Bringing news from across the Universe to children all around the world

Qirinjtë Kozmikë hedhin dritë mbi përmasat e Universit

06 Mars 2013

Për 100 vjet me radhë, astronomët janë munduar të gjejnë distancën e saktë të galaktikës më të afërt, Resë së Madhe të Magelanit. Të masësh distancat në Universin e gjerë është një punë e vështirë: ne nuk mund të udhëtojmë me një metër me vete, por dhe metri jonë duhet të jetë shumë i gjatë! Sidoqoftë, astronomët kanë përdorur disa metoda të zgjuara për t’i matur këto distanca, duke përdorur vetëm dritën.

Duke përdorur këtë teknikë ne sot dimë me shumë saktësi distancën e fqinjit tonë të afërt: është 163 000 vjet dritë larg nesh! Kjo do të thotë se në qoftë se ju mund të ecni me shpejtësinë e dritës – me sa dimë shpejtësia më e madhe që mund të arrijë një objekt sot – do të dojë 163 000 vjet për të arritur atje! Të gjesh distancën e saktë të Resë së Madhe të Magelanit është një arritje e madhe, sepse distanca e yjeve në atë galaktikë mund të përdoret për të gjetur largësitë e galaktikave edhe më të largëta.

Kur masin përmasat e Universit, astronomët përdorin ‘qirinjtë standard’. Këto janë objekte astronomikë, të cilëve u njihet ndriçimi. Në qoftë se njohim distancën e këtyre ‘qirinjve standard’ të afërt – si p.sh. në Renë e Madhe të Magelanit – ne mund të nxjerrim distancat e objekteve të ngjashëm (qirinjve standartë) që ndodhen shumë më larg. Kjo ndodh sepse objektet që janë më larg duken më të zbehtë, por sa më saktë të njohim largësinë e këtyre objekteve në Renë e Madhe të Magelanit aq më saktë do të njohim edhe objektet e ngjashme që janë shumë më larg.  Tani që ne e dimë distancën e saktë të saj, ne mund të përcaktojmë me shumë saktësi distancat e galaktikave shumë më të largëta në Univers.

Një fakt i bukur: Përvec Mërkurit dhe Afërditës, të gjithë planetet në Sistemin tonë Diellor kanë satelitë natyrorë, të njohur me emrin “hëna”. Është interesante, që galaktika jonë – Rruga e Qumështit – gjithashtu ka disa satelitë natyrorë që rrotullohen rreth saj. Këto satelitë quhen “galaktika xhuxhe”, sepse ato janë shumë më të vogla se galaktikat normale si e jona. Reja e madhe e Magelanit është njëra nga këto.

Ky është në një versioni për fëmijë i publikimit të ESO-s eso1311..