Toconao i parë nga sipër

Fshati i vogël i Toconao-s është vendbanimi më i afërt me projektin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në lidhje me astronominë, ALMA [1], Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik i Atakamës). Toconao ka më pak se 800 banorë dhe ndodhet 2475 metra mbi nivelin e detit në një oaz natyror të ushqyer nga një lumë që buron nga një mal i vogël në rrethinën e shkretëtirës më të thatë në botë, Atakamës. Lumi nuk ka ujë gjithë vitin, por fermerët vendas në mënyrë të zgjuar kanë ndërtuar një rrjet digash dhe kanalesh për të rregulluar rrjedhjen e ujit në mënyrë që të kenë prodhime bujqësore gjatë gjithë vitit.

Kur shohim me kujdes në këtë foto, vihen re që disa ndërtesa janë bërë më material tradicional si qerpiç dhe gurë vullkanik, si Kisha e San Lukas-it dhe Kulla Bell, poshtë majtas në foto.

Krahas punës së tyre shkencore stafi i ALMA-s ka punuar dhe me të moshuarit e Atacameño-s në Toconao dhe në zonat e tjera për të mësuar mbi vizionin e tyre mbi Universin, me qëllimin që të ruajnë trashëgiminë e tyre shkencore dhe kulturore për brezat që do të vijnë.

Gjithashtu ALMA ka mbështetur një plan për përmirësimin edukativ në Shkollën publike E-21, në Toconao, që në vitin 2008. Ky plan, i miratuar nga komuniteti, është fokusuar në përmirësimin e arsimit në drejtimin shkencor dhe në gjuhën angleze.

Kjo foto u mor nga lart nga dy anëtarë të ekuipazhit të “ORA Wings” Clémentine Bacri dhe Adrien Normier, gjatë një projekti shkencor. Ata po fluturojnë me një aeroplan special ekologjik shumë të lehtë [2] në një udhëtim një vjeçar rreth botës për të ndihmuar shkencëtarët që nga matjet e ajrit deri tek arkeologjia, vëzhgimet mbi biodiversitetin dhe modelimin e terrenit në 3D.

ESO aktualisht ka një partneritet informimi me këtë organizatë jo-fitimprurëse. Filmime të shkurtra dhe fotografi mbresëlënëse të marra gjatë fluturimeve do të përdoren për qëllime edukative dhe për promovimin e kërkimeve lokale. Fluturimet e tyre nisën në Qershor 2012 dhe do të mbarojnë në Korrik 2013 me një ulje në Paris Air Show.

[1] Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Radio Astronomisë (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

[2] Mjeti fluturues shumë i lehtë është një ‘Pipistrel Virus SW 80’ i NASA-s ka fituar çmim. Ai harxhon vetëm 7 litra karburant në 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.

Të drejtat:

Clem & Adri Bacri-Normier (wingsforscience.com)/ESO

Rreth fotografisë

Id:potw1337a
Gjuha:sq
Tipi:Fotografik
Data e Publikimit:Sht 16, 2013, 10:00 CEST
Përmasat:5624 x 3712 px

Rreth objektit

Emri:Wings for Science
Tipi:• Unspecified
• X - Chile

Image Formats

JPEG grande
7,5 MB
Publikim JPEG
6,1 MB

E zmadhueshme


Wallpaper

1024x768
523,0 KB
1280x1024
845,8 KB
1600x1200
1,2 MB
1920x1200
1,3 MB
2048x1536
1,8 MB

 

Shih dhe