Marrëdhëniet me Industrinë

Shkencëtarët dhe inxhinierët e ESO-s punojnë aktivisht me kolegët e tyre të Industrisë Evropiane dhe me institucione të tjera kërkimore Evropiane për të zhvilluar teknologjitë e nevojshme për të ardhmen. Në fakt, industria Evropiane luan një rol jetësor në realizimin e projektit të ESO-s. Pa një pjesëmarrje aktive dhe entuziaste të partnerëve pjesëmarrës nga të gjithë vendet anëtare dhe të Kilit, këto projekte nuk do ishin të mundura. Transferimi i Teknologjisë rrit vlerën e kërkimeve të ESO-s dhe aktiviteteve të zhvillimit të shoqërisë në tërësi, dhe veçanërisht të shteteve anëtare të ESO-s.

Disa nga këto aktivitete të R&D përfshijnë të rejat e sistemeve optiko-mekanike dhe optiko-elektrike, dhe me një kontrollim dhe drejtim me saktësi jashtëzakonisht të lartë të pajisjeve të rënda. Të tjerat përfshijnë harduerë dhe softuerë për instrumentet komplekse të teleskopëve që do të përdoren për analizat matematike të avancuara të fotografive, si dhe për të mbajtur, arkivuar dhe për të ripërdorur sasi të mëdha të dhënash. ESO ka zhvilluar ‘optikën aktive’ dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj për përdorime civile. Sistemet e optikës adaptive (AO) nuk janë me rëndësi kryesore për teleskopët e gjeneratës së ardhshme, por tani (AO) ka hyrë në përdorimin kryesor të inxhinierisë optike. Për shembull, sot, teknika e ndjeshmërisë së frontit primar të valëve është përhapur gjithashtu në mjekësinë moderne duke patur lidhje me operacionet me lazer për korrigjimet e aberracioneve në sy.

Gjithashtu në fushën e zhvillimit teknologjik, ESO mban lidhje të afërta me shumë grupe kërkimore në institutet e universiteteve të vendeve anëtare dhe më gjerë. Kështu astronomët e vendeve anëtare janë shumë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e instrumenteve shkencore për VLT/VLTI, si dhe për teleskopët e tjerë ekzistues po ashtu edhe për teleskopët që janë planifikuar për t’u ndërtuar. Zhvillimi i instrumenteve ofron mundësi të rëndësishme për qendrat e shkëlqyera kërkimore kombëtare, duke tërhequr shumë shkencëtarë dhe inxhinierë të rinj.