokale. Fluturimet e tyre nisën në Qershor 2012 dhe do të mbarojnë në Korrik 2013 me një ulje në Paris Air Show.

[1] Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Radio Astronomisë (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

[2] Mjeti fluturues shumë i lehtë është një ‘Pipistrel Virus SW 80’ i NASA-s ka fituar çmim. Ai harxhon vetëm 7 litra karburant në 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.


09 Shtator 2013

Me sy shqiponje mbi Armazone

Kjo fotografi spektakolare e Cerro Armazones, e marrë nga Ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl, përfaqëson atë momentin e veçantë për fotografin: kur çdo gjë pozicionohet ashtu siç duhet për një fotografi perfekte.

Hüdepohl është gjithashtu një inxhinier elektronik tek (VLT) i Observatorit Evropian të Jugut në Cerro Paranal, observatori më i avancuar në botë në fushën e astronomisë që studion dritën e dukshme si dhe struktura kryesore e ESO-s. Hüdepohl shkrepi këtë fotografi ndërsa ishte në një fluturim tregtar nga Antofagasta në Santiago. Menjëherë pasi zbriti nga aeroplani ndërmori fluturimin ideal nëpër Cerro Armazones – Hüdepohl nuk mund të kërkonte për kushte më të mira atmosferike. Duke shfrytëzuar rastin, ai mund të kapë këtë perspektivë jo të zakonshme lart mbi terrenin spektakolar.

Kjo fotografi tregon Shkretëtirën e Atacama-s me një qartësi mahnitëse, me një rrugë të hollë zigzake që duket qartë në terrenin me pluhur. Kjo rrugë mund të shihet që shkon deri në majën e Cerro Armazones. Tani tek kjo zonë ndodhen disa aparatura studimore, por së shpejti do të bëhet shtëpia e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT), një teleskop 40-metra i cili jo vetëm do ti përgjigjet pyetjeve ekzistuese në astronomi, por gjithashtu do të ngrejë pyetje të reja përgjigjet e të cilave shpresojmë ti marrim duke përdorur po këtë teleskop.

Lidhje

Ambasadorët e fotografive të ESO-s


02 Shtator 2013

PESSTO fotografon një Supernova në Messier 74

Kërkuesi PESSTO i ESO-s ka kapur këtë pamje të Messier 74, një galaktikë spiralë mahnitëse me krahët e saj spirale shumë të përcaktuara, subjekti kryesor në këtë foto është objekti shtesë i shndritshëm i fundit të Korrikut 2013: Një supernova e Tipit II e quajtur SN 2013ej e cila është e dukshme si një yll i ndritshëm poshtë majtas në foto.

Supernova të këtij tipi ndodhin kur ngjeshen bërthamat e yjeve masivë për shkak të gravitetit të tyre në fund të jetës së yllit. Kjo ngjeshje shkakton një shpërthim të fuqishëm që hedh lëndë larg nëpër hapsirë. Ndriçimi i këtij shpërthimi mund të jetë më i ndritshëm se e gjithë galaktika që e përmban dhe mund të jetë i dukshëm për vëzhguesit për disa javë ose edhe për disa muaj.

PESSTO (Kërkuesi Spektroskopik Publik i ESO-s për Objektet e Përkohshëm) është projektuar për të studiuar objektet që shfaqen për një kohë të shkurtër në qiellin e natës, siç janë supernovat. Ai e kryen funksionin e tij duke përdorur një numër instrumentesh të NTT-së (New Technology Telescope), të lokalizuar tek Observatori i ESO-s në La Silla në Kili. Kjo fotografi e re e SN2013ej u mor duke përdorur NTT gjatë punës së saj kërkuese.

SN2013ej është supernova e tretë që është vëzhguar tek Messier 74 pas vitit 2000, dy të tjerat quhen SN 2002ap dhe SN 2003gd. Në fillim u raportua nmë 25 Korrik 2013 nga skuadra e teleskopit KAIT në Kaliforni, dhe imazhi i parë i saj (precovery image) u mor nga astronomja amatore Christina Feliciano, e cila përdori Kamerën Hapsinore publike SLOOH për të parë në këtë zonë pak orë përpara shpërthimit.

Messier 74, në konstelacionin e Peshkut (The Fish), është njëri nga objektet më të vështira për tu gjetur nga astronomët amatorë për shkak të ndriçimit të ulët sipërfaqsor të tij, por SN2013ej do të jetë e dukshme për astronomët amatorë të kujdesshëm edhe për disa javë si një yll i zbehtë që vjen e zhduket.

Lidhje

PESSTO (the "Public ESO Spectroscopic Survey of Transient Objects")


19 Gusht 2013

Natë me yje në La Silla

Një perde e ndritshme me yje është sfondi i kësaj fotografie të bukur të marrë nga astronomi Håkon Dahle. Personi që qëndron përpara është vetë Håkon, i rrethuar vetëm nga dy nga kupolat e mëdha e të erëta të cilat mbulojnë malin e Observatorit La Silla të ESO-s.

Shumë astronomë profesionalë janë gjithashtu fotografë të mirë – dhe kush mund ti fajësojë ata? Vendet ku ndodhet ESO në shkretëtirën e Atacama-s janë ndër vendet më të mira në Tokë përsa i përket vëzhgimit të yjeve, si dhe për fotografimin e qiellit natën.

Håkon e mori këtë fotografi krahas vëzhgimeve të tij një javore tek teleskopi MPG/ESO 2.2. Gjatë kësaj kohe teleskopi përdorej nga dy grupe vëzhgimi, kështu Håkon kishte shansin të admironte natën me yje  - si dhe ta kapte atë, që ne të tjerët të mund ta shihnim.

Rruga e Qumështit është më e ndritshme në Hemisferën e Jugut sesa në atë të Veriut, sepse jugu i Tokës drejtohet nga qendra e dendur e galaktikës. Por edhe në jug Rruga e Qumështit është e zbehtë. Për shumë nga ne, ndotja nga drita që shkaktohet nga qytetet tona si dhe nga vetë Hëna mund ta mbulojë me dritë ndriçimin e zbehtë të galaktikës sonë, duke e fshehur atë nga pamja.

Një nga veçoritë e Observatorit në La Silla është që ai ndodhet shumë larg nga dritat e qyteteve, duke patur netët më të errëta në Tokë. Atmosfera është gjithashtu shumë e qartë, kështu që nuk ka mjegullime që ta turbullojnë pamjen e qiellit. Qiejt në La Silla janë aq të errët sa mund të shohësh dhe hijet e objekteve të krijuara nga Rruga e Qumështit.

Håkon e postoi këtë fotografi tek grupi i fotografive të ESO-s në Flickr. Grupi në Flickr shikohet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu vendosur tek seria e fotove të Javës, ose në galerinë tonë.


05 Gusht 2013

Brezi i Venusit mbi Cerro Paranal

Kjo fotografi na shfaq një pamje nga lindja, e marrë nga Observatori i Paranal-it, në momentin fill pas perëndimit të Diellit. Ndriçimi portokalli i perëndimit si dhe Hëna shihen pas teleskopëve ndihmës të VLT-së me diametër prej 1.8 metra. Por kjo fotografi është më interesante falë një fenomeni atmosferik të njohur si Brezi i Venusit.

Hija në ngjyrë gri në blu mbi horizont është hija e Tokës dhe ngjitur mbi atë është një shkëlqim në ngjyrë rozë. Ky fenomen formohet nga drita e skuqur e Diellit që ulet poshtë, e cila shpërhapet nga atmossfera e Tokës. Ky fenomen ndodh edhe pak përpara lindjes së Diellit. Një efekt i ngjashëm ndodh edhe gjatë eklipsit total të Diellit.

Teleskopët e treguar në fotografi janë tre nga 4 Teleskopët Ndihmës me diametër 1.8 metra, të futura në mbështjelljen e tyre shumë kompakte. Këto teleskopë përdoren për vëzhgime interferometrike, në rastin kur dy ose më shumë teleskopë punojnë së bashku, duke formuar një pasqyrë virtuale dhe kështu duke i mundësuar astronomëve të shohin detaje shumë të imta nga sa mund të shihen me një teleskop të vetëm.

Carolin Liefke nxorri këtë foto gjatë një vizite në Paranal, dhe e publikoi këtë në Grupin Flickr të Pikturave të ESO-s. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotografitë më të mira zgjidhen për tu vendosur në serinë popullore të Fotografive të Javës, në galerinë tonë. Carolin punon në “Haus der Astronomie” (Shtëpinë e Astronomisë) qendër për edukimin në lidhje me astronominë dhe në reklamimin në Heidelberg, Gjermani, dhe është një antare e ESO-s në Rrjetin Shkencor të Përhapjes së Lajmit (ESON). ESON sjell lajmet e ESO-s në Shtetet Antare si dhe në shtetet e tjera duke përkthyer botimet për shtyp dhe duke mundësuar një pikë kontakti për mediat lokale.

Lidhje


15 Korrik 2013

"Wings for Science" (Krahë për shkencën) fluturon mbi Paranal

Kjo pamje e rrallë ajrore e Observatorit të Paranal-it u mor në Dhjetor 2012 nga Clémentine Bacri dhe, Adrien Normier, të cilët po fluturonin me një aeroplan ekologjik special ultra të lehtë [1] në një udhëtim 1-vjeçar rreth botës. Kjo pamje tregon bukurinë natyrale të panoramës si dhe shtëpinë e largët të konstruksionit më të mirë për astronominë, Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s, me katër njësitë e pavarura të tij secila me diametër 8 metra, i cili ndodhet në majën e Cerro Paranal-it.

ESO aktualisht ka një partneritet me ORA me projektin “Wings for Science” një iniciativë jo fitimprurëse e cila i ofron mbështetje ajrore organizatave kërkimore publike. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit “Wings for Science” kryen dhe një fluturim mbi observatorët e Kilit të Veriut, krahas vendeve të tjera, përpara se ata të linin Amerikën e Jugut dhe të kërcenin për në Australi. Gjatë udhëtimit të tyre, ata ndihmuan shkencëtarët  duke i dhënë një mundësi ajrore që varion nga marrja e mostrave të ajrit e deri tek arkeologjia, vrojtimet mbi biodiversitetin si dhe modelimin e terrenit në 3D.

