Foto e Javës

21 Shkurt 2011

Antenat e ALMA-s poshtë Rrugës së Qumështit

Katër antenat e Rrjetit të Madh Milimetrik dhe nën milimetrik në Atacama (ALMA) shohin në qiellin e natës të mbushur me yje, përpara se të fillojnë punën e tyre. Hëna që ndodhet në të djathtë ndriçon skenën, ndërsa shiriti i Rrugës së Qumështit zgjatet në qiell sipër nga e majta.

ALMA po ndërtohet në një lartësi prej 5000 metrash në pllajën e Chajnantor-it në Shkretëtirën e Atacama-s në Kili. Ky është një nga vendet më të thata në Tokë. Kjo thatësi e kombinuar me atmosferën në këtë lartësi, ofron kushte te mrekullueshme vëzhgimi të Universit në gjatësitë e valëve të rendit milimetrik dhe nënmilimetrik. Në këto gjatësi vale të gjata, astronomët mund të depërtojnë, për shembull, në retë molekulare, të cilat janë zona të dendura gazi dhe pluhuri, vende ku lindin yje të rinj në rastet kur retë ngjeshen për shkak të gravitetit. Tani për tani Universi është i pa eksploruar në gjatësitë e valëve të rendit nënmilimetrik, kështu astronomët presin të zbulojnë shumë sekrete të reja mbi formimin e yjeve, si dhe mbi origjinat e galaktikave dhe të planetëve, kur ALMA të nisë punën e saj.

Projekti i ALMA-s është një partneritet midis Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit.

Kjo panoramë është marrë nga Ambasadori i Fotove të ESO-s José Francisco Salgado.

Links

Faqja në internet e Ambasadorëve të Fotove të ESO-s.


29 Nëntor 2010

Përplasja e Titanëve

NGC 520 - e njohur dhe me emrin Arp 157 - duket si një galaktikë në mes të një shpërthimi. Në të vërtetë, është krejtësisht e kundërta. Dy galaktika spirale gjigante janë duke u përplasur me njëra-tjetrën, duke u shkrirë dhe formuar një bashkim të ri. Kjo ndodh shumë ngadalë, për miliona vjet - i gjithë procesi ka filluar rreth 300 milionë vjet më parë. Ky objekt, me diametër rreth 100 000 vjet-dritë, është tashmë në fazën e mesme të procesit të bashkimit, dy bërthamat nuk janë bashkuar akoma, por të dy disqet po. Për shkak të bashkimit një bisht yjesh dhe një linjë të dukshme pluhuri është larguar paksa nga objekti. NGC 520 është një nga galaktikat bashkëvepruese dhe më të ndritshme në qiell dhe shtrihet në drejtimin e yjësisë së Peshqëve, afërsisht 100 milionë vite-dritë larg Tokës.

Kjo pamje është marrë me Spektografin dhe kamerën që studion objektet e zbehta të ESO-s (ESO Faint Object Spectrograph and Camera), të lidhura me teleskopin 3.6 metra në La Silla në Kili. Ajo është bazuar në të dhënat e marra nëpërmjet filtrave B, V, R dhe H-alfa.


13 Shtator 2010

Galaktika e madhe spirale me shirit

Galaktika gjigande NGC 1365, me një diametër prej 200 000 vite-dritë dhe rreth 61 milionë vite-dritë larg në yjësinë e Furrnaltës, është një nga galaktikat më të mëdha të njohura nga astronomët. Me shiritin e qartë të yjeve të vjetër përgjatë strukturës së saj, bën që të njihet si Galaktika Spirale e Madhe me Shirit.Astronomët mendojnë se Rruga e Qumështit mund të duket e ngjashme me këtë galaktikë, por sa gjysma e madhësisë. Qendra e ndritshme e galaktikës mendohet të jetë e tillë për shkak të sasive të mëdha të gazeve shumë të nxehta të lëshuara nga materiali në formën e unazës, i cili rrotullohet rreth vrimës së zezë në qendrën e galaktikësYjet e nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga retë ndëryjore, i japin krahëve një pamje të spikatur me ngjyrë blu. Shiriti dhe struktura spirale kryen një rrotullim rreth qendrës çdo 350 milion vjet.

