Fotografia e Javës 2012

17 Dhjetor 2012

Paranal-i dhe hija e Tokës

Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi ka kapur një tjetër fotografi panoramike të Observatorit Paranal ESO.

Në plan të parë është peisazhi malor dramatik i shkretëtirës së Atacama-s. Në të majtë, në majën më të lartë është ESO, Teleskopi Shumë i Madh, (Very Large Telescope, VLT), dhe përpara tij paksa më poshtë, është Teleskopi VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy).

Në sfond duket qielli i Paranal-it, me ngjyrat e bukura  të lindjes së Diellit. Duke parë matanë horizontit, shohim detin e reve sipër Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet vetëm 12 kilometra larg Paranal-it.

Mbi horizont, atje ku deti i reve takohet me qiellin, bie në sy një fashë e errët. Kjo fashë e errët është hija e Tokës, e hedhur nga planeti mbi atmosferën e vet. Ky fenomen mund të shihet ndonjëherë gjatë kohës së lindjes ose të perëndimit të Diellit, nëse qielli është i pastër dhe horizonti është i pabllokuar, kushte të cilat sigurisht përmbushen në Observatorin e Paranal-it. Sipër hijes së Tokës është një ndriçim në ngjyrë rozë të çelët, i njohur si Brezi i Venusit. Ajo shkaktohet nga skuqja e dritës së Diellit për shkak të shpërhapjes së saj nga atmosfera e Tokës.

Lidhje

Ambasadorët e ESO-s


23 Korrik 2012

Kampi qendror i Paranal-it i parë nga sipër

Jemi duke parë, nga një pozicion i favorshëm, poshtë tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Cerro Paranal në Shkretëtirën Kiliane Atacama, njësitë qendrore shtrihen më poshtë. Rezidenca e Paranalit, një parajsë për ata që punojnë në mal, mund të shihet afër qendrës me një kube në çatinë e saj.

Në të majtë të Rezidencës, nga ana tjetër e rrugës, ndodhet palestra, dhe në të majtë të saj është Ndërtesa e Mirëmbajtjes së Pasqyrës (Mirror Maintenance Building, MMB), ku pasqyrat gjigande të VLT-së periodikisht pastrohen dhe rilyhen me shtresën reflektuese e mbrojtëse. Mbrapa MMB-së është vendndodhja e stacionit të energjisë dhe më tej në të majtë është ndërtesa e punimeve mekanike. Në faqen e malit, shohim rrugën e yjeve (Star Track), që vjen drejt nesh, një rrugë që bëhet më këmbë, nga Rezidenca deri në majën ky është marrë kjo foto.

Dielli ka rreth një çerek ore që ka perënduar përpara se të bëhej kjo foto. Ai ka hedhur një dritë të bukur ngjyrë portokalli. Ky muzg krijon hije të lehta, të cilat i japin kodrave një kontrast të madh. Një pamje e tillë në Paranal mund të shihet vetëm gjatë të ashtuquajturave “orë të arta”, përpara lindjes së Diellit ose pas perëndimit të tij, meqë drita e drejtpërdrejtë e Diellit gjatë ditës krijon kontraste të forta e me shumë ndriçim.

Kjo fotografi panoramike u krijua nga Ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl.

Lidhje


23 Janar 2012

Galaktika Spirale me shirit rrotullohet në Qiellin e Natës

Kjo pamje shfaq formën përdredhëse të galaktikës NGC 2217, në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në zonën e qendrës së galaktikës është një shirit i dukshëm i yjeve përbrenda një unaze ovale. Më tej, një fashë rrethore, e cila formon një unazë përreth galaktikës. NGC 2217 është klasifikuar si galaktikë spirale me shirit (barred spiral galaxy), dhe forma e saj qarkore dëshmon se ne e shohim pothuajse pingul me boshtin e rrotullimit.
Krahët e jashtëm spiralë kanë një ngjyrë të kaltër, duke treguar praninë e yjeve të rinj, të nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga re gazesh ndëryjore. Fryrja qendrore dhe shiriti duken më të zverdhur, për shkak të pranisë së yjeve të vjetër. Brezat e errët gjithashtu mund të shihen në vende përkundrejt krahëve të galaktikës dhe fryrjes qendrore, aty ku rrugicat e pluhurit kozmik zënë pamjen e dritës së yjeve.
Shumica e galaktikave spirale në universin lokal - duke përfshirë dhe Rrugën tonë të Qumështit - janë menduar të kenë një shirit të këtij tipi, dhe këto struktura luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një galaktike. Për shembull, ato mund të drejtojnë gaz drejt qendrës së galaktikës, duke ndihmuar të ushqejnë qendrën e vrimës së zezë, ose të formojnë yje të rinj.


  1  
duke e shfaqur 1 tek 3 të 3
Bookmark and Share

Shih dhe