Natë me yje në La Silla

Një perde e ndritshme me yje është sfondi i kësaj fotografie të bukur të marrë nga astronomi Håkon Dahle. Personi që qëndron përpara është vetë Håkon, i rrethuar vetëm nga dy nga kupolat e mëdha e të erëta të cilat mbulojnë malin e Observatorit La Silla të ESO-s.

Shumë astronomë profesionalë janë gjithashtu fotografë të mirë – dhe kush mund ti fajësojë ata? Vendet ku ndodhet ESO në shkretëtirën e Atacama-s janë ndër vendet më të mira në Tokë përsa i përket vëzhgimit të yjeve, si dhe për fotografimin e qiellit natën.

Håkon e mori këtë fotografi krahas vëzhgimeve të tij një javore tek teleskopi MPG/ESO 2.2. Gjatë kësaj kohe teleskopi përdorej nga dy grupe vëzhgimi, kështu Håkon kishte shansin të admironte natën me yje  - si dhe ta kapte atë, që ne të tjerët të mund ta shihnim.

Rruga e Qumështit është më e ndritshme në Hemisferën e Jugut sesa në atë të Veriut, sepse jugu i Tokës drejtohet nga qendra e dendur e galaktikës. Por edhe në jug Rruga e Qumështit është e zbehtë. Për shumë nga ne, ndotja nga drita që shkaktohet nga qytetet tona si dhe nga vetë Hëna mund ta mbulojë me dritë ndriçimin e zbehtë të galaktikës sonë, duke e fshehur atë nga pamja.

Një nga veçoritë e Observatorit në La Silla është që ai ndodhet shumë larg nga dritat e qyteteve, duke patur netët më të errëta në Tokë. Atmosfera është gjithashtu shumë e qartë, kështu që nuk ka mjegullime që ta turbullojnë pamjen e qiellit. Qiejt në La Silla janë aq të errët sa mund të shohësh dhe hijet e objekteve të krijuara nga Rruga e Qumështit.

Håkon e postoi këtë fotografi tek grupi i fotografive të ESO-s në Flickr. Grupi në Flickr shikohet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu vendosur tek seria e fotove të Javës, ose në galerinë tonë.

Të drejtat:

ESO/H. Dahle

Bookmark and Share

Rreth fotografisë

Id:potw1333a
Gjuha:sq
Tipi:Fotografik
Data e Publikimit:Gus 19, 2013, 10:00 CEST
Përmasat:4211 x 2832 px

Rreth objektit

Tipi:• Unspecified : Sky Phenomenon : Night Sky
• X - La Silla

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
454,0 KB
1280x1024
738,2 KB
1600x1200
1,0 MB

Shih dhe