Kjo pamje ndërthur tre fotot e marra me filtra të ndryshëm (B, V, R) me teleskopin Danez 1.5 metra në Observatorin Silla të ESO-s në Kili.


31 Maj 2010

Galaktika pulsuese

NGC 6118, një galaktikë spirale madhështore, shndërrin në këtë pamje, duke shfaqur shiritin qendror dhe krahët e ngushta spirale në yjësinë e Gjarprit. Galaktika ndonjëherë është e njohur nga astronomët amatorë si "Galaktika pulsuese", sepse ky objekt relativisht i zbehtë e jo shumë i qartë, herë pas here zhduket, kur shihet nëpërmjet teleskopëve të tyre në një orientim të caktuar, dhe papritur zhduket përsëri kur pozicioni i syrit zhvendoset. Zonat ku ndodhen yjet e të ndritshëm blu, që janë duke u formuar në galaktikë, janë të ndriçuar bukur, madje edhe nga 80 milionë vjet-dritë larg. Në 2004, nga vëzhgimet normale të kësaj galaktike, u pa një "yll të ri", i shfaqur afër kufijëve të galaktikës (mbi qendrën e imazhit). Shumë larg të qënit një yll i ri, ky objekt, supernova 2004dk, është në fakt drita e shpërthimit të fuqishëm të atij ylli.

Megjithëse jo shumë e dukshme për teleskopët e vegjël, galaktika nuk mund të fshihet nga VLT e ESO-s në Cerro Paranal në Kili. Pamja është marrë duke përdorur Spektografin me shumë objektivë që studion dritën e dukshme (VIsible MultiObject Spectrograph, VIMOS) në VLT.


12 Tetor 2009

Herët në mëngjes në Paranal

Kjo panoramë mbresëlënëse tregon platformën e vëzhgimit të ESO-s Teleskopin Shumë të Madh (VLT) në Cerro Paranal, në Kili. E marrë herët në mëngjes, me Hënën akoma lart në qiell. Natyra e qetë dhe paqësore është në kontrast me aktivitetin e furishëm që zhvillohet tek observatorët. Të 4 njësitë e Teleskopëve të VLT-së janë akoma nw punë duke shënjestruar objekte qiellorë të ndryshëm, duke ndihmuar astronomët në pyetjet e tyre të përditshme për të kuptuar misteret e universit. Një dritë lazeri është shkrepur nga Teleskopi i 4-rt Njësi, Yepun, për të ndihmuar sistemin e optikës së adaptueshme të teleskopit, në kundërshtimin e efektit turbullues të atmosferës, dhe duke mundësuar marrjen e fotografive shumë të qarta. Ndërkohë, tre nga 4 teleskopët ndihmës me diametër 1.8 metra po punojnë së bashku në mënyrën interferometrike për të përftuar një pame edhe më të detajuar të një objekti tjetër kozmik.

Një model i panoramës në tipin QuickTime VR është gjithashtu në dispozicion në këtë link.


28 Shtator 2009

Një kredhje në Mjegullnajën e Lagunës

Përmes tre imazheve gjigante, Projekti i Zmadhimit Giga Galaktik (GigaGalaxy Zoom) zbulon të gjithë qiellin ashtu siç duket me sy të lirë në një prej shkretëtirave më të errëta të Tokës, dhe më pas zmadhohet, drejt një zone, të pasur me objekte në Rrugën e Qumështit, në fillim duke përdorur teleskopin amator dhe më pas duke përdorur fuqinë e teleskopit profesional për të zbuluar detajet e mjegullnajës së famshme. Në këtë mënyrë, projekti lidh qiellin të cilin ne mund ta shohimme sy të lirë, me kozmosin e thellë dhe të "fshehur" që astronomët e studiojnë përditë, duke i lejuar dhe shikuesve të ndërmarrin një kredhje që të le pa frymë brenda Rrugës sonë të Qumështit. Cilësia e mrekullueshme e pamjeve është një testament i madhështisë së qiellit të natës në vendndodhjen e ESO-s në Kili, të cilët janë observatorët astronomikë më produktivë në botë.


24 Gusht 2009

Orioni mbi VLT

Në këtë pamje të mrekullueshme, të paparë ndonjëherë, ndodhet gjahtari i madh i Orionit mbi VLT-në e ESO-s. Meqë VLT është në hemisferën e jugut, Orioni duket i varur me kokë poshtë, në drejtim të shkretëtirës kiliane Atacama.

