Zgjidhni gjuhën tuaj:
Deutsch Deutsch italiano Nederlands Português español English Íslenska Русский
Bringing news from across the Universe to children all around the world

Urime - është një planet!

28 Shkurt 2013

Kur një grua është për të lindur, ajo duhet të shkojë tek doktorri për një vizitë me ultratinguj, atje doktorrët me anën e ultratingujve shohin bebin, i cili rritet brenda saj. Tani astronomët, rastësisht, kanë kryer një veprim të ngjashëm tek një yll i afërt ! Ndërsa ato po shihnin në diskun gazor që rrethon yllin, u habitën kur panë një planet bebe që po zhvillohej brenda resë! Për herë të parë një planëet është parë në këtë fazë të herët të jetës së tij. Kjo pikturë është një përafrim artistik se si mund të duket ky planet po ti afrohemi afër tij.

Astronomët i quajnë planetët jasht sistemit tonë diellor “ekzoplanetë”. Kërkimi për ekzoplanetë është një nga temat më interesante në astronomi për momentin. Rreth 850 ekzoplanetë janë zbuluar deri tani, por fotografimi i tyre drejt për drejt është akoma shumë i rrallë. Kjo sepse planetët janë shumë më të errët sesa yjet dhe zakonisht janë të mbytur nga drita e yllit. Është e ngjashme me vëzhgimin e një aeroplani që kalon shumë pranë Diellit.

Dihej dhe më parë se ky yll kishte një planet që rrotullohej rreth tij afërsisht 6 herë më larg se Toka Diellit. Planeti i ri ndodhet rreth 10 herë më larg! Dhe megjithëse planeti është akoma shumë i ri, ai nuk është i vogël – sipas llogaritjeve diametri i planetit është i ngjashëm me atë të Jupiterit, në të cilin mund të fusim rreth 1000 herë planetin tonë.

Astronomët mendojnë se planetët gjigandë rriten duke thithur pluhurin dhe gazin që mbetet pasi është formuar ylli. Vëzhgimet e reja e mbështesin këtë fakt: planeti ndodhet thellë në diskun e gazit që rrethon yllin, dhe atje ka shumë vende ku planetët dhe ylli janë duke bashkëvepruar drejt për drejt me njëri-tjetrin.

Fakt i bukur: Ekzoplanetit më të madh të zbuluar i është vënë emri 'CD-35 2722'. Ky gjigand është rreth 10,000 herë më i madh sesa Toka jonë!

Ky është në një versioni për fëmijë i publikimit të ESO-s eso1310..