Foto e Javës

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
potw1318-sq — Foto e Javës
Lore duke ecur
06 Maj 2013: Në këtë fotografi shohim njërën nga dy transportueset e ALMA-s, të quajtur Lore. Ajo është duke transportuar njërën nga antenat e ALMA-s me diametër 7 metra,. Lore dhe binjaku i saj, Otto, janë dy makina me nga 28 rrota secila, me ngjyrë të verdhë të hapur të përgatitura posaçërisht për të transportuar antenat e ALMA-s nëpër pllajën e Chajnantor-it në një lartësi prej 5000 metrash. Duke bërë këtë, ato mund të konfigurojnë rrjetin e teleskopëve për të bërë vëzhgimet më të vlefshme të një objekti të dhënë. Ato gjithashtu zbresin antenat nga Chajnantor-i, poshtë tek ambjentet e Suportit dhe mirëmbajtjes së tyre. Rrjeti kryesor i ALMA-s përbëhet nga 50 antena 12 metërshe, dhe një rrjet shtesë prej 12 antenash 7 metërshe, të njohura si Rrjeti Kompakt i Antenave (ACA). Lore është duke transportuar një nga antenat e vogla 7-metërshe të ACA-s. Antenat 12-metërshe nuk mund të vendosen më afër se ...
potw1317-sq — Foto e Javës
Krahë për shkencën fluturim mbi ALMA-n
29 Prill 2013: Kjo fotografi e bukur, e marrë në Dhjetor të vitit 2012, tregon rrjetin e antenave Të ALMA-s “Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s”, projektit më të madh mbi astronominë që ka ekzistuar ndonjëherë. ALMA lokalizohet në Pllajën Chajnantor në Andet e Kilit. Antenat e mëdha janë 12 metra në diametër, ndërsa 12 antenat e vogla, që ndodhen të bashkuara në qendër të fotografisë, kanë një diametër prej 7 metrash. Ato formojnë Rrjetin Kompakt të ALMA-s (ACA). Kur të mbarojë ndërtimi i ALMA-s do të jenë një total prej 66 antenash. ESO ka nisur një partneritet reklamimi me Projektin Shkencor ORA Wings (Krahët e ORA-s), një organizatë jo fitimprurëse, e cila ofron një mbështetje ajore në reklamimin tek publiku të kompanive dhe organizatave me të cilat ajo bashkëpunon. Projekti i ORA Wings është një udhëtim një-vjeçar rreth botës. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit shkencor ORA Wings Clémentine Bacri and Adrien ...
potw1316-sq — Foto e Javës
Argjend dhe blu në Paranal
22 Prill 2013: Moti i kthjellët që në vende të tjera mund të personifikojë një ditë të bukur, në Paranal qielli i njw dite tw bukur kwrkohet tw jetw i mbushur me re. Meqë atje është një nga vendet më të thata të tokës, është shumë e rrallë të shohësh re në qiell. Shumë astronomë dhe inxhinierë që shpenzojnë kohë në atë zonë e kanë qiellin e kthjellët një nga gjërat më të habitshme në lidhje me punën në shkretëtirën e Atacama-s. Fotografia panoramike 360-gradëshe e marrë nga kontraktuesi Dirk Essl e formuar nga 15 fotografi na shfaq një nga ditët e rralla me re në Paranal. Disa re të holla dhe të imta mund të shihen mbi mbulesat e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj. Këto re që formohen në lartësi të mëdha janë të formuara nga kristale të vogla akulli. Në Observatorin e Paranal-it bie më pak se 10 milimetra shi në vit, ...
