Kids

eso1309sq — Foto për publikim

Duke fshirë pluhurin nga një karavidhe kozmike

Një foto në infra të kuqe nga VISTA e NGC 6357

20 Shkurt 2013, Tirana

Një imazh i ri nga teleskopi VISTA i ESO-s na shfaq një peisazh resh ndriçuese të formuara nga gazet dhe fashat e pluhurit që rrethojnë yjet e rinj e të nxehtë. Imazhi në infra të kuqe na shfaq një pamje befasuese të një inkubatori yjor, të njohur si NGC 6357. Kjo foto u mor si një pjesë e një kërkimi të VISTA-s, e cila tani për tani po skanon Rrugën e Qumështit me qëllimin që të krijojë një hartë të strukturës së galaktikës sonë dhe të shpjegojë se si u formua ajo.

Një imazh i ri nga teleskopi VISTA i ESO-s na shfaq një peisazh resh ndriçuese të formuara nga gazet dhe fashat e pluhurit që rrethojnë yjet e rinj e të nxehtë. Imazhi në infra të kuqe na shfaq një pamje befasuese të një inkubatori yjor, të njohur si NGC 6357. Kjo foto u mor si një pjesë e një kërkimi të VISTA-s, e cila tani për tani po skanon Rrugën e Qumështit me qëllimin që të krijojë një hartë të strukturës së galaktikës sonë dhe të shpjegojë se si u formua ajo.

Me një largësi prej 8000 vitesh dritë nga ne, në konstelacionin e Shigjetarit, NGC 6357 - ndonjëherë e mbiquajtur Mjegullnaja e Karavidhes [1] për shkak të pamjes së saj në fotogrgafitë e bëra në dritën e dukshme - është një zonë e mbushur me re gazi dhe shtresa pluhuri të errëta. Këto re po krijojnë yje, duke përfshirë dhe yje të nxehtë masivë, të cilët shkëlqejnë në ngjyrën e bardhë e blu në dritën e dukshme nga syri i njeriut.

Kjo foto në infra të kuqe nga teleskopi VISTA (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy) në Observatorin Paranal në Kili. Pamja në foto është vetëm një pjesë e vogël e një kërkimi gjigand të quajtur VVV (VISTA Variables in the Vía Láctea), e cila po vëzhgon pjesën qendrore të Galaktikës (eso1242). Fotografia e re na shfaq një pamje shumë të ndryshme nga ajo që shihet me dritën e dukshme – siç është imazhi i marrë me teleskopin Danez 1.5-m në La Silla – meqë rrezatimi infra i kuq mund të depërtojë shumicën e reve që mbulojnë objektin [2].

Një nga yjet më të ndritshëm të NGC 6357, i njohur si Pismis 24-1, mendohej se ishte ylli më masiv i njohur – u zbulua se aktualisht përbëhet të paktën nga tre yje masivë të ndritshëm, secili me masë më pak se 100 herë masën e Diellit tonë. Megjithatë, këto yje kanë masë të madhe nga më masivët në Rrugën e Qumështit. Pismis 24-1është objekti më i ndritshëm në grumbullimin Pismis 24, një grup yjesh të cilët mendohet se janë formuar në të njëjtën kohë në NGC 6357.

VISTA është teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm kërkimor i ndërtuar ndonjëherë dhe është dedikuar për studimin e qiellit në dritën infra të kuqe. Kërkimi studimor VVV po skanon qendrën e galaktikës dhe disa zona të planit të galaktikës sonë për të krijuar një koleksion gjigand të dhënash të cilat do të ndihmojnë astronomët për të zbuluar më shumë rreth origjinës, fillimeve të formimit të galaktikës, si dhe strukturës së Rrugës së Qumështit.

Disa pjesë të NGC 6357 gjithashtu janë vëzhguar nga NASA/ESA Hubble Space Telescope (heic0619a) dhe nga ESO’s Very Large Telescope (eso1226a). Të dy teleskopët kanë fotografuar në dritën e dukshme shumë pjesë të kësaj zone – po të krahasojmë  këto imazhe me pamjet në infra të kuqe dalin shumë ndryshime. Në zonën infra të kuqe shtëllungat e mëdha të materialeve me ngjyrë të kuqe janë shumë të pakta, me breza të valëzuar gazesh lejla që zgjaten jashtë mjegullnajës në drejtime të ndryshme.

Shënime

[1] Emri informal i Mjegullnase së Karavidhes gjithashtu i është vënë zonës së mrekullueshme yllformuse

Emri “Mjegullnaja e Karavidhes” në mënyrë informale është përdorur gjithashtu edhe për zonën e mrekullueshme ku formohen yjet Messier 17(eso0925), megjithëse ky objekt më shpesh quhet Mjegullnaja e Omegës.

[2] Vëzhgimet ne infra te kuqe mund të na japin pamje, të cilat nuk mund te shihen në fotot e marra në dritën e dukshme, Për shembull ngaqë një objekt është shumë i ftohtë, i zënë nga re të trasha, ose është shumë larg që do të thotë që drita e tij është spostuar shumë drejt ngjyrës së kuqe të spektrit nga zgjerimi i Universit.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishme në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, La Silla, Paranal, E-ELT & Survey Telescopes Press Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1309.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1309sq
Emri:NGC 6357
Tipi:• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
Facility:Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy

Fotografitë

The Lobster Nebula seen with ESO’s VISTA telescope
The Lobster Nebula seen with ESO’s VISTA telescope
vetëm në Anglisht
The stellar nursery NGC 6357 in the constellation of Scorpius
The stellar nursery NGC 6357 in the constellation of Scorpius
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the area of NGC 6357
Wide-field view of the area of NGC 6357
vetëm në Anglisht
Comparison of VISTA image of NGC 6357 with a visible light image
Comparison of VISTA image of NGC 6357 with a visible light image
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on a VISTA infrared image of NGC 6357
Zooming in on a VISTA infrared image of NGC 6357
vetëm në Anglisht
Comparison of VISTA image of NGC 6357 with a visible light image
Comparison of VISTA image of NGC 6357 with a visible light image
vetëm në Anglisht

Shih dhe