Një shirit dritash - Rruga e Qumështit mbi La Silla
Kjo fotografi panaromike, e bërë nga Alexandre Santerne, tregon një pamje të brendshme të diskut të Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë, si dhe natën e ftohtë të dimrit, me një borë të lehtë në Observatorin e La Silla-s në Kili. Për shkak të pozicionit tonë, të favorshëm, brenda diskut të galaktikës, kjo e fundit duket si një shirit me drita që zgjatet nëpër qiell. Në këtë panoramë, Rruga e Qumështit është harkuar nga projektimi fotografik me kënd të gjerë.
Po të shohim mbi kodër në të majtë të kësaj fotoje gjejmë teleskopin 3.6-meta të ESO-s, shtëpinë e gjahtarit, më të rëndësishëm në botë, të ekzoplanetëve, HARPS (High Accuracy Radial Planet Searcher). Larg në të djathtë është teleskopi Zviceran 1.2-metra Leonhard Euler, i ndërtuar dhe në përdorim nga Observatori i Gjenevës.
Ka shumë arsye se pse La Silla është një vend ideal për vëzhgimin e qiellit të natës në përgjithësi, dhe të Rrugës së Qumështit në veçanti. Së pari, është e vendosur në hemisferën jugore, duke na dhënë një pamjen e rajonit qëndror të galaksisë, një zonë kjo më të pasur me yje, dhe së dyti, ajo është e vendosur larg nga ndotja dritore dhe urbane, në një lartësi prej 2400 metrash mbi nivelin e detit, duke patur netë të errëta dhe atmosferë të qartë.
Alexandre publikoi këtë fotografi në grupin tuaj të ESO-s të fotografive në Flickr. Grupi Flickr rishikohet rregullisht dhe fotot më të mira përzgjidhen për t'u botuar në serinë tonë të Pikturave të Javës, ose në galerinë tonë. Që kur u publikua kjo foto, Alexandre gjithashtu u bë një ambasador i fotografive të ESO-s.
Lidhje
- Kjo fotografi, së bashku me shënimet, në grupin e fotove të Alexandre Santerne’s në Flickr
- Grupi i fotografive në Flickr i Alexandre Santerne
- “Fotografitë tuaja të ESO-s” në grupin Flickr
- Lajmërime mbi "Fotografitë tuaja të ESO-s"
- Ambasadorët e fotografive të ESO-s
ESO/A. Santerne
Rreth fotografisë
Id: | potw1314a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Fotografik |
Data e Publikimit: | Pri 8, 2013, 10:00 CEST |
Përmasat: | 15533 x 3802 px |
Rreth objektit
Emri: | ESO 3.6-metre telescope, Panorama, Swiss 1.2-metre Leonhard Euler Telescope |
Tipi: | Unspecified : Sky Phenomenon : Night Sky : Milky Way |
Formate Fotografish
Wallpaper