potw1315-sq — Foto e Javës
Poshtë Reve të mrekullueshme të Magelanit
15 Prill 2013: Kjo fotografi e bukur e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA), që tregon antenat e teleskopit poshtë një pamjeje mahnitëse të qiellit të natës të mbushutr me yje, është marrë nga Christoph Malin, një Ambassador i Fotove të ESO-s. Kjo fotografi është pjesë e filmimeve të përshpejtuara të marra me kujdes të cilat janë gjithashtu të disponueshme (shih ann12099). Me vendndodhje në Pllajën Chajnantor në një lartësi prej 5000 metra mbi nivelin e detit, ALMA është teleskopi më i fuqishëm në botë në studimin e Universit në gjatësinë e valëve të rendit milimetrik dhe nënmilimetrik. Ndërtimi i ALMA-s do të kompletohet në vitin 2013, dhe një total prej 66 antenash si këto në foto do të punojnë në këtë Pllajë. Lart në qiell, mbi antenat, ndriçon Reja e Madhe dhe e Vogël e Magelanit. Këto galaktika xhuxhe dhe të çrregullta spikaten lehtë, edhe me sy të lirë, në hemisferën ...
potw1314-sq — Foto e Javës
Një shirit dritash - Rruga e Qumështit mbi La Silla
08 Prill 2013: Kjo fotografi panaromike, e bërë nga Alexandre Santerne, tregon një pamje të brendshme të diskut të Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë, si dhe natën e ftohtë të dimrit, me një borë të lehtë në Observatorin e La Silla-s në Kili. Për shkak të pozicionit tonë, të favorshëm, brenda diskut të galaktikës, kjo e fundit duket si një shirit me drita që zgjatet nëpër qiell. Në këtë panoramë, Rruga e Qumështit është harkuar nga projektimi fotografik me kënd të gjerë. Po të shohim mbi kodër në të majtë të kësaj fotoje gjejmë teleskopin 3.6-meta të ESO-s, shtëpinë e gjahtarit, më të rëndësishëm në botë, të ekzoplanetëve, HARPS (High Accuracy Radial Planet Searcher). Larg në të djathtë është teleskopi Zviceran 1.2-metra Leonhard Euler, i ndërtuar dhe në përdorim nga Observatori i Gjenevës. Ka shumë arsye se pse La Silla është një vend ideal për vëzhgimin e qiellit të natës në përgjithësi, dhe ...
potw1313-sq — Foto e Javës
Yjet rrotullohen mbi banesën në Cerro Paranal
01 Prill 2013: Kjo fotografi e bërë nga ambasadori i fotove i ESO-s Farid Char, e qiellit të jugut mbi “hotelin” Banesën tek Observatori i ESO-s në Paranal, Kili, prezanton një pamje dinamike të qiellit të mbushur me yje. Për të treguar gjurmët e yjeve në qiell, Farid bëri një ekspozim prej 30 minutash për të shfaqur lëvizjen e dukshme të yjeve për shkak të rrotullimit të Tokës. Në qendër ndodhet poli qiellor i jugut, një pikë që duket sikur nuk lëviz. Në të majtë, dhe lart në foto, janë gjurmët e zgjatura të Resë së Madhe dhe të Vogël të Magelanit, galaktikave fqinje të Rrugës së Qumështit. Mbulesa e errët prej xhami poshtë yjeve që rrotullohen është pjesa e taracës së ndërtesës së banimit. Ky konstruksion i veçantë nëntokësor është përdorur, nga shkencëtarët dhe inxhinierët që punojnë tek observatori, që nga viti 2002. Gjatë ditës, mbulesa prej 35 metrash lejon dritën e ...
potw1312a-sq — Foto e Javës
Galaktika e Humbur
25 Mars 2013: Ky imazh përshkruan Galaktikën NGC 4535, në konstelacionin e Virgjëreshës (Maiden), në një sfond të bukur të mbuluar plot me galaktika të largëta shumë të zbehta. Pamja e saj afërsisht rrethore tregon se ne e vëzhgojmë atë gati pingul me planin e rrotullimit të saj reth vetes. Në qendrën e galaktikës, ka një shirit shumë të dukshëm, me shirita pluhuri që harkoen shumë përpara ndërprerjeve të krahëve spiralë në fundet e shiritit. Ngjyra blu e krahëve spirale tregon për praninë e një numri të madh të yjeve të nxehtë të rinj. Sidoqoftë, yjet e vjetër dhe të ftohtë i japin qendrës së galaktikës një pamje në të verdhë. Kjo foto në dritën e dukshme për syrin e njeriut është marrë me ndihmën e instrumentit FORS1 tek Teleskopi Shumë i Madh 8.2 m i ESO-s. Ajo është zbuluar për herë të parë nga William Herschel në vitin 1785, meqë galaktika mund ...
