Fotografia e Javës 2014

17 Mars 2014

Një hark qumështi mbi Paranal

Një tjetër natë e qartë tek Observatori i ESO-s në Paranal në Kili - perfekt për tu ulur dhe për të parë galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit. Shumë nga ne jetojnë në qytete të ndotura nga drita nuk mund ta shohin më shtëpinë tonë kozmike me kaq detaje sa këtu.

Ne tani e dimë që kjo pamje mbesëlënëse i përket galaktikës sonë, por Grekët e vjetër mendonin se ajo ishte punë e Zotave. Legjenda e tyre na tregon se kjo vijë me re përgjatë qiellit ishte qumështi i gjirit të Hera-s, gruas së Zeusit. Grekët e lashtë janë gjitashtu për tu falenderuar për emrin "Rruga e Qumështit". Fraza Greke Γαλαξίας κύκλος, që shqiptohet galaxias kyklos, do të thotë, rrethi i qumështit, dhe përbën bazën e emrit të sotëm modern.

Kjo fotografi u mor nga Ambasadori i Fotove të ESO-s Gabriel Brammer. Brammer mund të shihet që qëndron në të djathtë të kësaj fotografie duke admiruar pamjen, pasi ka përgatitur kamerën e tij për të kapur këtë skenë.


27 Janar 2014

Interferometri në pishinë

Astronomët nuk notojnë shpesh në pishinën e Rezidencës në Observatorin Paranal, por edhe atëherë kur notojnë, ato kanë dëshirë të tregojnë se si funksionojnë ligjet e fizikës. Në këtë fotografi astronomi francez Jean-Baptiste Le Bouquin po tregon se si valët – jo valët e dritës, por valët e ujit – mund të kombinohen, të interferojnë, duke krijuar valë më të mëdha.

Kombinimi i valëve të dritës është parimi kryesor që shfrytëzohet nga Interferometri i VLT-së: valët e dritës kapen nga secila pasqyrë prej 8-metrash, dhe më pas kombinohen pasi kalojnë nëpër një rrjeti tunelesh dhe pasqyrash. Në këtë mënyrë resolucioni hapsinor i teleskopit rritet shumë dhe duke zgjatur mjaftueshëm kohën e ekspozimit në fotot e marra me kamerat dhe instrumentet e ndryshme mund të arrijmë të shohim njësoj sikur jemi duke përdorur një teleskop me diametër prej 130-metrash, shumë më të madh nga çdo teleskop që ekziston sot.


  1  
duke e shfaqur 1 tek 2 të 2
Bookmark and Share

Shih dhe