Zgjidhni gjuhën tuaj:

Përplasja e Titanëve

NGC 520 - e njohur dhe me emrin Arp 157 - duket si një galaktikë në mes të një shpërthimi. Në të vërtetë, është krejtësisht e kundërta. Dy galaktika spirale gjigante janë duke u përplasur me njëra-tjetrën, duke u shkrirë dhe formuar një bashkim të ri. Kjo ndodh shumë ngadalë, për miliona vjet - i gjithë procesi ka filluar rreth 300 milionë vjet më parë. Ky objekt, me diametër rreth 100 000 vjet-dritë, është tashmë në fazën e mesme të procesit të bashkimit, dy bërthamat nuk janë bashkuar akoma, por të dy disqet po. Për shkak të bashkimit një bisht yjesh dhe një linjë të dukshme pluhuri është larguar paksa nga objekti. NGC 520 është një nga galaktikat bashkëvepruese dhe më të ndritshme në qiell dhe shtrihet në drejtimin e yjësisë së Peshqëve, afërsisht 100 milionë vite-dritë larg Tokës.

Kjo pamje është marrë me Spektografin dhe kamerën që studion objektet e zbehta të ESO-s (ESO Faint Object Spectrograph and Camera), të lidhura me teleskopin 3.6 metra në La Silla në Kili. Ajo është bazuar në të dhënat e marra nëpërmjet filtrave B, V, R dhe H-alfa.

Të drejtat:

ESO

Bookmark and Share

Rreth fotografisë

Id:potw1048a
Gjuha:sq
Tipi:Vëzhgim
Data e Publikimit:Nën 29, 2010, 10:00 CET
Përmasat:959 x 959 px

Rreth objektit

Emri:Arp 157, NGC 520
Tipi:• Local Universe : Galaxy : Type : Interacting
• X - Galaxies
Distanca:100 milion vite dritë
Constellation:Pisces

Wallpaper

1024x768
272,1 KB
1280x1024
442,2 KB
1600x1200
621,2 KB
1920x1200
700,3 KB
2048x1536
920,2 KB

Koordinatat

Position (RA):1 24 34.75
Position (Dec):3° 47' 30.00"
Field of view:5.04 x 5.04 arcminutes
Orientimi:Veriu është 0.9° djathtas vertikales
Shikoje në Teleskopin e gjithë botës:
View in WorldWide Telescope

Ngjyra & filtera

BandaGjatësi valeTeleskopi
Optik
B
445 nm ESO 3.6-metre telescope
EFOSC2
Optik
V
551 nm ESO 3.6-metre telescope
EFOSC2
Optik
R
658 nm ESO 3.6-metre telescope
EFOSC2
Optik
H-alpha
1.63 μm ESO 3.6-metre telescope
EFOSC2

Shih dhe