Zgjidhni gjuhën tuaj:
Nederlands Português español English italiano español Íslenska
Bringing news from across the Universe to children all around the world

Si të biesh në sy

20 Mars 2013

Në vitin 1999, kjo galaktikë po endej qetësisht në hapsirë. Por në një moment të caktuar kjo qetësi u trondit nga një shpërthim spektakolar. Ishte fundi i jetës së një ylli gjigand. Ky lloj shpërthimi është një nga ngjarjet më të fuqishme në natyrë. Ne i quajmë këto shpërthime ”supernova”, dhe kjo ishte më e ndritshme sesa e gjithë galaktika ku ajo ndodhet.

Kjo pamje mahnitëse e galaktikës së afërt u mor nga astronomët. Ata, duke studiuar pasojat e shpërthimit, panë zbehjen e ndriçimit të shpërthimit në mënyrë të ngadaltë gjatë viteve që pasuan. Ajo është zbehur aq shumë sa mezi dallohet në foto. Përveç faktit që supernova është kaq e zbehtë, astronomët përsëri kanë gjetur mënyrën për të zbuluar disa detaje rreth yllit që shpërtheu. Ai ishte shumë i madh përpara se të shpërthente – me masë pak më të madhe se 8 Diej!

Kjo fotografi mund të mos e tregojë dritën e fortë të supernovës, por ajo tregon disa veçori interesante. Kjo galaktikë njihet si një “galaktikë spirale”, e ngjashme me Rrugën e Qumështit. E emëruar kështu për shkak të krahëve në formë spirale të cilat shihen që përhapen nga qendra e ndritshme e galaktikës. Krahët spirale në këtë fotografi ndriçohen nga yjet blu të ndritshëm, re gazi të ndritshme dhe grumbuj pluhuri të errëta.

Një fakt interesant: Një supernova mund të çlirojë më shumë energji se Dielli gjatë gjithë jetës së tij. Ndërkohë që mosha e Diellit tonë llogaritet rreth 10 miliard vjet!

Ky është në një versioni për fëmijë i publikimit të ESO-s eso1315..