Krahë për shkencën fluturim mbi ALMA-n

Kjo fotografi e bukur, e marrë në Dhjetor të vitit 2012, tregon rrjetin e antenave Të ALMA-s “Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s”, projektit më të madh mbi astronominë që ka ekzistuar ndonjëherë. ALMA lokalizohet në Pllajën Chajnantor në Andet e Kilit. Antenat e mëdha janë 12 metra në diametër, ndërsa 12 antenat e vogla, që ndodhen të bashkuara në qendër të fotografisë, kanë një diametër prej 7 metrash. Ato formojnë Rrjetin Kompakt të ALMA-s (ACA). Kur të mbarojë ndërtimi i ALMA-s do të jenë një total prej 66 antenash.

ESO ka nisur një partneritet reklamimi me Projektin Shkencor ORA Wings (Krahët e ORA-s), një organizatë jo fitimprurëse, e cila ofron një mbështetje ajore në reklamimin tek publiku të kompanive dhe organizatave me të cilat ajo bashkëpunon. Projekti i ORA Wings është një udhëtim një-vjeçar rreth botës. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit shkencor ORA Wings Clémentine Bacri and Adrien Normier, fluturojnë me një pajisje shumë të lehtë që nuk e dëmton shumë ambjentin me qëllimin që të ndihmojnë shkencëtarët të shfrytëzojnë ajrin në studimet e tyre nga marrja e mostrave të ajrit, në arkeologji, në vëzhgimin e biodiversitetit deri në modelimin e terrenit në 3D.

Filmimet e shkurtra dhe fotografitë e mahnitshme që janë bërë gjatë fluturimeve janë përdorur për qëllime edukative dhe për reklamimin e kërkimeve lokale. Udhëtimi i tyre nisi në Qershor 2012 dhe do të mbarojë në Qershor 2013 me një shfaqje ajrore në Paris.

Shënime

Rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

Avioni shumë i lehtë është një “Pipistrel Virus SW” që ka fituar çmim tek NASA. Ai përdor vetëm 7 litra karburant për 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.

Lidhje

Krahë për Shkencën

Të drejtat:

Clem & Adri Bacri-Normier (wingsforscience.com)/ESO

Rreth fotografisë

Id:potw1317a
Gjuha:sq
Tipi:Fotografik
Data e Publikimit:Pri 29, 2013, 10:00 CEST
Përmasat:5760 x 3112 px

Rreth objektit

Emri:Atacama Large Millimeter/submillimeter Array
Tipi:• Unspecified : Technology : Observatory : Telescope
• X - ALMA

Image Formats

Großes JPEG
3,7 MB
Publikim JPEG
3,1 MB

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
269,0 KB
1280x1024
424,2 KB
1600x1200
594,0 KB
1920x1200
698,8 KB
2048x1536
907,4 KB

 

Shih dhe