potw1311-sq — Foto e Javës
Duke kapur dritën
18 Mars 2013: Tekeskopët kërkimorë që përdorin kamerat e teknologjisë së fundit, së bashku me pasqyrat e mëdha që nevojiten për të mbledhur sa më shumë dritë, i lejojnë astronomëve të kapin objektet e errëta në qiell. Por ju mund të merrni fotografi të bukura edhe pa ndihmën e teleskopëve të mëdhenj e duke përdorur kamera jo aq të avancuara. Astrofotografët përdorin kamera më të zakonshme për të kapur objektet astronomike, shpesh herë në një shkallë më të madhe se vëzhgimet që bëhen me teleskopët e mëdhenj. Ndonjëherë, ato përmbajnë dhe panoramën e Tokës në përmbajtjen e tyre, duke krijuar me to kartolina të Universit ashtu siç shihet nga Toka. P.sh. kjo fotografi e javës tregon Teleskopin e Teknologjisë së Re “New Technology Telescope (NTT)”, 3.58 metra, që ndodhet në Observatorin La Silla, me sfond, qiellin e jugut të mbushur me yje. Rruga e Qumështit – Galaktika jonë – mund shihet në këtë ...
potw1310-sq — Foto e Javës
Kometat dhe yjet që bien kërcejnë mbi Paranal
11 Mars 2013: Kjo fotografi mbresëlënëse u mor nga Gabriel Brammer, një nga ambasadorët e fotove të ESO-s. Ajo tregon perëndimin e Diellit në observatoin e Paranalit dhe në qiell na paraqet dy kometa të cilat lëvizin nëpër qiellin e jugut. Afër horizontit, në anën e djathtë të fotografisë ndodhet kometa C/2011 L4 (Pan-STARRS), më e ndritshmja nga të dyja, e cila tregon një bisht të ndritshëm që formohet kryesisht nga pluhuri që reflekton dritën e Diellit. Në qendër të fotos, pak mbi shpatin e malit Cerro Paranal ndodhet kometa C/2012 F6 (Lemmon), me një ngjyrë jeshile të errët si dhe me një bisht të zbehtë. Këtë ngjyrë ja jep mjegulla e errët që rrethon bërthamën. Ngjyra jeshile është rezultat i jonizimit të gazeve në pjesën e errët nga drita e Diellit. Ju mund të mendoni se është dhe një kometë e tretë në këtë foto, por objekti i ndritshëm, që ndodhet midis ...
potw1309-sq — Foto e Javës
Bora mbërrin në shkretëtirën e Atakamës
04 Mars 2013: Shkretëtira e Atakamës është një nga vendet më të thata në botë. Në thatësirën e ajrit ndikojnë disa faktorë. Vargu i maleve të Andeve dhe vargu i bregut të Kilit bllokojnë retë nga lindja dhe perëndimi respektivisht. Shtojmë se ajri i ftohtë i bregut Humboldt në Oqeanin Paqësor, krijon një shtresë ajrore të ftohtë gatë bregut të detit, pengon formimin e reve të shiut. Për më tepër, një rajon me presion të lartë në Oqeanin Paqësor jug-lindor krijon erëra rrotulluese, duke formuar një anticiklon, i cili gjithashtu ndihmon për të mbajtur të thatë klimën e shkretëtirës së Atacama-s. Këto kushte klimaterike të thata ishin faktori kryesor për ESO-n në vendosjen e teleskopit shumë të madh (VLT) në Paranal, në shkretëtirën Atacama. Në Observatori Paranal, që ndodhet në majën e Cerro Paranal-it, nivelet e reshjeve zakonisht janë nën dhjetë milimetra në vit, dhe me lagështi shpesh nën 10%. Kushtet e vëzhgimit ...
