Zgjidhni gjuhën tuaj:
Nederlands Português español English español Íslenska Русский
Bringing news from across the Universe to children all around the world

Një grup bebesh të porsalindur

27 Mars 2013

Universi është një lagje e vjetër; mosha e saj është rreth 13.8 miliard vjeçare. Galaktika jonë rruga e Qumëstit, gjithashtu është e vjetër, disa nga yjet e saj janë më shumë se 13 miliard vjeçarë. Por, përsëri është një vend aktiv, me objekte të rinj që formohen dhe që shkatërrohen. Në këtë foto, ju mund të shikoni një grup të sapoardhurish tek lagjja jonë yjore.

Por sa të rinj janë këto yje fëmijë në të vërtetë? Del që mosha e saktë e tyre nuk është shumë e qartë, por astronomët mendojnë se ajo varion nga 20 – 35 milion vjet. Kjo mund të mos duket shumë e re apo jo? Pra dhe njëherë, Dielli jonë është 4600 vjeçar, dhe ai nuk ka arritur akoma moshën e tij mesatare. Kjo do të thotë se në qoftë se ju e imagjinoni ju Diellin si një person 40 vjeçar, yjet e ndritshëm në fotografi janë bebe tre muajshe!

Shumica e yjeve nuk lindin vetëm. Ato lindin së bashku me dhjetra mijëra yje të tjerë, në ‘bashkësi’. Të gjithë yjet në një bashkësi formohen nga i njëjti material afërsisht në të njëjtën kohë. Kjo fotografi tregon një grumbullim të hapur yjesh. Grumbullimi zakonisht jeton vetëm për një kohë të shkurtër, deri kur yjet që e formojnë, largohen nga njëri-tjetri përgjithmonë. Por ka një diçka të çuditshme në këtë grumbullim: ka 1 ose 2 yje të verdhë e të kuq, të cilët janë shumë të vjetër. A mund ti dalloni?

Fakt i veçantë: Një nga grumbullimet më të vjetra të Messier 67. Ajo ka një moshë prej 3.7 miliard vitesh! Astronomët mendojnë se ajo ka jetuar kaq gjatë sepse ajo ndodhet në një zonë të izoluar të Rrugës së Qumështit, kështu nuk ka patur ndonjë objekt të rëndë afër tij që t’ia largojë yjet nga grupimi.

Ky është në një versioni për fëmijë i publikimit të ESO-s eso1316..