Zgjidhni gjuhën tuaj:

Pasqyrë super e hollë në testim tek ESO

Kjo pasqyrë e veçantë e hollë dhe e deformueshme u dërgua tek ESO në Garching, Gjermani, e cila po tregohet këtu gjatë testimeve. Ajo është 1120 milimetra në diametër dhe vetëm 2 milimetra e trashë, shumë më e hollë nga shumica e xhamave të dritareve. Pasqyra është shumë e hollë kështu ajo mund të përkulet mjaftueshëm nga forcat magnetike për t’i ndryshuar formën pjesës reflektuese. Kur të përdoret, forma e sipërfaqes së pasqyrës do të ndryshohet vazhdimisht në sasi shumë të vogla për të korrigjuar efektet deformuese të atmosferës së Tokës me qëllim që të krijojë imazhe edhe më të qarta.

Pasqyra e re dytësore e deformueshme (DSM) do të zëvendësojë pasqyrën dytësore ekzistuese në një nga 4 njësitë e VLT-së. E gjithë struktura dytësore përfshin një grup prej 1170 mekanizmash lëvizës të cilët ushtrojnë forcë tek 1170 magnetët të ngjitur pas pasqyrës së hollë. Pajisjet elektronike të sofistikuara kontrollojnë gjendjen e pasqyrës së hollë. Sipërfaqja pasqyruese mund të deformohet deri në 1000 herë në sekondë nga mekanizmat lëvizës.

Sistemi i plotë DSM u dërgua tek ESO nga kompanitë Italiane Microgate dhe ADS në Dhjetor 2012 duke përfunduar kështu një punë 8 vjeçare përpjekjesh dhe prodhuese. Kjo është pasqyra më e madhe e deformueshme e prodhuar për qëllime astronomie dhe është e fundit e një serie të gjatë prodhimi të pasqyrave të këtij lloji. Eksperienca e madhe e këtyre kontraktorëve tregohet në një performancë të lartë të sistemit si dhe në besueshmërinë e tij. Instalimi tek VLT është planifikuar të nisë në vitin 2015.

Pasqyra (ann12015) është prodhuar nga një kompani Franceze REOSC. Ajo është një shtresë qeramike e cila është lëmuar deri në një formë shumë të saktë. Procesi i prodhimit fillon me një bllok qeramike të tipit Zerodur, mundësuar nga Schott Glass (Germany) e cila është më shumë se 70 milimetra e trashë. Shumë nga ky material hidhet poshtë me qëllim krijimin e një pasqyre të hollë e cila duhet të mbahet me kujdes gjatë gjithë kohës pasi është jashtëzakonisht delikate.

Lidhjet

Të drejtat:

ESO

Bookmark and Share

Rreth fotografisë

Id:potw1307a
Gjuha:sq
Tipi:Fotografik
Data e Publikimit:Shk 18, 2013, 10:00 CET
Përmasat:5616 x 3744 px

Rreth objektit

Tipi:• Unspecified : Technology
• X - Paranal

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
336,5 KB
1280x1024
512,2 KB
1600x1200
705,2 KB
1920x1200
818,3 KB
2048x1536
1,0 MB

Shih dhe