Filmimet e shkurtra dhe fotografitë e mrekullueshme që janë prodhuar gjatë fluturimeve janë përdorur për qëllime edukative dhe për reklamimin e kërkimeve lokale. Fluturimi i tyre nisi në Qershor 2012 dhe mbaroi në Qershor 2013 me një zbritje në Paris në një shfaqje ajrore më 17 Qershor 2013.

Shënime

[1] Avioni ultra i lehtë është një fitues i çmimit të NASA-s një “Pipistrel Virus SW 80” që përdor vetëm 7 litra karburant për 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.

Lidhje

"Wings for Science" (Krahë për shkencën)


08 Korrik 2013

Lojrat e reja të Maëlles

Astronomia dhe teleskopët mund të tërheqin dhe fëmijët tanë të vegjël. Për shkak të kuriozitetit të njeriut, astronomët i ndërtojnë instrumentet gjithmonë e më të mëdha në zona të vetmuara nëpër botë.

Astronomi i ESO-s Julien Girard shkrepi këtë fotografi të lezetshme të vajzës së tij gjatë një dite familjare në Observatorin e Paranalit, në Andet e Kilit. Për efekt të perspektivës Maëlle e vogël duket sikur po shikon brenda kupolës së hapur të njërës prej teleskopëve ndihmës prej 1.8 metrash të Teleskopit Shumë të Madh (VLT) të ESO-s. Megjithëse teleskopët përdoren për kërkime shkencore serioze, astronomëve gjatë punës me to, u duket sikur luajnë me lojra gjigande.

Julien Girard është një astronom i ESO-s dhe një Ambasador i fotove të ESO-s me bazë në Kili, dhe punon tek VLT. Ai është një shkencëtar i soecializuar rreth instrumenteve të optikës adaptive të NACO-s të montuar tek njësia numër 4 e VLT-së. Ai vendosi fotografinë e tij tek Grupi Juaj i Fotove të ESO-s, dhe nga aty ajo u mor për tu vendosur tek Fotografitë e Javës të ESO-s.

Lidhje


01 Korrik 2013

Antenat Evropiane tek Ndërtesat e Suportit Teknik të ALMA-s

Në këtë fotografi, ne shohim antenat që do të bëhen pjesë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA). Të tre antenat në plan të parë, si dhe disa nga ato në sfond, janë ofruar nga ESO si pjesë e kontributit për ALMA-n, nëpërmjet një kontrate me partneritetin Evropian AEM [1]. Në total ESO ka dhënë 25 antena 12-metërshe. 25 antena të tjera janë dhënë nga partneri i Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër, një paketë prej 12 antenash 7-metërshe dhe 4 antena 12-metërshe që përbëjnë Rrjetin Kompakt të Atacama-s, janë mundësuar nga partneri i Azisë Lindore.

Antenat që shohim këtu ndodhen tek Ambjentet e Suportit Teknik (OSF), në një lartësi prej 2900 metrash në rrëzë të andeve të Kilit. Në plan të parë janë AEM-të, Vendi i Pajisjeve të Konstruksionit, ku antenat montohen dhe testohen në mënyrë rigoroze përpara se të dërgohen tek observatrori. Antenat mbrapa janë montuar dhe janë duke kaluar teste të tjera ose po u instalohen marrësit e ndjeshëm. Kur antenat janë gati, ato transportohen në vendin ku antenat bashkohen në rrjet, në Pllajën Chajnantor në lartësinë 5000 metra. Atje, ato bashkohen me homologët e tyre si pjesë e rrjetit të ALMA-s, ku do të studiojnë disa nga pyetjet më të vështira mbi origjinën tonë kozmike. Edhe kur të jenë plotësuar të gjitha antenat, OSF do të jetë qendra e aktivitetit për skuadrat përgjegjëse për mirëmbajtjen e Observatorit.

Në horizont ndodhet vargu i maleve të Andeve. Maja më e lartë është vullkani konik, Licancabur. Licancabur duke dominuar panoramën shënon kufirin midis Kilit dhe Bolivisë.

ALMA, një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, ajo është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Përdorimi dhe ndërtimi i ALMA-s i është besuar Evropës nga ESO, Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO) dhe Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisionimin dhe funksionimin e ALMA-s.

Shënime

[1] Partneriteti AEM përbëhet nga “Thales Alenia Space”, Inxhinieritë Industriale Evropiane, dhe “MT-Mechatronics”.

Lidhje


24 Qershor 2013

Drita e Hënës dhe e Zodiakut mbi La Silla

Ajo që mund të duket si një qytet i të ardhmes nga një tregim fantastiko-shkencor, duke qëndruar mbi re, është Observatori që i ka shërbyer më shumë ESO-s, La Silla. Kjo fotografi u mor nga astronomi Alan Fitzsimmons ndërkohë që qëndronte pranë teleskopit 3.6 metra të ESO-s pak pas perëndimit të Diellit. Hëna ndodhet vetëm pak jashtë kontureve të fotos, duke mbuluar observatorin me një dritë të zymtë e cila reflektohet nga retë më poshtë.

Shtylla shumë e zbehtë e dritës me ngjyrë të verdhë që ngrihet mbi retë dhe që është akoma e ndriçuar nga perëndimi i Diellit, është drita zodiakale. Ajo shkaktohet nga drita e Diellit e reflektuar nga grimcat e pluhurit ndërmjet Diellit dhe planetëve. Kjo mund të shihet vetëm pas perëndimit të Diellit ose para lindjes së tij, në periudha të veçanta të vitit, nga vende shumë të mira vëzhgimi si ajo e La Silla-s.

Në këtë fotografi mund të shihen disa teleskopë. P.sh., struktura e madhe këndore në fund të rrugës është New Technology Telescope (NTT). Sipas emrit të tij, kur përfundoi në vitin 1989 teleskopi përfshiu një numër instrumentesh revolucionarë duke përfshirë dhe përdorimin e plotë të optikës adaptive si dhe kupolën revolucionare në formë oktagonale. Shumë nga tipet e instrumenteve të NTT-së u përdorën edhe tek Teleskopi Shumë i Madh i EOS-s.

Kupola në plan të parë, në të djathtë është Teleskopi Zviceran Leonhard Euler 1.2 metra i emëruar për nder të matematikanit Leonhard Euler (1707–83).

Alan publikoi këtë fotografi në Grupin tuaj të fotove të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu paraqitur në serinë tonë të “Fotografive të Javës” ose në galerinë tonë të fotove.


17 Qershor 2013

Bubullima dhe rrufe

Në këtë fotografi elektrizuese, të marrë të Premten më 7 qershor 2013, një shkreptimë po shkarkon me tërbim mbi Cerro Paranal. Kupolat gjigande e të katër Njësive të Teleskopëve të VLT-së, secila prej tyre me lartësinë e një ndërtese 8-katëshe, duken si xhuxhe nën goditjen e stuhisë së fuqishme.

Në të majtë të fotografisë, një yll i vetmuar ka lindur duke u bërë dëshmitar i kësaj shfaqjeje – vetëm një pikëz drite kundrejt një qielli të errët. Ky yll është Procioni, një yll dyfish i ndritshëm në konstelacionin e Qenit të vogël (The Lesser Dog).

Retë mbi Observatorin e ESO-s në Paranal janë shumë të rralla. Mesatarisht, kjo zonë ka rreth 330 ditë me Diell në vit. Rrufetë janë edhe më të rralla, meqë observatori është pozicionuar në një nga vendet më të thata të tokës: Shkretëtira e Atacama-s në Kilin e Veriut, 2600 metra mbi nivelin e detit. Në qoftë se në këtë zonë do të ketë ndonjë re, këto të fundit do të jenë shumicën e kohës më poshtë se observatori.

Në një periudhë kohore prej më shumë se 16-vitesh si inxhinier në Paranal, ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl po sheh shkreptima për herë të dytë – kështu ai mori kamerën dhe doli jashtë për të kapur këtë pamje të rrallë.


03 Qershor 2013

Tre planetë kërcejnë mbi La Silla

Tre planetë kërcejnë mbi La Silla

Një dhuratë e vërtetë për fotografët dhe astronomët: në qiell po ndodh një fenomen i njohur si syzygy – kur tre (ose më shumë) trupa qiellorë  pozicionohen afërsisht në vijë të drejtë në qiell. Kjo ngjarje quhet gjithashtu  si një bashkim i afërt trefish kur trupat qiellorë kanë një gjatësi ekliptike të ngjashme. Natyrisht, ky pozicionim është vetëm një iluzion për shkak të perspektivës, por kjo nuk e bën atë më pak të veçantë. Në këtë rast, këto trupa janë tre planetë, dhe e vetmja gjë që nevojitet për të shijuar shfaqjen ështën një pamje e qartë e qiellit në drejtim të perëndimit të Diellit.

Fatmirësisht, kjo është ajo që ndodhi për ambasadorin e fotove të ESO-s Yuri Beletsky, i cili kishte shansin të vërente këtë pamje spektakolare nga Observatori në La Silla i ESO-s në Kilin e veriut të Dielën më 26 Maj. Mbi kupolat e rrumbullakëta të teleskopëve, tre nga planetët e Sistemit tonë Diellor – Jupiteri (sipër), Venusi (poshtë në të majtë), dhe Mërkuri (poshtë në të djathtë) – u zbuluan “duke kërcyer” pas perëndimit të Diellit.

Një pozicionim si ky ndodh vetëm një herë në disa vjet. I fundit ndodhi në Maj të vitit 2011, dhe tjetri do të ndodhë në Tetor 2015. Ky trekëndësh qiellor do të jetë në maksimumin e tij nga java e fundit të Majit, por ju mund të kapni të tre planetët edhe në ditët në vazhdim të cilët vazhdojnë të ndryshojnë pozicion ngadalë nëpër qiell.

Lidhje

Fotografi: Tre planetët kërcejnë mbi La Silla (e mbishkruar)


27 Maj 2013

Valëzime përgjatë qiellit Kilian

Në pamje të parë, kjo pamje hipnotizuese mund të duket si valët e ujit të shkaktuara nga një gur që hidhet në një liqen. Në të vërtetë është rezultati i lëvizjes së dukshme të yjeve nëpër qiellin e jugut së bashku me pak magji të përdorur nga fotografi. Kjo fotografi u mor në Cerro Armazones, në majën e malit 3060 metra mbi nivelin e detit, i cili ndodhet në pjesën qëndrore të Shkretëtirës Atacama në Andet e Kilit.