Atë natë, të 4 njësitë gjigande të teleskopëve të VLT-së prej 8.2 metrash ishin të kthyer për nga qielli për të ndihmuar astronomët në kërkimet e tyre për të kuptuar Universin. Fasha e Rrugës së Qumështit, kryqëzohet nga rrugicat plot kontrast të pluhurit të errët. Ajo shtrihet mbi Njësinë e Teleskopit 3 (Melipal) të VLT-së, me yllin e ndritshëm Kapela, i cili vezullon pikërisht sipër teleskopit. Lart dhe në të majtë, brezi dhe shpata e Orionit, të cilat ndodhen në Mjegullnajën e Orionit. Ato shtrihen midis yllit blu Rigel dhe atij portokalli Betelgjëzës. Mjegullnaja e kuqe, Rozetë duket në pjesën e mesit të Rrugës së Qumështit, ndërkohë që Siriusi, ylli më i ndritshëm në qiellin e natës, ndodhet mbi skenë. Fasha e kuqe që ndodhet pikërisht mbi Njësinë e Teleskopit 2 (Kueyen) të VLT-së, është Mjegullnaja e Kalifornisë, ndërsa më majtas dhe pak më sipër ndodhet grumbullimi yjor blu, i mrekullueshëm i Plejadeve.


15 Qershor 2009

Një kushëri i Rrugës së Qumështit

NGC 2613 është një galaktikë e rrallë spirale rreth 60 milion vjet dritë larg nesh në drejtim të konstelacionit Pyxis (kompasti i marinarit). Forma e saj mendohet se i ngjan asaj të Rrugës sonë të Qumështit. Kjo fotografi është formuar me anën e filterave (B, V, R) me ndihmën e teleskopit Danez 1.5-metra në Observatorin e ESO-s në La Silla në Kili.


15 Dhjetor 2008

Galaktika Spirale NGC 1232

Galaktika spirale e madhe e mrekullueshme NGC 1232 dhe shoqëruesi i shtrembëruar me formën si shkronja greke “theta”.

Çifti është lokalizuar afërsisht 70 milionë vjet dritë larg në yjësinë e Eridanit (lumi). Miliarda yje dhe pluhura të errët janë kapur në këtë vorbull të bukur gravitacionale. Krahët spiralë blu me shumë yje të rinj dhe me zonat e formimit të yjeve, bëjnë një konstrast të mrekullueshëm me bërthamën në ngjyrë të verdhë e të kuqe të yjeve të vjetër.

Ky imazh është bazuar në të dhënat e marra me teleskopin Danez 1.5 m në Observatorin e ESO-s në La Silla në Kili, përmes 3 filtrave (B: 900 s, V: 400 s, R: 400 s). Lindja është lart, Veriu është në të majtë.


11 Nëntor 2008

Mjegullnaja e Karinës

Mjegullnaja e Karinës është një mjegullnajë e madhe e ndritshme që rrethon disa grumbullime yjore. Përmban dy nga yjet më të ndritshëm dhe më masivë të galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, Eta Carinae dhe HD 93129A, të lokalizuar 7500 vite-dritë larg, vetë mjegullnaja shtrihet rreth 260 vite-dritë, afërsisht 7 herë më shumë se Mjegullnaja e Orionit, dhe shfaqet me të gjithë madhështinë e saj në këtë mozaik, i cili është bazuar mbi pamjet e mbledhura me teleskopin danez prej 1.5 metrash në Observatorin Silla të ESO-s.

Duke qenë më i ndritshëm se sa 1 milionë Diej, Eta Carinae (ylli më i ndritshëm në këtë imazh) është një nga yjet më të ndritshëm të njohur në galaktikë, dhe ka shumë gjasa të jetë masë mbi 100 herë më të madhe së ajo e Diellit. Ai është shembulli i një ylli blu variabël në fazën e fundit e jetës së një ylli tepër të madh përpara se të shpërthejë në një supernova përvëluese. Eta Carinae është e rrethuar nga një re bipolare pluhuri dhe gazi që është duke u zgjeruar, e njohur si Homunculus (në latinisht, njeri i vogël), që astronomët besojnë se është nxjerrë nga një shpërthim i madh i një ylli, të parë në vitin 1843.