potw1308-sq — Foto e Javës
Kometa dhe lazeri
25 Shkurt 2013: Gerhard Hüdepohl, një nga fotografët e ESO-s, kapi këtë foto të mrekullueshme të Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s gjatë testimit të lazerit të ri për VLT më 14 Shkurt 2013. Ajo do të përdoret si një pjesë e rëndësishme e konstruksionit që formon yllin artificial me anën e lazerit (LGSF), i cili u lejon astronomëve të korrigjojnë shumicën e deformimeve të pamjes që shkaktohen nga lëvizja e vazhdueshme e atmosferës, me qëllim që të krijojnë imazhe shumë më të qarta. Sidoqoftë, është e vështirë që mos të mendojmë për atë si një armë me lazer e së ardhmes që i drejtohet ndonjë pushtuesi hapsinor  të largët. Ashtu si Rruga e Qumështit mbi teleskop, është dhe një detaj tjetër që e bën foton edhe më të veçantë. Në të djathtë afër qendrës së fotos, pak më poshtë Resë së Vogël të Magelanit gati e zhdukur midis një morie yjesh, që ...
potw1307-sq — Foto e Javës
Pasqyrë super e hollë në testim tek ESO
18 Shkurt 2013: Kjo pasqyrë e veçantë e hollë dhe e deformueshme u dërgua tek ESO në Garching, Gjermani, e cila po tregohet këtu gjatë testimeve. Ajo është 1120 milimetra në diametër dhe vetëm 2 milimetra e trashë, shumë më e hollë nga shumica e xhamave të dritareve. Pasqyra është shumë e hollë kështu ajo mund të përkulet mjaftueshëm nga forcat magnetike për t’i ndryshuar formën pjesës reflektuese. Kur të përdoret, forma e sipërfaqes së pasqyrës do të ndryshohet vazhdimisht në sasi shumë të vogla për të korrigjuar efektet deformuese të atmosferës së Tokës me qëllim që të krijojë imazhe edhe më të qarta. Pasqyra e re dytësore e deformueshme (DSM) do të zëvendësojë pasqyrën dytësore ekzistuese në një nga 4 njësitë e VLT-së. E gjithë struktura dytësore përfshin një grup prej 1170 mekanizmash lëvizës të cilët ushtrojnë forcë tek 1170 magnetët të ngjitur pas pasqyrës së hollë. Pajisjet elektronike të sofistikuara kontrollojnë ...
potw1306-sq — Foto e Javës
Lazeri dhe vizatimi me dritë
11 Shkurt 2013: Në një natë të qartë në Bavari, stafi i ESO-s mori pjesë në xhirimin e filmit të ESO-s në njësinë e re kompakte të lazerit që krijon yllin orientues, që shihet i ndezur këtu tek Observatori Publik Allgäu në Ottobeuren Gjermani. Duke përdorur ndriçimin nga celularët e tyre stafi përfitoi nga ekspozimi i gjatë i fotografisë për të vizatuar shkronjat “ESO” me dritë, ndërsa rrinin përballë observatorit. Majtas rrezes vertikale të lazerit mund të shihet Rruga e Qumështit. Afër horizontit mbi observator, mund të shihen gjurmët e pikëzuara të avionëve.Lazeri ka një rreze të fuqishme prej 20 vatësh, dhe për të mbrojtur pilotët dhe pasagjerët është krijuar një zonë ku ndalohet kalimi i avionëve rreth observatorit gjatë natës në orët e vrojtimit. Ky ndalim i trafikut ajror gjatë orëve të vrojtimit është krijuar nga Deutsche Flugsicherung (përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Gjermani). Yjet drejtues të formuar me anën ...