Shiritat e gjatë janë gjurmët e yjeve dhe secila prej tyre shënon rrugën e një ylli të vetëm nëpër qiellin e errët të natës. Duke lënë objektivin e kamerës hapur për një kohë të gjatë, mund të shohim lëvizjet e yjeve që nuk dallohen me sy të lirë. Edhe një kohë e ekspozimit prej 15 minutash është e mjaftueshme për të dhënë këtë efekt. Në këtë rast, fotografi bashkoi shumë ekspozime të shkurtra me qëllim që të formonte këtë imazh përfundimtar. Lentet me fushë shumë të gjerë pamjeje që janë përdorur në këtë seri imazhesh tregojnë polin e jugut në të djathtë të fotos, dhe ekuatorin mbi kullën e shkurtër.

Numri i madh i gjurmëve të yjeve në këtë fotografi tregon gjithashtu për cilësinë e pabesueshme të qiellit të natës në Armazones: atmosfera ka një qartësi ekstreme dhe nuk ka asnjë ndotës dritor falë pozicionit të largët e të vetmuar të majës së malit. Kjo është një nga arsyet se pse ky mal u zgjodh që të jetë shtëpia e syrit më të madh në botë: Teleskopit të ardhshëm Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).


20 Maj 2013

Duke admiruar Galaktikën

Është e vështirë edhe për astronomët më të mësuar që të mos ndalojnë për pak kohë e të vëzhgojnë qiellin e mbushur me yje megjithëse kanë një orar shumë të ngjeshur vëzhgimesh. Kjo fotografi është një autoportret i bërë nga astronomi Alan Fitzsimmons, i cili bëri këtë foto midis seancave të vëzhgimeve në Observatorin e La Silla-s të ESO-s.

Kjo fotografi vë në kontrast një panoramë të errët të Tokës me pamjen e mrekullueshme të qiellit të ndriçar nga yjet. Qielli mbizotërohet nga një spërkatje yjesh dhe pluhuri të cilat përbëjnë qendrën e Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë.

Observatorët e ESO-s ndodhen në Shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e Veriut, në atë vend ka shumë pak banorë, atje kombinohen netët e errëta me kushtet atmosferike shumë të kthjellta. Të dy këto faktorë ndihmojnë të kryhen vëzhgime me cilësi shumë të lartë.

La Silla është observatori i parë i ESO-s. E inaguruar në vitin 1969, ajo është shtëpia e shumë teleskopëve me diametra pasqyrash deri ne 3.6 metra. Me më shumë se 300 netë të qarta në vit, La Silla ndodhet në një vend ideal për të kryer vëzhgime me instrumente të avancuara, por ajo gjithashtu është një vend përrallor qoftë dhe për të vëzhguar qiellin me sy të lirë.

Alan publikoi këtë fotografi në Grupin tuaj të fotove të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu paraqitur në serinë tonë të “Fotografive të Javës” ose në galerinë tonë të fotove.


13 Maj 2013

Rruga e Qumështit ndriçon mbi borën e rënë në La Silla

Në periferi të Shkretëtirës Atacama, larg nga qytetet e ndotura nga drita në Kilin e veriut, qielli është pis i zi pas rënies së Diellit. Këto qiej të errët lejojnë të kryhen disa nga vëzhgimet më të mira astronomike. Në një lartësi prej 2400 metrash, Observatori i ESO-s në La Silla ka një pamje me qartësi të pabesueshme të qiellit të natës. Sidoqoftë, edhe ky vend i largët, i lartë, dhe i thatë nuk mund ti shpëtojë gjithmonë kushteve klimaterike dhe ndonjëherë në muajt e dimrit bora mund të mbulojë majën e malit si dhe godinat e teleskopëve.

Kjo pamje tregon dimrin në La Silla poshtë yjeve të Rrugës sonë të Qumështit, plani i të cilës ngrihet sipër përgjatë fotos. Të dukshme (nga e djathta në të majtë) janë teleskopi 3.6 metra i ESO-s, Teleskopi i Teknologjisë së Re (NTT), teleskopi 1-m Schmidt i ESO-s, dhe teleskopi MPG/ESO 2.2-metra, të gjithë të mbuluara me borë. Mbulesat e teleskopëve ndihmës të çmontuar Coudé mund të shihen ngjitur me teleskopin 3.6-metra të ESO-s, dhe midis saj dhe NTT-së janë rezervuarët e ujit të teleskopit.

Pamja e borës në La Silla në fillim mund të duket surprizuese, por në këtë lartësi të terrenit të ESO-s mund të provohen edhe temperaturat e larta dhe ato të ulta gjatë vitit.

Kjo fotografi u mor nga José Francisco Salgado, një nga ambasadorët e fotove të ESO-s.


06 Maj 2013

Lore duke ecur

Në këtë fotografi shohim njërën nga dy transportueset e ALMA-s, të quajtur Lore. Ajo është duke transportuar njërën nga antenat e ALMA-s me diametër 7 metra,. Lore dhe binjaku i saj, Otto, janë dy makina me nga 28 rrota secila, me ngjyrë të verdhë të hapur të përgatitura posaçërisht për të transportuar antenat e ALMA-s nëpër pllajën e Chajnantor-it në një lartësi prej 5000 metrash. Duke bërë këtë, ato mund të konfigurojnë rrjetin e teleskopëve për të bërë vëzhgimet më të vlefshme të një objekti të dhënë. Ato gjithashtu zbresin antenat nga Chajnantor-i, poshtë tek ambjentet e Suportit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Rrjeti kryesor i ALMA-s përbëhet nga 50 antena 12 metërshe, dhe një rrjet shtesë prej 12 antenash 7 metërshe, të njohura si Rrjeti Kompakt i Antenave (ACA). Lore është duke transportuar një nga antenat e vogla 7-metërshe të ACA-s. Antenat 12-metërshe nuk mund të vendosen më afër se 15 metra nga njëra-tjetra sepse mund të përplasen gjatë vrojtimeve. Largësia minimale midis antenave kufizon shkallën maksimale të detajeve që ato mund të shohin në qiell. Kështu që rrjeti kryesor nuk mund të shohë objekteve me fushë të gjerë pamjeje siç janë retë e gazeve molekulare në Rrugën e Qumështit, ose galaktikat e afërta. ACA është projektuar për të ndihmuar ALMA-n për të kryer vëzhgime më të mira të këtyre objekteve të mëdha. Antenat e saj 7-metërshe mund të vendosen më afër njëra tjetrës, duke na dhënë mundësinë të masim këto struktura të mëdha, të cilat nuk mund të arrihen me rrjetin kryesor.

Format dramatike në formë majash të formuara nga akulli i ngurtësuar të njohura me emrin Spanjoll penitentes janë rezultat i një fenomeni natyror që ndodh vetëm në lartësitë mbi 4000 metra mbi nivelin e detit. Ato akuj të forcuar në formë thikash të holla drejtohen për nga Dielli, ato fitojnë lartësi nga pak centimetra deri në disa metra.

ALMA një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet midis Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe përdorimi i janë besuar Evropës nga ESO, në mirëbesim të Amerikës së Veriut nga National Radio Astronomy Observatory (NRAO), dhe në mirëbesim të Azisë Lindore nga National Astronomical Observatory of Japan (NAOJ). Me udhëheqjen dhe menaxhimin e ndërtimeve nga “Joint ALMA Observatory” (JAO), do të mundësohet funksionimi i ALMA-s.

Lidhje


29 Prill 2013

Krahë për shkencën fluturim mbi ALMA-n

Kjo fotografi e bukur, e marrë në Dhjetor të vitit 2012, tregon rrjetin e antenave Të ALMA-s “Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s”, projektit më të madh mbi astronominë që ka ekzistuar ndonjëherë. ALMA lokalizohet në Pllajën Chajnantor në Andet e Kilit. Antenat e mëdha janë 12 metra në diametër, ndërsa 12 antenat e vogla, që ndodhen të bashkuara në qendër të fotografisë, kanë një diametër prej 7 metrash. Ato formojnë Rrjetin Kompakt të ALMA-s (ACA). Kur të mbarojë ndërtimi i ALMA-s do të jenë një total prej 66 antenash.

ESO ka nisur një partneritet reklamimi me Projektin Shkencor ORA Wings (Krahët e ORA-s), një organizatë jo fitimprurëse, e cila ofron një mbështetje ajore në reklamimin tek publiku të kompanive dhe organizatave me të cilat ajo bashkëpunon. Projekti i ORA Wings është një udhëtim një-vjeçar rreth botës. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit shkencor ORA Wings Clémentine Bacri and Adrien Normier, fluturojnë me një pajisje shumë të lehtë që nuk e dëmton shumë ambjentin me qëllimin që të ndihmojnë shkencëtarët të shfrytëzojnë ajrin në studimet e tyre nga marrja e mostrave të ajrit, në arkeologji, në vëzhgimin e biodiversitetit deri në modelimin e terrenit në 3D.

Filmimet e shkurtra dhe fotografitë e mahnitshme që janë bërë gjatë fluturimeve janë përdorur për qëllime edukative dhe për reklamimin e kërkimeve lokale. Udhëtimi i tyre nisi në Qershor 2012 dhe do të mbarojë në Qershor 2013 me një shfaqje ajrore në Paris.

Shënime

Rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

Avioni shumë i lehtë është një “Pipistrel Virus SW” që ka fituar çmim tek NASA. Ai përdor vetëm 7 litra karburant për 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.

Lidhje

Krahë për Shkencën


22 Prill 2013

Argjend dhe blu në Paranal

Moti i kthjellët që në vende të tjera mund të personifikojë një ditë të bukur, në Paranal qielli i njw dite tw bukur kwrkohet tw jetw i mbushur me re. Meqë atje është një nga vendet më të thata të tokës, është shumë e rrallë të shohësh re në qiell. Shumë astronomë dhe inxhinierë që shpenzojnë kohë në atë zonë e kanë qiellin e kthjellët një nga gjërat më të habitshme në lidhje me punën në shkretëtirën e Atacama-s. Fotografia panoramike 360-gradëshe e marrë nga kontraktuesi Dirk Essl e formuar nga 15 fotografi na shfaq një nga ditët e rralla me re në Paranal. Disa re të holla dhe të imta mund të shihen mbi mbulesat e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj. Këto re që formohen në lartësi të mëdha janë të formuara nga kristale të vogla akulli.

