Valëzime përgjatë qiellit Kilian

Në pamje të parë, kjo pamje hipnotizuese mund të duket si valët e ujit të shkaktuara nga një gur që hidhet në një liqen. Në të vërtetë është rezultati i lëvizjes së dukshme të yjeve nëpër qiellin e jugut së bashku me pak magji të përdorur nga fotografi. Kjo fotografi u mor në Cerro Armazones, në majën e malit 3060 metra mbi nivelin e detit, i cili ndodhet në pjesën qëndrore të Shkretëtirës Atacama në Andet e Kilit.

Shiritat e gjatë janë gjurmët e yjeve dhe secila prej tyre shënon rrugën e një ylli të vetëm nëpër qiellin e errët të natës. Duke lënë objektivin e kamerës hapur për një kohë të gjatë, mund të shohim lëvizjet e yjeve që nuk dallohen me sy të lirë. Edhe një kohë e ekspozimit prej 15 minutash është e mjaftueshme për të dhënë këtë efekt. Në këtë rast, fotografi bashkoi shumë ekspozime të shkurtra me qëllim që të formonte këtë imazh përfundimtar. Lentet me fushë shumë të gjerë pamjeje që janë përdorur në këtë seri imazhesh tregojnë polin e jugut në të djathtë të fotos, dhe ekuatorin mbi kullën e shkurtër.

Numri i madh i gjurmëve të yjeve në këtë fotografi tregon gjithashtu për cilësinë e pabesueshme të qiellit të natës në Armazones: atmosfera ka një qartësi ekstreme dhe nuk ka asnjë ndotës dritor falë pozicionit të largët e të vetmuar të majës së malit. Kjo është një nga arsyet se pse ky mal u zgjodh që të jetë shtëpia e syrit më të madh në botë: Teleskopit të ardhshëm Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).

Të drejtat:

ESO/S. Brunier

Bookmark and Share

Rreth fotografisë

Id:potw1321a
Gjuha:sq
Tipi:Fotografik
Data e Publikimit:Maj 27, 2013, 10:00 CEST
Përmasat:4256 x 2832 px

Rreth objektit

Emri:Cerro Armazones
Tipi:• Unspecified : Technology : Observatory
• X - Paranal

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
562,0 KB
1280x1024
999,8 KB
1600x1200
1,5 MB

Shih dhe