Zgjidhni gjuhën tuaj:
italiano Nederlands español English Íslenska Русский
Bringing news from across the Universe to children all around the world

Karkaleci i detit në qiell

20 Shkurt 2013

Astronomia është çelësi jonë me të cilin zbulojmë sekretet e kozmosit, nuk është vetëm marrja e fotografive, megjithese ne i pëlqejmë ato! Në këtë foto të mahnitshme e qiellit ndodhet mjegullnaja e Karavidhes (karkalecit të detit). Kjo fotografi u mor gjatë një kërkimi studimor që kryhet me anën e një teleskopi të quajtur VISTA. Ky studim do të krijojë hartën e galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, si dhe do të na ndihmojë të zbulojmë se si është formuar ajo.

Kjo foto tregon një zonë të hapsirës të mbushur me re të mëdha gazi e shtresa pluhuri të errët që përhapen në të gjithë zonën, këto quhen mjegullnaja. Këto re kanë yje që lindin e rriten brenda tyre, të cilat kanë ngjyrë blu në të bardhë kur shihen me dritën e dukshme për syrin e njeriut. Sidoqoftë, VISTA e sheh qiellin nën dritën infra të kuqe, një lloj drite kjo të cilën syri i njeriut nuk e shikon. Po të krahasojmë fotot që janë marrë në dritën e dukshme me ato në infra të kuqe të marra nga VISTA shihet një dallim shumë i madh. Hidhini një sy kësaj dhe ju do të kuptoni pse kjo mjegullnajë ka atë emër.

Një pikë e ndritshme drite e quajtur 'Pismis 24-1' mund të shihet afër qendrës së fotos. Për një kohë të gjatë astronomët besonin se ishte ylli më masiv në të gjithë qiellin, ai ka rreth 300 herë më shumë lëndë sesa Dielli ynë. Me foton në infra të kuqe u pa se ishin tre yje të tillë të mëdhenj e të ndritshëm! Megjithatë, të tre këto yje janë nga më të mëdhenjtë që njihen në Galaktikën tonë.

Fakt kurioz: Disa shkencëtarë mendojnë se 2 nga 3 yje janë yje shumfish si Pismis 24-1. Është e vështirë të jesh i sigurtë sepse të dallosh yjet që janë pranë njëri-tjetrit ësthë shumë e vështirë. Por, ne dimë që rreth gjysma e sistemeve të tjera diellore, që njihen sot, përmbajnë më shumë se një yll!

Ky është në një versioni për fëmijë i publikimit të ESO-s eso1309..