Në Observatorin e Paranal-it bie më pak se 10 milimetra shi në vit, një nga arsyet kjo se pse u zgjodh mali me lartësi prej 2600-metrash për ndërtimin e Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s. Në këtë panoramë shihen katër teleskopët njësi të VLT-së si dhe katër teleskopët ndihmës brenda mbulesave të tyre rrumbullake, njëra afër dhe tre të tjerat larg përtej. Kanalet nëpër tokë janë rrugët ku lëvizin teleskopët ndihmës për tu pozicionuar në formacione të ndryshme gjatë vrojtimeve.

Dirk e vendosi këtë fotografi tek grupi Juaj i Fotografive të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotot më të mira përzgjidhen për t’u paraqitur në serinë tonë popullore të fotografive të javës, ose në galerinë tonë.

Lidhje


15 Prill 2013

Poshtë Reve të mrekullueshme të Magelanit

Kjo fotografi e bukur e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA), që tregon antenat e teleskopit poshtë një pamjeje mahnitëse të qiellit të natës të mbushutr me yje, është marrë nga Christoph Malin, një Ambassador i Fotove të ESO-s. Kjo fotografi është pjesë e filmimeve të përshpejtuara të marra me kujdes të cilat janë gjithashtu të disponueshme (shih ann12099).

Me vendndodhje në Pllajën Chajnantor në një lartësi prej 5000 metra mbi nivelin e detit, ALMA është teleskopi më i fuqishëm në botë në studimin e Universit në gjatësinë e valëve të rendit milimetrik dhe nënmilimetrik. Ndërtimi i ALMA-s do të kompletohet në vitin 2013, dhe një total prej 66 antenash si këto në foto do të punojnë në këtë Pllajë.

Lart në qiell, mbi antenat, ndriçon Reja e Madhe dhe e Vogël e Magelanit. Këto galaktika xhuxhe dhe të çrregullta spikaten lehtë, edhe me sy të lirë, në hemisferën e jugut. Të dy galaktikat rrotullohen rreth Rrugës së Qumështit – galaktikës sonë – forma e tyre e çrregullt është pasojë e bashkëveprimit të tyre me galaktikën tonë meqë ato lëvizin pranë saj.

ALMA një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe shfrytëzimi i janë besuar Evropës nga ESO, në mirëbesim të Amerikës së Veriut nga National Radio Astronomy Observatory (NRAO), dhe në mirëbesim të Azisë Lindore nga National Astronomical Observatory of Japan (NAOJ). Me udhëheqjen dhe menaxhimin e ndërtimeve nga “Joint ALMA Observatory” (JAO), do të mundësohet funksionimi i ALMA-s.

Links


08 Prill 2013

Një shirit dritash - Rruga e Qumështit mbi La Silla

Kjo fotografi panaromike, e bërë nga Alexandre Santerne, tregon një pamje të brendshme të diskut të Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë, si dhe natën e ftohtë të dimrit, me një borë të lehtë në Observatorin e La Silla-s në Kili. Për shkak të pozicionit tonë, të favorshëm, brenda diskut të galaktikës, kjo e fundit duket si një shirit me drita që zgjatet nëpër qiell. Në këtë panoramë, Rruga e Qumështit është harkuar nga projektimi fotografik me kënd të gjerë.

Po të shohim mbi kodër në të majtë të kësaj fotoje gjejmë teleskopin 3.6-meta të ESO-s, shtëpinë e gjahtarit, më të rëndësishëm në botë, të ekzoplanetëve, HARPS (High Accuracy Radial Planet Searcher). Larg në të djathtë është teleskopi Zviceran 1.2-metra Leonhard Euler, i ndërtuar dhe në përdorim nga Observatori i Gjenevës.

Ka shumë arsye se pse La Silla është një vend ideal për vëzhgimin e qiellit të natës në përgjithësi, dhe të Rrugës së Qumështit në veçanti. Së pari, është e vendosur në hemisferën jugore, duke na dhënë një pamjen e rajonit qëndror të galaksisë, një zonë kjo më të pasur me yje, dhe së dyti, ajo është e vendosur larg nga ndotja dritore dhe urbane, në një lartësi prej 2400 metrash mbi nivelin e detit, duke patur netë të errëta dhe atmosferë të qartë.

Alexandre publikoi këtë fotografi në grupin tuaj të ESO-s të fotografive në Flickr. Grupi Flickr rishikohet rregullisht dhe fotot më të mira përzgjidhen për t'u botuar në serinë tonë të Pikturave të Javës, ose në galerinë tonë. Që kur u publikua kjo foto, Alexandre gjithashtu u bë një ambasador i fotografive të ESO-s.

Lidhje


01 Prill 2013

Yjet rrotullohen mbi banesën në Cerro Paranal

Kjo fotografi e bërë nga ambasadori i fotove i ESO-s Farid Char, e qiellit të jugut mbi “hotelin” Banesën tek Observatori i ESO-s në Paranal, Kili, prezanton një pamje dinamike të qiellit të mbushur me yje.

Për të treguar gjurmët e yjeve në qiell, Farid bëri një ekspozim prej 30 minutash për të shfaqur lëvizjen e dukshme të yjeve për shkak të rrotullimit të Tokës. Në qendër ndodhet poli qiellor i jugut, një pikë që duket sikur nuk lëviz. Në të majtë, dhe lart në foto, janë gjurmët e zgjatura të Resë së Madhe dhe të Vogël të Magelanit, galaktikave fqinje të Rrugës së Qumështit.

Mbulesa e errët prej xhami poshtë yjeve që rrotullohen është pjesa e taracës së ndërtesës së banimit. Ky konstruksion i veçantë nëntokësor është përdorur, nga shkencëtarët dhe inxhinierët që punojnë tek observatori, që nga viti 2002. Gjatë ditës, mbulesa prej 35 metrash lejon dritën e Diellit të hyjë brenda ndërtesës.

Tek observatori, që ndodhet mbi mal në lartësinë 2600 metra, konditat e mira astronomike vijnë me një çmim për shkak të kushteve të egra të Shkretëtiës së Atacama-s. Njerëzit atje përballen me dritën fortë të Diellit gjatë ditës, mungesën e madhe të lagështisë, si dhe me vështirësinëe  frymëmarrjes për shkak të lartësisë. Për t’i ndihmuar ata që të qetësohen dhe hidratoen pas turneve të gjata në majën e malit, është ndërtuar një oaz artificial, me një oborr të vogël, një pishinë e cila rrit lagështinë e ajrit, një dhomë pritjeje, një dhomë ngrënie, si dhe ambjente të tjera shlodhjeje. Ndërtesa mund të mbajë deri në 100 persona.

Lidhje


25 Mars 2013

Galaktika e Humbur

Ky imazh përshkruan Galaktikën NGC 4535, në konstelacionin e Virgjëreshës (Maiden), në një sfond të bukur të mbuluar plot me galaktika të largëta shumë të zbehta. Pamja e saj afërsisht rrethore tregon se ne e vëzhgojmë atë gati pingul me planin e rrotullimit të saj reth vetes. Në qendrën e galaktikës, ka një shirit shumë të dukshëm, me shirita pluhuri që harkoen shumë përpara ndërprerjeve të krahëve spiralë në fundet e shiritit. Ngjyra blu e krahëve spirale tregon për praninë e një numri të madh të yjeve të nxehtë të rinj. Sidoqoftë, yjet e vjetër dhe të ftohtë i japin qendrës së galaktikës një pamje në të verdhë.

Kjo foto në dritën e dukshme për syrin e njeriut është marrë me ndihmën e instrumentit FORS1 tek Teleskopi Shumë i Madh 8.2 m i ESO-s. Ajo është zbuluar për herë të parë nga William Herschel në vitin 1785, meqë galaktika mund të shihet edhe nëpërmjet teleskopëve amatorë, të vegjël. Kur shihet me një teleskop të vogël, NGC 4535 ka një pamjen e mjegullt të një fantazme, nga kjo ngjashmëri, në vitet 1950, astronomi amator Leland S. Copeland e emëroi atë "Galaktika e humbur".

NGC 4535 është një nga galaktikat më të mëdha në Grumbullin Virgjëresha, një grup masiv i rreth 2000 galaktikave, rreth 50 milion vite-dritë larg nesh. Edhe pse Grumbullimi Virgjëresha nuk është shumë më i madh se sa diametri i Grupit Lokal - grumbullimi galaktikës në të cilin ndodhet Rruga e Qumështit – ajo përmban pothuaj pesëdhjetë herë më shumë galaktika.


18 Mars 2013

Duke kapur dritën

Tekeskopët kërkimorë që përdorin kamerat e teknologjisë së fundit, së bashku me pasqyrat e mëdha që nevojiten për të mbledhur sa më shumë dritë, i lejojnë astronomëve të kapin objektet e errëta në qiell. Por ju mund të merrni fotografi të bukura edhe pa ndihmën e teleskopëve të mëdhenj e duke përdorur kamera jo aq të avancuara.

Astrofotografët përdorin kamera më të zakonshme për të kapur objektet astronomike, shpesh herë në një shkallë më të madhe se vëzhgimet që bëhen me teleskopët e mëdhenj. Ndonjëherë, ato përmbajnë dhe panoramën e Tokës në përmbajtjen e tyre, duke krijuar me to kartolina të Universit ashtu siç shihet nga Toka.

P.sh. kjo fotografi e javës tregon Teleskopin e Teknologjisë së Re “New Technology Telescope (NTT)”, 3.58 metra, që ndodhet në Observatorin La Silla, me sfond, qiellin e jugut të mbushur me yje. Rruga e Qumështit – Galaktika jonë – mund shihet në këtë foto si një shirit i mjegulluar. Pjesët e errëta nëpër Rrugën e Qumështit janë zonat me pluhur ndëryjor të cilat pengojnë dritën e yjeve prapa tyre. Në të djathtë të teleskopit shfaqet Mjegullnaja e Madhe e Magelanit me pamjen e një njolle të mjegullt. Kjo galaktikë e çrregullt, që ndodhet pranë nesh, është një objekt nga më të njohurit në qiellin e jugut. Ajo i rrotullohet Rrugës së Qumështit. Tek ajo shihen fakte që çrregullsia në formën e saj vjen si pasojë e bashkëveprimit me Galaktikën tonë.

