Lazeri dhe vizatimi me dritë
Në një natë të qartë në Bavari, stafi i ESO-s mori pjesë në xhirimin e filmit të ESO-s në njësinë e re kompakte të lazerit që krijon yllin orientues, që shihet i ndezur këtu tek Observatori Publik Allgäu në Ottobeuren Gjermani. Duke përdorur ndriçimin nga celularët e tyre stafi përfitoi nga ekspozimi i gjatë i fotografisë për të vizatuar shkronjat “ESO” me dritë, ndërsa rrinin përballë observatorit. Majtas rrezes vertikale të lazerit mund të shihet Rruga e Qumështit. Afër horizontit mbi observator, mund të shihen gjurmët e pikëzuara të avionëve.Lazeri ka një rreze të fuqishme prej 20 vatësh, dhe për të mbrojtur pilotët dhe pasagjerët është krijuar një zonë ku ndalohet kalimi i avionëve rreth observatorit gjatë natës në orët e vrojtimit. Ky ndalim i trafikut ajror gjatë orëve të vrojtimit është krijuar nga Deutsche Flugsicherung (përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Gjermani).
Yjet drejtues të formuar me anën e lazerit janë yje artificialë të krijuar në atmosferën e Tokës. Lazeri ndez atomet e natriumit në shtresën e atmosferës në lartësinë 90 km duke krijuar një yll artificial, i cili mund të vëzhgohet me teleskop. Të dhënat e marra nga matjet e këtij ylli përdoren në optikën adaptuese për të korrigjuar efektin turbullues të atmosferës gjatë vëzhgimeve.
Në modelin e ri të ESO-s përdoret një lazer i fuqishëm, i cili lëshohet nga një një teleskop i vogël. Ai mund të montohet direkt tek teleskopi i madh. Ky koncept i cili ka marrë patentë dhe është licensuar nga ESO, do të përdoret edhe tek të katër njësitë e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj të VLT-së. Ajo luan dhe një rol kryesor tek njësitë që do të përbëjnë Teleskopin e ardhshëm “European Extremely Large Telescope (E-ELT)”.
Në kohën e filmimit, njësia po bënte disa teste, përpara se të dërgohej në Observatorin e ESO-s në Paranal në Kili, shtëpia e VLT-së.
Lidhje
- Episod në video i ESO-s mbi Yjet Drejtues me Lazer
- Më shumë rreth Njësisë Wendelstein që formon yjet drejtues me anën e lazerit
- Më shumë rreth Observatorit Publik Allgäu
Të drejtat:
ESO/M. Kornmesser
Rreth fotografisë
| Id: | potw1306a |
| Gjuha: | sq |
| Type: | Fotografik |
| Data e Publikimit: | Shk 11, 2013, 10:00 CET |
| Përmasat: | 4928 x 3264 px |
Rreth objektit
| Emri: | Allgäu Public Observatory, Laser Guide Star |
| Type: | • Unspecified : Technology : Observatory : Facility • X - People and Events |


















