eso1321sq — Foto për publikim

Shiritat e zjarrta të fshehura të Orionit

15 Maj 2013

Kjo pamje e re e reve kozmike në konstelacionin e Orionit na tregon se ç’është një shirit zjarri në qiell. Ky ndriçim portokalli përfaqëson dritën e zbehtë që vjen nga thërrmijat e ftohta të pluhurit ndëryjor, në gjatësitë e valëve të dritës shumë më të gjata nga ato që mund të shohë syri i njeriut. Ato gjithashtu u vëzhguan nga “Atacama Pathfinder Experiment” (APEX) që është në përdorim të ESO-s në Kili.

Re gazi dhe pluhuri ndëryjor që janë lënda e parë nga ku formohen yjet. Por, këto thërmija pluhuri të vogla na bllokojnë të shikojmë se çfarë shtrihet pas reve – të paktën në gjatësitë e dukshme të valëve të dritës – duke vështirësuar vrojtimet e yjeve në fazat e formimit të tyre.

Prej kësaj astronomët kanë nevojë të përdorin instrumente të cilat janë të afta të shohin gjatësi të tjera të valëve të dritës. Thërmijat e pluhurit, në gjatësitë nënmilimetrike të valëve të dritës, në vend që të bllokojnë dritën, ndriçojnë për shkak të temperaturave të tyre në pak dhjetra gradë mbi zeron absolute [1]. Teleskopi APEX me kamerën e tij që detekton valët nënmilimetrike LABOCA, që ndodhet në lartësinë 5000 metra mbi nivelin e detit në Pllajën Chajnantor në andet e Kilit, është një pajisje ideale e këtij lloji për këto vëzhgime.

Kjo fotografi spektakolare tregon vetëm një pjesë të së ashtuquajturës Re Molekulare komplekse e Orionit në konstelacionin e Orionit (Gjuetari). Një vend i pasur ku shkrihen mjegullnaja të ndritshme, yje të rinj e të nxehtë dhe re të ftohta pluhuri. Zona për të cilën po flasim shtrihet në një hapsirë prej qindra vitesh-dritë dhe ndodhet  rreth 1350 vjet-dritë larg nesh. Ndriçimi në ngjyrë portokalli që shohim i përket valëve nënmilimetrike të dritës ndërsa mbi të është mbivendosur pamja normale e dukshme për syrin e njeriut.

Kjo re e madhe në pjesën e sipërme në të djathtë të fotos është Mjegullnaja e mirënjohur e Orionit, e quajtur gjithshtu dhe Messier 42. Ajo mund të shihet me sy të lirë si një njollë e vogël në mes të shpatës së Orionit. Mjegullnaja e Orionit është pjesa më e ndritshme e gjithë zonës së madhe ku formohen yje si dhe është vendi më i afërt me Tokën, në të cilin formohen yje.

Retë e pluhurit formojnë shirita, shtresa, dhe sfera si rezultat i proceseve që përfshijnë ngjeshjet gravitacionale dhe efektet e erërave yjore. Këto erëra janë rryma gazi të nxjerra nga atmosferat e yjeve, të cilat fuqi të mjaftueshme për ti dhënë formë reve rrotull tyre në forma nga më të ndërlikuarat që shihen këtu.

Astronomët kanë përdorur këto të dhëna si dhe të dhëna të tjera nga APEX së bashku me fotografitë nga Observatori Hapsinor Herschel i ESA-s, për të kërkuar në vendin e Orionit për protoyje – një fazë e hershme në procesin e formimit të yjeve. Deri tani ata kanë mundur të gjejnë 15 objekte që duken shumë të ndritshëm në gjatësi të gjata të valëve të dritës sesa në ato të shkurtra. Objektet e reja dhe të rralla të zbuluara janë disa nga protoyjet më të rinj të zbuluar deri më sot, duke i bërë astronomët të shohin momentin se kur fillon të formohet një yll.

Shënime

[1] Shumica e rrezatimit tek objektet më të nxehtë rrezatohet në gjatësitë e shkurtra të valëve të dritës ndërsa tek yjet e ftohtë tek gjatësitë e gjata të valëve të dritës. Për shembull: yjet shumë të nxehtë (me temperatura rreth 20 000 gradë Kelvin) duken blu dhe yjet e ftohtë (me temperaturë rreth 3000 gradë Kelvin) duken të kuq. Maksimumi i rrezatimit tek një re me gaz me temperaturë vetëm 10 gradë Kelvin është në gjatësitë shumë të gjata të valëve të dritës – rreth 0.3 milimetra – në pjesën e spektrit ku APEX është shumë i ndjeshëm.

Më shumë informacion

Kërkimi për protoyje në këtë zonë përshkruhet në botimin “A Herschel and APEX Census of the Reddest Sources in Orion: Searching for the Youngest Protostars” nga A. Stutz et al., në revistën e Astrofizikës.

Vëzhgimet e APEX-it të përdorura në këtë fotografi u drejtuan nga Thomas Stanke (ESO), Tom Megeath (Universiteti i Toledos, USA), dhe Amelia Stutz (Max Planck Institute for Astronomy, Heidelberg, Germany). APEX është bashkëpunim midis Institutit Max Planck për Radio Astronominë (MPIfR), Observatorit Hapsinor të Onsala-s (OSO) and ESO. Përdorimi i APEX-it në Chajnantor i është besuar ESO-s.

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci, Eva Ikonomi
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Amelia Stutz
Max Planck Institute for Astronomy
Heidelberg, Germany
Tel: +49 6221 528 412
E-mail: stutz@mpia.de

Thomas Stanke
ESO
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6116
E-mail: tstanke@eso.org

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1321.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1321sq
Emri:Orion Molecular Cloud
Tipi:• Milky Way : Nebula : Appearance : Dark
Facility:Atacama Pathfinder Experiment
Science data:2013ApJ...767...36S

Fotografitë

Mjegullnaja e Orionit, vendi ku formohen yjet, e parë me APEX
Mjegullnaja e Orionit, vendi ku formohen yjet, e parë me APEX
Duke treguar zonën ku është marrë fotografia e APEX-it në konstelacionin e Orionit
Duke treguar zonën ku është marrë fotografia e APEX-it në konstelacionin e Orionit
Fotografi me fushë të gjerë pamjeje e një pjese të Orionit në dritë të dukshme
Fotografi me fushë të gjerë pamjeje e një pjese të Orionit në dritë të dukshme

Videot

Duke zmadhuar pamjen e marrë me APEX ku shfaqet një pjesë e mjegullnajës së Orionit
Duke zmadhuar pamjen e marrë me APEX ku shfaqet një pjesë e mjegullnajës së Orionit
Vështrim nga afër në foton e marrë me APEX ku shfaqet një pjesë e Mjegullnajës së Orionit
Vështrim nga afër në foton e marrë me APEX ku shfaqet një pjesë e Mjegullnajës së Orionit

Shih dhe