Kjo foto u mor nga Håkon Dahle, i cili është gjithashtu dhe një astronom profesionist. Ai vendosi fotografinë tek grupi juaj i fotografive të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotografitë më të mira zgjidhen për tu vendosur në serinë tonë publike të “fotografive të javës” ose në galerinë tonë.

Lidhje


11 Mars 2013

Kometat dhe yjet që bien kërcejnë mbi Paranal

Kjo fotografi mbresëlënëse u mor nga Gabriel Brammer, një nga ambasadorët e fotove të ESO-s. Ajo tregon perëndimin e Diellit në observatoin e Paranalit dhe në qiell na paraqet dy kometa të cilat lëvizin nëpër qiellin e jugut. Afër horizontit, në anën e djathtë të fotografisë ndodhet kometa C/2011 L4 (Pan-STARRS), më e ndritshmja nga të dyja, e cila tregon një bisht të ndritshëm që formohet kryesisht nga pluhuri që reflekton dritën e Diellit. Në qendër të fotos, pak mbi shpatin e malit Cerro Paranal ndodhet kometa C/2012 F6 (Lemmon), me një ngjyrë jeshile të errët si dhe me një bisht të zbehtë. Këtë ngjyrë ja jep mjegulla e errët që rrethon bërthamën. Ngjyra jeshile është rezultat i jonizimit të gazeve në pjesën e errët nga drita e Diellit.

Ju mund të mendoni se është dhe një kometë e tretë në këtë foto, por objekti i ndritshëm, që ndodhet midis kometave “Lemmon” dhe “Pan-STARRS”, është një yll që bie, për fat, në momentin që u bë kjo foto.


04 Mars 2013

Bora mbërrin në shkretëtirën e Atakamës

Shkretëtira e Atakamës është një nga vendet më të thata në botë. Në thatësirën e ajrit ndikojnë disa faktorë. Vargu i maleve të Andeve dhe vargu i bregut të Kilit bllokojnë retë nga lindja dhe perëndimi respektivisht. Shtojmë se ajri i ftohtë i bregut Humboldt në Oqeanin Paqësor, krijon një shtresë ajrore të ftohtë gatë bregut të detit, pengon formimin e reve të shiut. Për më tepër, një rajon me presion të lartë në Oqeanin Paqësor jug-lindor krijon erëra rrotulluese, duke formuar një anticiklon, i cili gjithashtu ndihmon për të mbajtur të thatë klimën e shkretëtirës së Atacama-s. Këto kushte klimaterike të thata ishin faktori kryesor për ESO-n në vendosjen e teleskopit shumë të madh (VLT) në Paranal, në shkretëtirën Atacama. Në Observatori Paranal, që ndodhet në majën e Cerro Paranal-it, nivelet e reshjeve zakonisht janë nën dhjetë milimetra në vit, dhe me lagështi shpesh nën 10%.

Kushtet e vëzhgimit janë të shkëlqyera, me mbi 300 netë të qarta në vit. Mesatarisht për rreth 2 ditë ne vit ndodh që moti të pengojë vëzhgimet astronomike në shkretëtirën e Atacama-s. Megjithatë, për ndoshta nja dy ditë për çdo vit, Kjo fotografi tregon një pamje të bukur të Cerro Paranal-it. VLT ndodhet në majë në të majtë, dhe teleskopi kërkimor VISTA ndodhet në një kulm pak të ulët, një distancë e shkurtër në të djathtë. Qielli blu tregon se kjo është një ditë e qartë me diell. Megjithatë këtë herë, diçka është ndryshe: një shtresë e hollë dëbore ka transformuar peisazhin e shkretëtirës, duke prodhuar një pamje të rrallë, të bukur e të pazakontë.

Ky imazh është marrë nga ESO foto Ambasadori Stéphane Guisard më 1 gusht 2011.

Linqet


25 Shkurt 2013

Kometa dhe lazeri

Gerhard Hüdepohl, një nga fotografët e ESO-s, kapi këtë foto të mrekullueshme të Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s gjatë testimit të lazerit të ri për VLT më 14 Shkurt 2013. Ajo do të përdoret si një pjesë e rëndësishme e konstruksionit që formon yllin artificial me anën e lazerit (LGSF), i cili u lejon astronomëve të korrigjojnë shumicën e deformimeve të pamjes që shkaktohen nga lëvizja e vazhdueshme e atmosferës, me qëllim që të krijojnë imazhe shumë më të qarta. Sidoqoftë, është e vështirë që mos të mendojmë për atë si një armë me lazer e së ardhmes që i drejtohet ndonjë pushtuesi hapsinor  të largët.

Ashtu si Rruga e Qumështit mbi teleskop, është dhe një detaj tjetër që e bën foton edhe më të veçantë. Në të djathtë afër qendrës së fotos, pak më poshtë Resë së Vogël të Magelanit gati e zhdukur midis një morie yjesh, që shihen në qiellin e Kilit, është një njollë jeshile me një bisht të zbehtë që zgjatet në të majtë. Kjo është Kometa Lemmon e fundit e zbuluar dhe më e ndritshme nga çmendohej, e cila po lëviz ngadalë në qiejt e jugut.


18 Shkurt 2013

Pasqyrë super e hollë në testim tek ESO

Kjo pasqyrë e veçantë e hollë dhe e deformueshme u dërgua tek ESO në Garching, Gjermani, e cila po tregohet këtu gjatë testimeve. Ajo është 1120 milimetra në diametër dhe vetëm 2 milimetra e trashë, shumë më e hollë nga shumica e xhamave të dritareve. Pasqyra është shumë e hollë kështu ajo mund të përkulet mjaftueshëm nga forcat magnetike për t’i ndryshuar formën pjesës reflektuese. Kur të përdoret, forma e sipërfaqes së pasqyrës do të ndryshohet vazhdimisht në sasi shumë të vogla për të korrigjuar efektet deformuese të atmosferës së Tokës me qëllim që të krijojë imazhe edhe më të qarta.

Pasqyra e re dytësore e deformueshme (DSM) do të zëvendësojë pasqyrën dytësore ekzistuese në një nga 4 njësitë e VLT-së. E gjithë struktura dytësore përfshin një grup prej 1170 mekanizmash lëvizës të cilët ushtrojnë forcë tek 1170 magnetët të ngjitur pas pasqyrës së hollë. Pajisjet elektronike të sofistikuara kontrollojnë gjendjen e pasqyrës së hollë. Sipërfaqja pasqyruese mund të deformohet deri në 1000 herë në sekondë nga mekanizmat lëvizës.

Sistemi i plotë DSM u dërgua tek ESO nga kompanitë Italiane Microgate dhe ADS në Dhjetor 2012 duke përfunduar kështu një punë 8 vjeçare përpjekjesh dhe prodhuese. Kjo është pasqyra më e madhe e deformueshme e prodhuar për qëllime astronomie dhe është e fundit e një serie të gjatë prodhimi të pasqyrave të këtij lloji. Eksperienca e madhe e këtyre kontraktorëve tregohet në një performancë të lartë të sistemit si dhe në besueshmërinë e tij. Instalimi tek VLT është planifikuar të nisë në vitin 2015.

Pasqyra (ann12015) është prodhuar nga një kompani Franceze REOSC. Ajo është një shtresë qeramike e cila është lëmuar deri në një formë shumë të saktë. Procesi i prodhimit fillon me një bllok qeramike të tipit Zerodur, mundësuar nga Schott Glass (Germany) e cila është më shumë se 70 milimetra e trashë. Shumë nga ky material hidhet poshtë me qëllim krijimin e një pasqyre të hollë e cila duhet të mbahet me kujdes gjatë gjithë kohës pasi është jashtëzakonisht delikate.

Lidhjet


11 Shkurt 2013

Lazeri dhe vizatimi me dritë

Në një natë të qartë në Bavari, stafi i ESO-s mori pjesë në xhirimin e filmit të ESO-s në njësinë e re kompakte të lazerit që krijon yllin orientues, që shihet i ndezur këtu tek Observatori Publik Allgäu në Ottobeuren Gjermani. Duke përdorur ndriçimin nga celularët e tyre stafi përfitoi nga ekspozimi i gjatë i fotografisë për të vizatuar shkronjat “ESO” me dritë, ndërsa rrinin përballë observatorit. Majtas rrezes vertikale të lazerit mund të shihet Rruga e Qumështit. Afër horizontit mbi observator, mund të shihen gjurmët e pikëzuara të avionëve.Lazeri ka një rreze të fuqishme prej 20 vatësh, dhe për të mbrojtur pilotët dhe pasagjerët është krijuar një zonë ku ndalohet kalimi i avionëve rreth observatorit gjatë natës në orët e vrojtimit. Ky ndalim i trafikut ajror gjatë orëve të vrojtimit është krijuar nga Deutsche Flugsicherung (përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Gjermani).

Yjet drejtues të formuar me anën e lazerit janë yje artificialë të krijuar në atmosferën e Tokës. Lazeri ndez atomet e natriumit në shtresën e atmosferës në lartësinë 90 km duke krijuar një yll artificial, i cili mund të vëzhgohet me teleskop. Të dhënat e marra nga matjet e këtij ylli përdoren në optikën adaptuese për të korrigjuar efektin turbullues të atmosferës gjatë vëzhgimeve.

Në modelin e ri të ESO-s përdoret një lazer i fuqishëm, i cili lëshohet nga një një teleskop i vogël. Ai mund të montohet direkt tek teleskopi i madh. Ky koncept i cili ka marrë patentë dhe është licensuar nga ESO, do të përdoret edhe tek të katër njësitë e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj të VLT-së. Ajo luan dhe një rol kryesor tek njësitë që do të përbëjnë Teleskopin e ardhshëm “European Extremely Large Telescope (E-ELT)”.

Në kohën e filmimit, njësia po bënte disa teste, përpara se të dërgohej në Observatorin e ESO-s në Paranal në Kili, shtëpia e VLT-së.