30 Shtator 2008

Rruga e Qumështit mbi Paranal

Një natë pune për Observatorin e Paranalit, në shkretëtirën Kiliane Atacama. Kjo fotografi e bërë në 20 Shtator, tregon bukurinë e jashtëzakonshme të qiellit të natës mbi teleskopin më të avancuar në botë, VLT të ESO-s. Rruga e Qumështit duket shumë e qartë në këtë fotografi madhështore.


11 Mars 2008

Mjegullnaja e Orionit e përgjuar nga Hawk-I

Zona qendrore e Mjegullnajës së Orionit (M42, NGC 1976) e parë me infra të kuqe nga High Acuity Wide Field K-band Imager (HAWK-I), një instrument në Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s në Paranal.


25 Shkurt 2008

Transportuesit e ALMA-s mbërrijnë në Kili

Transportuesit e Antenave të ALMA-s mbërrijnë në vendin ku kryhen punimet në Kili, pasi karvani kishte kaluar përmes Valle de Luna.


14 Janar 2008

Kuarteti i Robertit

Kuarteti i Robertit është një familje prej 4 galaktikash shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, të lokalizuara në një distancë rreth 160 milionë vjet-dritë larg nesh, afër qendrës së yjësisë së jugut Feniksit. Anëtarët e tij janë NGC 87, NGC 88, NGC 89 dhe NGC 92, të zbuluara nga John Herschel në vitin 1830.

NGC 87, lart djathtas, është një galaktikë e parregullt e ngjashme me satelitët e Rrugës së Qumështit, Retë e Magelanit. NGC 88, në qendër, është një galaktikë spirale me një mbulesë të jashtme të shpërndarë, ndoshta shumica e përbërë nga gazi. NGC 89, në mes poshtë, është një galaktikë tjetër spirale me dy krahë të mëdhenj spiralë. Anëtari më i madh i sistemit, NGC 92, nga e majta, është një galaktikë spirale “Sa” me një formë të pazakontë. Një nga krahët e saj, i gjatë rreth 100,000 vite-dritë, është shtrembëruar nga bashkëveprimet dhe përmban sasi të mëdha pluhuri.


07 Janar 2008

Penitentet e bardha

Këto formacione të çuditshme bore dhe akulli, të quajtura "penitente". Ato formohen në zonat me lartësi të mëdha nga niveli i detit si pllaja e Chajnantor-it pranë vendit ku do të ndërtohet ALMA.

Këto janë thika akulli të formuara nga ngrirja dhe shkrirja e borës. Në solsticin e verës në Chajnantor, Dielli në mesditë ndodhet pranë zenitit dhe penitentet janë vertikale. Kjo foto u mor në Dhjetor të vitit 2005.

Kjo fotografi është e disponueshme në dyqanin e ESO-s.


23 Nëntor 2007

Perëndim Dielli në Paranal

Dy herë në vit, Dielli perëndon saktësisht prapa Paranal-it, në qoftë se ndodhesh në majën e malit Armazones, 20 km larg Paranal-it. Data dhe ora e kësaj ngjarje u llogaritën duke përdorur koordinatat e të dy vendeve në “Google Earth” si dhe duke marrë parasysh kushtet atmosferike.

Kjo fotografi tregon qartë 3 nga 4 njësitë e mëdha të Teleskopëve 8.2 m (UT) të Teleskopit të ESO-s (e katërta është prapa të tjerave), kupola e VST-së ndodhet në të djathtë dhe pika meteorologjike me kullën DIMM edhe më djathtas. Në të majtë të fotografisë, gjithashtu shihen mbulesat pjesërisht të hapura të Teleskopëve Ndihmës “Auxiliary Telescopes (AT)”.

Kjo foto u bë me teleskopin refraktor Takahashi FS128, me një kamera Canon20Da dhe me filtera Special Dielli, nga Stéphane Guisard (ESO).

Lutemi të mbani mend se të shikoni Diellin më një pajisje optike (kamera, teleskop, dylbi etj.) është SHUMË e rrezikshme, pasi mund të shkaktojë verbim të menjëhershëm.


« e mëparshme 1 | 2 | 3  
duke e shfaqur 41 tek 56 të 56
Bookmark and Share

Shih dhe