potw1305-sq — Foto e Javës
Muzg në Observatorin e Paranal-it
04 Shkurt 2013: Babak Tafreshi, një Ambasador Fotosh në ESO, ka kapur një imazh të bukur në Observatorin Paranal të ESO-s, të ndriçuar nga perëndimi i Diellit. Pamje të bukura dhe të qarta të qiellit si dhe kushtet atmosferike të jashtëzakondshme, kjo është një nga arsyet kryesore që ESO zgjodhi Paranal-in si vendndodhjen e Teleskopit Shumë të Madh (Very Large Telescope, VLT), për të ndërtuar konstruksionet e saj më të spikatura. VLT-ja, e cila mund të shihet në majën e Cerro Paranal-it, maja më e lartë në imazh, me një lartësi prej 2600 metra, është observatori më i avancuar në botë që vëzhgon dritën e dukshme. Ai konsiston në 4 teleskopë njësi, secili me një pasqyrë parësore rreth 8.2 metra dhe katër teleskopë ndihmës nga 1.8 metra. VLT funksionon në gjatësinë e valës infra të kuqe dhe në dritën e dukshme. Nëpërmjet vëzhgimeve përparimtare, VLT ka fotografuar për herë të parë një ekzoplanet ...
potw1304-sq — Foto e Javës
Një objekt ndërgalaktik peshërëndë
28 Janar 2013: Kjo fotografi tregon supergrumbullin e galaktikave Abell 901/902 – një bashkësi gjigande grupesh galaktikash të cilat janë mbledhur së bashku. Ajo përbëhet nga tre grupe galaktikash si dhe nga disa struktura gjatësore të përbëra nga galaktika, tipike për objekte të këtyre madhësive. Një grumbullim, Abell 901a, mund të shihet sipër dhe afër në të djathtë të yllit të kuq afër qendrës së fotos. Një tjetër Abell 901b, është më larg në të djathtë të Abell 901a, dhe pak më poshtë. Grumbulli Abell 902 është poshtë yllit të kuq, drejt fundit të fotos. Supergrumbulli Abell 901/902 lokalizohet pak më shumë se 2 miliard vjet dritë nga Toka, dhe përmban qindra galaktika në një zonë me përmasa rreth 16 milion vite dritë. Për krahasim, Grupi Lokal i galaktikave – ku ndodhet dhe Rruga e Qumështit (Galaktika jonë) ndërmjet 50 të tjerash – ka përmasa rreth 10 milion vite dritë. Kjo fotografi u ...
potw1303-sq — Foto e Javës
APEX-i poshtë Hënës
21 Janar 2013: Një tjetër natë me yje në rrafshinën Chajnantor në Andet Kiliane. Hëna në çerekun e saj të parë ndriçon fort në këtë ekspozim, duke shkëlqyer më shumë nga objektet qiellore që e rrethojnë. Megjithatë, për radioteleskopët si APEX (the Atacama Pathfinder Experiment), që shfaqet këtu, shkëlqimi i Hënës nuk përbën problem për vëzhgimet. Në fakt, as Dielli vetë nuk është shumë i ndritshëm në gjatësinë e valëve të radios, këto gjatësi vale nuk e ndriçojnë njëlloj qiellin, ky teleskop mund të përdoret edhe gjatë ditës, për sa kohë që nuk është drejtuar nga Dielli. APEX është një teleskop me diametër 12 metra. Ai vëzhgon gjatësitë milimetrike dhe nënmilimetrike të valës së dritës. Astronomët duke vëzhguar me APEX mund të shohin fenomene të cilat janë të padukshme në gjatësi vale më të shkurtra të infra të kuqes ose të dritës së dukshme. Për shembull, APEX mund të shikojë tejpërtej reve të ...
potw1302-sq — Foto e Javës
ALMA, e vogël përpara majave të maleve
14 Janar 2013: Me një shikim të shpejtë, kjo foto panoramike na tregon skenën me malet në pllajën Chajnantor të Kilit, të mbuluara me dëborë dhe akull të copëtuar mbi tokën shterpë. Majat kryesore nga e djathta në të majtë janë Cerro Chajnantor, Cerro Toco, Juriques dhe vullkani konik Licancabur (shikoni potw1240), mjaft mbresëlënëse! Gjithsesi, yjet e vërtetë të pamjes janë strukturat që mezi shquhen, tepër të vogla, në qendër të fotografisë, të cilat duken vetëm duke i parë me shumë vëmendje. Këto struktura, të vogla në krahasim me malet fqinj, janë antenat që formojnë radioteleskopin shumë të madh “Atacama Large Millimeter/submillimeter Array” (ALMA). Ndërkohë mund të duket në këtë panoramë, grupi është aktualisht i përbërë nga një koleksion prej 12 antenash të mëdha me nga 7 metra në diametër secila, dhe kur të kompletohet, totali i tyre do të jetë 66, të shtrira në një hapsirë prej 16 kilometrash përreth pllajës. Ndërtimi ...