Lidhje


04 Shkurt 2013

Muzg në Observatorin e Paranal-it

Babak Tafreshi, një Ambasador Fotosh në ESO, ka kapur një imazh të bukur në Observatorin Paranal të ESO-s, të ndriçuar nga perëndimi i Diellit. Pamje të bukura dhe të qarta të qiellit si dhe kushtet atmosferike të jashtëzakondshme, kjo është një nga arsyet kryesore që ESO zgjodhi Paranal-in si vendndodhjen e Teleskopit Shumë të Madh (Very Large Telescope, VLT), për të ndërtuar konstruksionet e saj më të spikatura.

VLT-ja, e cila mund të shihet në majën e Cerro Paranal-it, maja më e lartë në imazh, me një lartësi prej 2600 metra, është observatori më i avancuar në botë që vëzhgon dritën e dukshme. Ai konsiston në 4 teleskopë njësi, secili me një pasqyrë parësore rreth 8.2 metra dhe katër teleskopë ndihmës nga 1.8 metra. VLT funksionon në gjatësinë e valës infra të kuqe dhe në dritën e dukshme. Nëpërmjet vëzhgimeve përparimtare, VLT ka fotografuar për herë të parë një ekzoplanet (shikoni eso0515) si dhe ka përcaktuar orbitat e yjeve rreth vrimës së zezë në qendrën e Galaktikës sonë (shikoni eso0846 dhe eso1151).

Gjithashtu në Cerro Paranal ndodhet Teleskopi Shumë i Madh i Studimit (VLT Survey Telescope (VST). Mbulesa e saj e vogël mund të montohet përpara një prej njësive të mëdha të VLT-së në majën e malit. VST-ja është shtesa më e fundit që është bërë në Paranal. Imazhet e saj të para janë publikuar më 2011 (shikoni eso1119). Ajo ka një pasqyrë primare rreth 2.6 metra, e cila e bën atë një nga teleskopët më të mëdhenj të dizenjuar në botë për të vëzhguar e studiuar qiellin në dritën e dukshme.

Një teleskop tjetër studimi në Observatorin Paranal është VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, i cili mund të shihet në një majë tjetër mali më afër se Cerro Paranal. VISTA është teleskopi më i madh i studimit në botë, me një pasqyrë 4.1 metra ai punon në dritën me gjatësi vale pranë infra të kuqes. Ky teleskop ka filluar punën në vitin 2009 (shikoni eso0949).

Lidhjet


28 Janar 2013

Një objekt ndërgalaktik peshërëndë

Kjo fotografi tregon supergrumbullin e galaktikave Abell 901/902 – një bashkësi gjigande grupesh galaktikash të cilat janë mbledhur së bashku. Ajo përbëhet nga tre grupe galaktikash si dhe nga disa struktura gjatësore të përbëra nga galaktika, tipike për objekte të këtyre madhësive. Një grumbullim, Abell 901a, mund të shihet sipër dhe afër në të djathtë të yllit të kuq afër qendrës së fotos. Një tjetër Abell 901b, është më larg në të djathtë të Abell 901a, dhe pak më poshtë. Grumbulli Abell 902 është poshtë yllit të kuq, drejt fundit të fotos.

Supergrumbulli Abell 901/902 lokalizohet pak më shumë se 2 miliard vjet dritë nga Toka, dhe përmban qindra galaktika në një zonë me përmasa rreth 16 milion vite dritë. Për krahasim, Grupi Lokal i galaktikave – ku ndodhet dhe Rruga e Qumështit (Galaktika jonë) ndërmjet 50 të tjerash – ka përmasa rreth 10 milion vite dritë.

Kjo fotografi u mor nga Kamera Fotografuese me Fushë të Gjerë (WFI) e montuar tek teleskopi 2.2 m MPG/ESO, të lokalizuar në Observatorin La Silla në Kili. Duke përdorur të dhëna nga WFI dhe nga Teleskopi Hubble në hapsirë i NASA/ESA, në 2008 astronomët mundën të masnin në mënyrë të saktë shpërndarjen e lëndës së errët në këtë supergrumbull, duke treguar se grumbujt e galaktikave si dhe galaktikat individuale të cilat përbëjnë superstrukturën ndodhen midis grumbujve të mëdha me lëndë të errët. Për të bërë këtë, astronomët shikuan se si shtrembërohej drita, e 60 000 galaktikave të largëta, nga ndikimi gravitacional i lëndës së errët që përmban ky supergrumbullim, duke zbuluar mënyrën e shpërndarjes së lëndës së errët. Masa e 4 grumbujve më të mëdhenj të lëndës së errët të Abell 901/902 mendohet se është rreth 10 mijë miliard herë më e madhe se ajo e Diellit.

Vëzhgimet e treguara këtu janë pjesë e kërkimit COMBO-17, një kërkim i qiellit i ndërmarrë me 17 filtera të ndryshëm optikë duke përdorur kamerën WFI. Projekti COMBO-17 ka gjetur deri tani mbi 25 000 galaktika.

Lidhje


21 Janar 2013

APEX-i poshtë Hënës

Një tjetër natë me yje në rrafshinën Chajnantor në Andet Kiliane. Hëna në çerekun e saj të parë ndriçon fort në këtë ekspozim, duke shkëlqyer më shumë nga objektet qiellore që e rrethojnë. Megjithatë, për radioteleskopët si APEX (the Atacama Pathfinder Experiment), që shfaqet këtu, shkëlqimi i Hënës nuk përbën problem për vëzhgimet. Në fakt, as Dielli vetë nuk është shumë i ndritshëm në gjatësinë e valëve të radios, këto gjatësi vale nuk e ndriçojnë njëlloj qiellin, ky teleskop mund të përdoret edhe gjatë ditës, për sa kohë që nuk është drejtuar nga Dielli.

APEX është një teleskop me diametër 12 metra. Ai vëzhgon gjatësitë milimetrike dhe nënmilimetrike të valës së dritës. Astronomët duke vëzhguar me APEX mund të shohin fenomene të cilat janë të padukshme në gjatësi vale më të shkurtra të infra të kuqes ose të dritës së dukshme. Për shembull, APEX mund të shikojë tejpërtej reve të dendura ndëryjore të gazta dhe pluhurave kozmike, duke zbuluar rajone të fshehura, të formimeve të yjeve, të cilat shndërisin në këto gjatësi vale, por që nuk mund të shihen në infra të kuqe apo në dritë të dukshme. Disa nga galaktikat shumë të largëta dhe të hershme janë gjithashtu një objektivi perfekt për APEX. Për shkak të zgjerimit të Universit për miliarda vjet, drita e tyre është zhvendosur drejt zonës milimetrike dhe nënmilimetrike gjatësi vale këto që mund të shihen nga APEX.

APEX është një bashkëpunim me Institutin Max Planck për Radio Astronomi (Max Planck Institute for Radio Astronomy, MPIfR), Observatori Hapsinor Onsala (the Onsala Space Observatory, OSO) dhe ESO. Përdorimi i APEX-it  në Chajnantor i është besuar ESO-s.

Kjo pamje e mrekullueshme është kapur nga Ambasadori i fotove të ESO-s Babak Tafreshi. Ajo është një pjesë e një panorame më të madhe, pjesë të ndryshme të saj janë të disponueshme.

Lidhje


14 Janar 2013

ALMA, e vogël përpara majave të maleve

Me një shikim të shpejtë, kjo foto panoramike na tregon skenën me malet në pllajën Chajnantor të Kilit, të mbuluara me dëborë dhe akull të copëtuar mbi tokën shterpë. Majat kryesore nga e djathta në të majtë janë Cerro Chajnantor, Cerro Toco, Juriques dhe vullkani konik Licancabur (shikoni potw1240), mjaft mbresëlënëse! Gjithsesi, yjet e vërtetë të pamjes janë strukturat që mezi shquhen, tepër të vogla, në qendër të fotografisë, të cilat duken vetëm duke i parë me shumë vëmendje.

Këto struktura, të vogla në krahasim me malet fqinj, janë antenat që formojnë radioteleskopin shumë të madh “Atacama Large Millimeter/submillimeter Array” (ALMA). Ndërkohë mund të duket në këtë panoramë, grupi është aktualisht i përbërë nga një koleksion prej 12 antenash të mëdha me nga 7 metra në diametër secila, dhe kur të kompletohet, totali i tyre do të jetë 66, të shtrira në një hapsirë prej 16 kilometrash përreth pllajës. Ndërtimi i ALMA-s, pritet të mbarojë në 2013, por teleskopi ka filluar observimet  e fazës së parë të Shkencës së Hershme (Early Science), duke dhënë tashmë rezultate të pabesueshme (shikoni për shembull eso1239). Në momentin e fotografimit, shumë antena ishin bashkuar mbi pllajë.

ALMA, një pajisje ndërkombëtare astronomike, është një ortakëri e Europës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Konstruksioni i ALMA-s dhe punimet janë udhëhequr në emër të Europës nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Radio Astronomisë (National Radio Astronomy Observatory, NRAO), dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori Astronomik Kombëtar i Japonisë (National Astronomical Observatory of Japan, NAOJ). Observatori i Përbashkët ALMA (The Joint ALMA Observatory, JAO) ofron drejtimin e unifikuar dhe menaxhimin e konstruksionit, punimet dhe komisionet e ALMA-s.

Lidhje


17 Dhjetor 2012

Paranal-i dhe hija e Tokës

Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi ka kapur një tjetër fotografi panoramike të Observatorit Paranal ESO.

Në plan të parë është peisazhi malor dramatik i shkretëtirës së Atacama-s. Në të majtë, në majën më të lartë është ESO, Teleskopi Shumë i Madh, (Very Large Telescope, VLT), dhe përpara tij paksa më poshtë, është Teleskopi VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy).

Në sfond duket qielli i Paranal-it, me ngjyrat e bukura  të lindjes së Diellit. Duke parë matanë horizontit, shohim detin e reve sipër Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet vetëm 12 kilometra larg Paranal-it.

Mbi horizont, atje ku deti i reve takohet me qiellin, bie në sy një fashë e errët. Kjo fashë e errët është hija e Tokës, e hedhur nga planeti mbi atmosferën e vet. Ky fenomen mund të shihet ndonjëherë gjatë kohës së lindjes ose të perëndimit të Diellit, nëse qielli është i pastër dhe horizonti është i pabllokuar, kushte të cilat sigurisht përmbushen në Observatorin e Paranal-it. Sipër hijes së Tokës është një ndriçim në ngjyrë rozë të çelët, i njohur si Brezi i Venusit. Ajo shkaktohet nga skuqja e dritës së Diellit për shkak të shpërhapjes së saj nga atmosfera e Tokës.

Lidhje

Ambasadorët e ESO-s


23 Korrik 2012

Kampi qendror i Paranal-it i parë nga sipër

Jemi duke parë, nga një pozicion i favorshëm, poshtë tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Cerro Paranal në Shkretëtirën Kiliane Atacama, njësitë qendrore shtrihen më poshtë. Rezidenca e Paranalit, një parajsë për ata që punojnë në mal, mund të shihet afër qendrës me një kube në çatinë e saj.

Në të majtë të Rezidencës, nga ana tjetër e rrugës, ndodhet palestra, dhe në të majtë të saj është Ndërtesa e Mirëmbajtjes së Pasqyrës (Mirror Maintenance Building, MMB), ku pasqyrat gjigande të VLT-së periodikisht pastrohen dhe rilyhen me shtresën reflektuese e mbrojtëse. Mbrapa MMB-së është vendndodhja e stacionit të energjisë dhe më tej në të majtë është ndërtesa e punimeve mekanike. Në faqen e malit, shohim rrugën e yjeve (Star Track), që vjen drejt nesh, një rrugë që bëhet më këmbë, nga Rezidenca deri në majën ky është marrë kjo foto.

Dielli ka rreth një çerek ore që ka perënduar përpara se të bëhej kjo foto. Ai ka hedhur një dritë të bukur ngjyrë portokalli. Ky muzg krijon hije të lehta, të cilat i japin kodrave një kontrast të madh. Një pamje e tillë në Paranal mund të shihet vetëm gjatë të ashtuquajturave “orë të arta”, përpara lindjes së Diellit ose pas perëndimit të tij, meqë drita e drejtpërdrejtë e Diellit gjatë ditës krijon kontraste të forta e me shumë ndriçim.

Kjo fotografi panoramike u krijua nga Ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl.

Lidhje


23 Janar 2012

Galaktika Spirale me shirit rrotullohet në Qiellin e Natës

Kjo pamje shfaq formën përdredhëse të galaktikës NGC 2217, në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në zonën e qendrës së galaktikës është një shirit i dukshëm i yjeve përbrenda një unaze ovale. Më tej, një fashë rrethore, e cila formon një unazë përreth galaktikës. NGC 2217 është klasifikuar si galaktikë spirale me shirit (barred spiral galaxy), dhe forma e saj qarkore dëshmon se ne e shohim pothuajse pingul me boshtin e rrotullimit.
Krahët e jashtëm spiralë kanë një ngjyrë të kaltër, duke treguar praninë e yjeve të rinj, të nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga re gazesh ndëryjore. Fryrja qendrore dhe shiriti duken më të zverdhur, për shkak të pranisë së yjeve të vjetër. Brezat e errët gjithashtu mund të shihen në vende përkundrejt krahëve të galaktikës dhe fryrjes qendrore, aty ku rrugicat e pluhurit kozmik zënë pamjen e dritës së yjeve.
Shumica e galaktikave spirale në universin lokal - duke përfshirë dhe Rrugën tonë të Qumështit - janë menduar të kenë një shirit të këtij tipi, dhe këto struktura luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një galaktike. Për shembull, ato mund të drejtojnë gaz drejt qendrës së galaktikës, duke ndihmuar të ushqejnë qendrën e vrimës së zezë, ose të formojnë yje të rinj.


21 Shkurt 2011

Antenat e ALMA-s poshtë Rrugës së Qumështit

Katër antenat e Rrjetit të Madh Milimetrik dhe nën milimetrik në Atacama (ALMA) shohin në qiellin e natës të mbushur me yje, përpara se të fillojnë punën e tyre. Hëna që ndodhet në të djathtë ndriçon skenën, ndërsa shiriti i Rrugës së Qumështit zgjatet në qiell sipër nga e majta.

ALMA po ndërtohet në një lartësi prej 5000 metrash në pllajën e Chajnantor-it në Shkretëtirën e Atacama-s në Kili. Ky është një nga vendet më të thata në Tokë. Kjo thatësi e kombinuar me atmosferën në këtë lartësi, ofron kushte te mrekullueshme vëzhgimi të Universit në gjatësitë e valëve të rendit milimetrik dhe nënmilimetrik. Në këto gjatësi vale të gjata, astronomët mund të depërtojnë, për shembull, në retë molekulare, të cilat janë zona të dendura gazi dhe pluhuri, vende ku lindin yje të rinj në rastet kur retë ngjeshen për shkak të gravitetit. Tani për tani Universi është i pa eksploruar në gjatësitë e valëve të rendit nënmilimetrik, kështu astronomët presin të zbulojnë shumë sekrete të reja mbi formimin e yjeve, si dhe mbi origjinat e galaktikave dhe të planetëve, kur ALMA të nisë punën e saj.

Projekti i ALMA-s është një partneritet midis Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit.

Kjo panoramë është marrë nga Ambasadori i Fotove të ESO-s José Francisco Salgado.

Links

Faqja në internet e Ambasadorëve të Fotove të ESO-s.


29 Nëntor 2010

Përplasja e Titanëve

NGC 520 - e njohur dhe me emrin Arp 157 - duket si një galaktikë në mes të një shpërthimi. Në të vërtetë, është krejtësisht e kundërta. Dy galaktika spirale gjigante janë duke u përplasur me njëra-tjetrën, duke u shkrirë dhe formuar një bashkim të ri. Kjo ndodh shumë ngadalë, për miliona vjet - i gjithë procesi ka filluar rreth 300 milionë vjet më parë. Ky objekt, me diametër rreth 100 000 vjet-dritë, është tashmë në fazën e mesme të procesit të bashkimit, dy bërthamat nuk janë bashkuar akoma, por të dy disqet po. Për shkak të bashkimit një bisht yjesh dhe një linjë të dukshme pluhuri është larguar paksa nga objekti. NGC 520 është një nga galaktikat bashkëvepruese dhe më të ndritshme në qiell dhe shtrihet në drejtimin e yjësisë së Peshqëve, afërsisht 100 milionë vite-dritë larg Tokës.

Kjo pamje është marrë me Spektografin dhe kamerën që studion objektet e zbehta të ESO-s (ESO Faint Object Spectrograph and Camera), të lidhura me teleskopin 3.6 metra në La Silla në Kili. Ajo është bazuar në të dhënat e marra nëpërmjet filtrave B, V, R dhe H-alfa.


13 Shtator 2010

Galaktika e madhe spirale me shirit

Galaktika gjigande NGC 1365, me një diametër prej 200 000 vite-dritë dhe rreth 61 milionë vite-dritë larg në yjësinë e Furrnaltës, është një nga galaktikat më të mëdha të njohura nga astronomët. Me shiritin e qartë të yjeve të vjetër përgjatë strukturës së saj, bën që të njihet si Galaktika Spirale e Madhe me Shirit.Astronomët mendojnë se Rruga e Qumështit mund të duket e ngjashme me këtë galaktikë, por sa gjysma e madhësisë. Qendra e ndritshme e galaktikës mendohet të jetë e tillë për shkak të sasive të mëdha të gazeve shumë të nxehta të lëshuara nga materiali në formën e unazës, i cili rrotullohet rreth vrimës së zezë në qendrën e galaktikësYjet e nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga retë ndëryjore, i japin krahëve një pamje të spikatur me ngjyrë blu. Shiriti dhe struktura spirale kryen një rrotullim rreth qendrës çdo 350 milion vjet.

Kjo pamje ndërthur tre fotot e marra me filtra të ndryshëm (B, V, R) me teleskopin Danez 1.5 metra në Observatorin Silla të ESO-s në Kili.


31 Maj 2010

Galaktika pulsuese

NGC 6118, një galaktikë spirale madhështore, shndërrin në këtë pamje, duke shfaqur shiritin qendror dhe krahët e ngushta spirale në yjësinë e Gjarprit. Galaktika ndonjëherë është e njohur nga astronomët amatorë si "Galaktika pulsuese", sepse ky objekt relativisht i zbehtë e jo shumë i qartë, herë pas here zhduket, kur shihet nëpërmjet teleskopëve të tyre në një orientim të caktuar, dhe papritur zhduket përsëri kur pozicioni i syrit zhvendoset. Zonat ku ndodhen yjet e të ndritshëm blu, që janë duke u formuar në galaktikë, janë të ndriçuar bukur, madje edhe nga 80 milionë vjet-dritë larg. Në 2004, nga vëzhgimet normale të kësaj galaktike, u pa një "yll të ri", i shfaqur afër kufijëve të galaktikës (mbi qendrën e imazhit). Shumë larg të qënit një yll i ri, ky objekt, supernova 2004dk, është në fakt drita e shpërthimit të fuqishëm të atij ylli.

Megjithëse jo shumë e dukshme për teleskopët e vegjël, galaktika nuk mund të fshihet nga VLT e ESO-s në Cerro Paranal në Kili. Pamja është marrë duke përdorur Spektografin me shumë objektivë që studion dritën e dukshme (VIsible MultiObject Spectrograph, VIMOS) në VLT.


12 Tetor 2009

Herët në mëngjes në Paranal

Kjo panoramë mbresëlënëse tregon platformën e vëzhgimit të ESO-s Teleskopin Shumë të Madh (VLT) në Cerro Paranal, në Kili. E marrë herët në mëngjes, me Hënën akoma lart në qiell. Natyra e qetë dhe paqësore është në kontrast me aktivitetin e furishëm që zhvillohet tek observatorët. Të 4 njësitë e Teleskopëve të VLT-së janë akoma nw punë duke shënjestruar objekte qiellorë të ndryshëm, duke ndihmuar astronomët në pyetjet e tyre të përditshme për të kuptuar misteret e universit. Një dritë lazeri është shkrepur nga Teleskopi i 4-rt Njësi, Yepun, për të ndihmuar sistemin e optikës së adaptueshme të teleskopit, në kundërshtimin e efektit turbullues të atmosferës, dhe duke mundësuar marrjen e fotografive shumë të qarta. Ndërkohë, tre nga 4 teleskopët ndihmës me diametër 1.8 metra po punojnë së bashku në mënyrën interferometrike për të përftuar një pame edhe më të detajuar të një objekti tjetër kozmik.