potw1251-sq — Foto e Javës
Paranal-i dhe hija e Tokës
17 Dhjetor 2012: Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi ka kapur një tjetër fotografi panoramike të Observatorit Paranal ESO. Në plan të parë është peisazhi malor dramatik i shkretëtirës së Atacama-s. Në të majtë, në majën më të lartë është ESO, Teleskopi Shumë i Madh, (Very Large Telescope, VLT), dhe përpara tij paksa më poshtë, është Teleskopi VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy). Në sfond duket qielli i Paranal-it, me ngjyrat e bukura  të lindjes së Diellit. Duke parë matanë horizontit, shohim detin e reve sipër Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet vetëm 12 kilometra larg Paranal-it. Mbi horizont, atje ku deti i reve takohet me qiellin, bie në sy një fashë e errët. Kjo fashë e errët është hija e Tokës, e hedhur nga planeti mbi atmosferën e vet. Ky fenomen mund të shihet ndonjëherë gjatë kohës ...
potw1230-sq — Foto e Javës
Kampi qendror i Paranal-it i parë nga sipër
23 Korrik 2012: Jemi duke parë, nga një pozicion i favorshëm, poshtë tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Cerro Paranal në Shkretëtirën Kiliane Atacama, njësitë qendrore shtrihen më poshtë. Rezidenca e Paranalit, një parajsë për ata që punojnë në mal, mund të shihet afër qendrës me një kube në çatinë e saj. Në të majtë të Rezidencës, nga ana tjetër e rrugës, ndodhet palestra, dhe në të majtë të saj është Ndërtesa e Mirëmbajtjes së Pasqyrës (Mirror Maintenance Building, MMB), ku pasqyrat gjigande të VLT-së periodikisht pastrohen dhe rilyhen me shtresën reflektuese e mbrojtëse. Mbrapa MMB-së është vendndodhja e stacionit të energjisë dhe më tej në të majtë është ndërtesa e punimeve mekanike. Në faqen e malit, shohim rrugën e yjeve (Star Track), që vjen drejt nesh, një rrugë që bëhet më këmbë, nga Rezidenca deri në majën ky është marrë kjo foto. Dielli ka rreth një çerek ore që ka ...
potw1204-sq — Foto e Javës
Galaktika Spirale me shirit rrotullohet në Qiellin e Natës
23 Janar 2012: Kjo pamje shfaq formën përdredhëse të galaktikës NGC 2217, në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në zonën e qendrës së galaktikës është një shirit i dukshëm i yjeve përbrenda një unaze ovale. Më tej, një fashë rrethore, e cila formon një unazë përreth galaktikës. NGC 2217 është klasifikuar si galaktikë spirale me shirit (barred spiral galaxy), dhe forma e saj qarkore dëshmon se ne e shohim pothuajse pingul me boshtin e rrotullimit.Krahët e jashtëm spiralë kanë një ngjyrë të kaltër, duke treguar praninë e yjeve të rinj, të nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga re gazesh ndëryjore. Fryrja qendrore dhe shiriti duken më të zverdhur, për shkak të pranisë së yjeve të vjetër. Brezat e errët gjithashtu mund të shihen në vende përkundrejt krahëve të galaktikës dhe fryrjes qendrore, aty ku rrugicat e pluhurit kozmik zënë pamjen e dritës së yjeve.Shumica e galaktikave spirale në universin lokal ...
duke e shfaqur 21 tek 40 të 56
Na dërgoni komentet tuaja!
Regjistrohuni tek Lajmet e ESO-s