Një model i panoramës në tipin QuickTime VR është gjithashtu në dispozicion në këtë link.


28 Shtator 2009

Një kredhje në Mjegullnajën e Lagunës

Përmes tre imazheve gjigante, Projekti i Zmadhimit Giga Galaktik (GigaGalaxy Zoom) zbulon të gjithë qiellin ashtu siç duket me sy të lirë në një prej shkretëtirave më të errëta të Tokës, dhe më pas zmadhohet, drejt një zone, të pasur me objekte në Rrugën e Qumështit, në fillim duke përdorur teleskopin amator dhe më pas duke përdorur fuqinë e teleskopit profesional për të zbuluar detajet e mjegullnajës së famshme. Në këtë mënyrë, projekti lidh qiellin të cilin ne mund ta shohimme sy të lirë, me kozmosin e thellë dhe të "fshehur" që astronomët e studiojnë përditë, duke i lejuar dhe shikuesve të ndërmarrin një kredhje që të le pa frymë brenda Rrugës sonë të Qumështit. Cilësia e mrekullueshme e pamjeve është një testament i madhështisë së qiellit të natës në vendndodhjen e ESO-s në Kili, të cilët janë observatorët astronomikë më produktivë në botë.


24 Gusht 2009

Orioni mbi VLT

Në këtë pamje të mrekullueshme, të paparë ndonjëherë, ndodhet gjahtari i madh i Orionit mbi VLT-në e ESO-s. Meqë VLT është në hemisferën e jugut, Orioni duket i varur me kokë poshtë, në drejtim të shkretëtirës kiliane Atacama.

Atë natë, të 4 njësitë gjigande të teleskopëve të VLT-së prej 8.2 metrash ishin të kthyer për nga qielli për të ndihmuar astronomët në kërkimet e tyre për të kuptuar Universin. Fasha e Rrugës së Qumështit, kryqëzohet nga rrugicat plot kontrast të pluhurit të errët. Ajo shtrihet mbi Njësinë e Teleskopit 3 (Melipal) të VLT-së, me yllin e ndritshëm Kapela, i cili vezullon pikërisht sipër teleskopit. Lart dhe në të majtë, brezi dhe shpata e Orionit, të cilat ndodhen në Mjegullnajën e Orionit. Ato shtrihen midis yllit blu Rigel dhe atij portokalli Betelgjëzës. Mjegullnaja e kuqe, Rozetë duket në pjesën e mesit të Rrugës së Qumështit, ndërkohë që Siriusi, ylli më i ndritshëm në qiellin e natës, ndodhet mbi skenë. Fasha e kuqe që ndodhet pikërisht mbi Njësinë e Teleskopit 2 (Kueyen) të VLT-së, është Mjegullnaja e Kalifornisë, ndërsa më majtas dhe pak më sipër ndodhet grumbullimi yjor blu, i mrekullueshëm i Plejadeve.


15 Qershor 2009

Një kushëri i Rrugës së Qumështit

NGC 2613 është një galaktikë e rrallë spirale rreth 60 milion vjet dritë larg nesh në drejtim të konstelacionit Pyxis (kompasti i marinarit). Forma e saj mendohet se i ngjan asaj të Rrugës sonë të Qumështit. Kjo fotografi është formuar me anën e filterave (B, V, R) me ndihmën e teleskopit Danez 1.5-metra në Observatorin e ESO-s në La Silla në Kili.


15 Dhjetor 2008

Galaktika Spirale NGC 1232

Galaktika spirale e madhe e mrekullueshme NGC 1232 dhe shoqëruesi i shtrembëruar me formën si shkronja greke “theta”.

Çifti është lokalizuar afërsisht 70 milionë vjet dritë larg në yjësinë e Eridanit (lumi). Miliarda yje dhe pluhura të errët janë kapur në këtë vorbull të bukur gravitacionale. Krahët spiralë blu me shumë yje të rinj dhe me zonat e formimit të yjeve, bëjnë një konstrast të mrekullueshëm me bërthamën në ngjyrë të verdhë e të kuqe të yjeve të vjetër.

Ky imazh është bazuar në të dhënat e marra me teleskopin Danez 1.5 m në Observatorin e ESO-s në La Silla në Kili, përmes 3 filtrave (B: 900 s, V: 400 s, R: 400 s). Lindja është lart, Veriu është në të majtë.


11 Nëntor 2008

Mjegullnaja e Karinës

Mjegullnaja e Karinës është një mjegullnajë e madhe e ndritshme që rrethon disa grumbullime yjore. Përmban dy nga yjet më të ndritshëm dhe më masivë të galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, Eta Carinae dhe HD 93129A, të lokalizuar 7500 vite-dritë larg, vetë mjegullnaja shtrihet rreth 260 vite-dritë, afërsisht 7 herë më shumë se Mjegullnaja e Orionit, dhe shfaqet me të gjithë madhështinë e saj në këtë mozaik, i cili është bazuar mbi pamjet e mbledhura me teleskopin danez prej 1.5 metrash në Observatorin Silla të ESO-s.

Duke qenë më i ndritshëm se sa 1 milionë Diej, Eta Carinae (ylli më i ndritshëm në këtë imazh) është një nga yjet më të ndritshëm të njohur në galaktikë, dhe ka shumë gjasa të jetë masë mbi 100 herë më të madhe së ajo e Diellit. Ai është shembulli i një ylli blu variabël në fazën e fundit e jetës së një ylli tepër të madh përpara se të shpërthejë në një supernova përvëluese. Eta Carinae është e rrethuar nga një re bipolare pluhuri dhe gazi që është duke u zgjeruar, e njohur si Homunculus (në latinisht, njeri i vogël), që astronomët besojnë se është nxjerrë nga një shpërthim i madh i një ylli, të parë në vitin 1843.


30 Shtator 2008

Rruga e Qumështit mbi Paranal

Një natë pune për Observatorin e Paranalit, në shkretëtirën Kiliane Atacama. Kjo fotografi e bërë në 20 Shtator, tregon bukurinë e jashtëzakonshme të qiellit të natës mbi teleskopin më të avancuar në botë, VLT të ESO-s. Rruga e Qumështit duket shumë e qartë në këtë fotografi madhështore.


11 Mars 2008

Mjegullnaja e Orionit e përgjuar nga Hawk-I

Zona qendrore e Mjegullnajës së Orionit (M42, NGC 1976) e parë me infra të kuqe nga High Acuity Wide Field K-band Imager (HAWK-I), një instrument në Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s në Paranal.


25 Shkurt 2008

Transportuesit e ALMA-s mbërrijnë në Kili

Transportuesit e Antenave të ALMA-s mbërrijnë në vendin ku kryhen punimet në Kili, pasi karvani kishte kaluar përmes Valle de Luna.


14 Janar 2008

Kuarteti i Robertit

Kuarteti i Robertit është një familje prej 4 galaktikash shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, të lokalizuara në një distancë rreth 160 milionë vjet-dritë larg nesh, afër qendrës së yjësisë së jugut Feniksit. Anëtarët e tij janë NGC 87, NGC 88, NGC 89 dhe NGC 92, të zbuluara nga John Herschel në vitin 1830.

NGC 87, lart djathtas, është një galaktikë e parregullt e ngjashme me satelitët e Rrugës së Qumështit, Retë e Magelanit. NGC 88, në qendër, është një galaktikë spirale me një mbulesë të jashtme të shpërndarë, ndoshta shumica e përbërë nga gazi. NGC 89, në mes poshtë, është një galaktikë tjetër spirale me dy krahë të mëdhenj spiralë. Anëtari më i madh i sistemit, NGC 92, nga e majta, është një galaktikë spirale “Sa” me një formë të pazakontë. Një nga krahët e saj, i gjatë rreth 100,000 vite-dritë, është shtrembëruar nga bashkëveprimet dhe përmban sasi të mëdha pluhuri.


07 Janar 2008

Penitentet e bardha

Këto formacione të çuditshme bore dhe akulli, të quajtura "penitente". Ato formohen në zonat me lartësi të mëdha nga niveli i detit si pllaja e Chajnantor-it pranë vendit ku do të ndërtohet ALMA.

Këto janë thika akulli të formuara nga ngrirja dhe shkrirja e borës. Në solsticin e verës në Chajnantor, Dielli në mesditë ndodhet pranë zenitit dhe penitentet janë vertikale. Kjo foto u mor në Dhjetor të vitit 2005.

Kjo fotografi është e disponueshme në dyqanin e ESO-s.


23 Nëntor 2007

Perëndim Dielli në Paranal

Dy herë në vit, Dielli perëndon saktësisht prapa Paranal-it, në qoftë se ndodhesh në majën e malit Armazones, 20 km larg Paranal-it. Data dhe ora e kësaj ngjarje u llogaritën duke përdorur koordinatat e të dy vendeve në “Google Earth” si dhe duke marrë parasysh kushtet atmosferike.

Kjo fotografi tregon qartë 3 nga 4 njësitë e mëdha të Teleskopëve 8.2 m (UT) të Teleskopit të ESO-s (e katërta është prapa të tjerave), kupola e VST-së ndodhet në të djathtë dhe pika meteorologjike me kullën DIMM edhe më djathtas. Në të majtë të fotografisë, gjithashtu shihen mbulesat pjesërisht të hapura të Teleskopëve Ndihmës “Auxiliary Telescopes (AT)”.

Kjo foto u bë me teleskopin refraktor Takahashi FS128, me një kamera Canon20Da dhe me filtera Special Dielli, nga Stéphane Guisard (ESO).

Lutemi të mbani mend se të shikoni Diellin më një pajisje optike (kamera, teleskop, dylbi etj.) është SHUMË e rrezikshme, pasi mund të shkaktojë verbim të menjëhershëm.


  1  
duke e shfaqur 1 tek 50 të 50
Bookmark and Share

Shih dhe