eso1322sq — Foto për publikim

Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s feston 15 vite të Suksesshme

23 Maj 2013

Me këtë pamje të re të mrekullueshme të një vendi ku po formohen yje të rinj ESO feston 15 vjetorin e Teleskopit Shumë të Madh – instrumentit optik më të avancuar në botë. Kjo fotografi na tregon re të trasha pluhuri të vendosura përpara gazit që ndriçon me ngjyrë rozë që njihet nga astronomët si IC 2944. Këto re opake ngjajnë si pika boje që notojnë në një koktejl luleshtrydhesh, format e tyre të çuditshme janë skalitur nga rrezatimi i fuqishëm që vjen nga yjet e rinj e të ndritshëm që ndodhen pranë tyre.

Me këtë fotografi të re festojmë një përvjetor të rëndësishëm të Teleskopit Shumë të Madh – kanë kaluar 15 vjet që nga “drita e parë” e marrë në një nga 4 njësitë e tij, më 25 Maj 1998. Që nga ajo kohë të katra njësitë janë bashkuar nga katër Teleskopët e vegjël ndihmës “Auxiliary Telescopes” duke formuar Interferometrin VLT (VLTI). VLT është një nga konstruksionet më produktive të ndërtuara në sipërfaqen e tokës që përdoren në astronomi. Në vitin 2002 u bënë më shumë se 600 publikime shkencore të bazuara nga të dhënat e marra nga VLT dhe VLTI (ann13009).

Retë ndëryjore prej pluhuri dhe gazi janë maternitetet ku lindin dhe rriten yje të rinj. Fotografia e re tregon një prej tyre, IC 2944, që na shfaqet si një sfond rozë i ndritshëm [1]. Kjo është fotografia më e qartë e marrë ndonjëherë nga sipërfaqja e tokës [2]. Këto re ndodhen rreth 6500 vjet-dritë larg në konstelacionin jugor të Centaurit (The Centaur). Kjo pjesë e qiellit është shtëpi e shumë mjegullnajave të tjera të ngjashme të cilat janë vëzhguar nga astronomët për të studiuar mekanizmat e formimit të yjeve.

Mjegullnajat rrezatuese si IC 2944 janë të përbëra kryesisht nga gazi i hidrogjenit i cili ndriçon në një ngjyrë të kuqe të dallueshme, për shkak të rrezatimit intensiv të shumë yjeve të ndritshëm të sapolindur. Kundrejt këtij sfondi të ndritshëm duken qartë njollat e errëta të pluhurit, re të ftohta që njihen si grumbullimet Bok. Ato janë quajtur për nder të astronomit Amerikano-Gjerman, i cili ishte i pari që u dha rëndësi atyre në vitet 1940 si zona të mundshme yll-formuese. Ky grup i veçantë është quajtur grumbullimi Thackeray [3].

Grumbullimet e mëdha Bok në zona më të qeta zakonisht ngjeshen duke formuar yje të rinj, por grumbullimet në këtë zonë janë nën bombardimin e fuqishëm të rrezatimit ultravjollcë që lëshojnë yjet e rinj e të nxehtë që ndodhen pranë tyre. Ato gjithashtu po shpërbëhen dhe copëtohen, si pikëlat e gjalpit të shkrirë në tiganin e nxehtë. Ka shumë të ngjarë që grumbullimet e Thackeray-t të shkatërrohen përpara se ato të ngjeshen dhe të formojnë yje.

Grumbullimet e Bok-ut nuk janë të lehta për t’u studiuar. Astronomët e kanë të vështirë të shohin atë që ndodh në brendësinë e tyre sepse ato nuk janë transparente kur shihen me dritë të dukshme, prandaj nevojiten mjete të tjera për të zbuluar sekretet e tyre – për shembull, vëzhgimet në ultrajollcë ose në pjesën nënmilimetrike të spektrit, në të cilën retë e pluhurit, që kanë një temperaturë vetëm disa gradë mbi zeron absolute, duken të ndritshme. Këto lloj studimesh të grumbullimeve të Thackeray-t kanë konfirmuar që tani për tani nuk ka ndonjë formim yjesh në brendësinë e tyre.

Kjo pjesë e qiellit është fotografuar më parë nga NASA/ESA Hubble Space Telescope (opo0201a). Pamja e re nga instrumenti FORS tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kilin e veriut [4] mbulon një pjesë më të gjerë të qiellit në krahasim me fotografinë e Habllit dhe tregon një fushë pamje më të gjerë të vendit ku po formohen yje.

Shënime

[1] mjegullnaja IC 2944 shoqërohet me një grumbullim të ndritshëm yjor IC 2948 dhe e gjithë zona lidhet me të dyja këto objekte. Në foto duket shumica e yjeve të këtyre grumbullimeve të mëdha.

[2] Resolucioni i ngjyrës blu në këtë foto me ngjyra të bashkuara ishte më i mirë se 0.5 arksekonda, shumë e mirë për një teleskop në sipërfaqen e tokës.

[3] Këto u zbuluan nga Afrika e Jugut nga astronomi Anglez A. David Thackeray në vitin 1950.

[4] Kjo fotografi është bërë nga programi: “ESO Cosmic Gems”, një iniciativë, me qëllim reklamimi, për prodhimin e imazheve të objekteve interesante, intriguese apo tërheqës për syrin e njeriut duke përdorur teleskopët e ESO-s, për qëllime edukative dhe reklamimi tek publiku. Programi përdor teleskopin në kohën kur ai nuk përdoret për qëllime shkencore. Të gjitha të dhënat e marra mund të jenë të disponueshme për qëllime shkencore, dhe u janë dhënë në përdorim astronomëve nëpërmjet arkivit shkencor të ESO-s.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Programi “Cosmic Gems” i ESO-s

Fotot e Teleskopit Shumë të Madh “Very Large Telescope”

Foto të marra me anën e Teleskopit Shumë të Madh “Very Large Telescope”

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1322.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1322sq
Emri:IC 2944, IC 2948
Tipi:• Milky Way : Star : Grouping : Cluster : Open
• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
Facility:Very Large Telescope

Fotografitë

Teleskopi Shumë i Madh fotografon duke festuar 15 vjetorin e aktivitetit të tij, fotografon vendin ku lindin yje
Teleskopi Shumë i Madh fotografon duke festuar 15 vjetorin e aktivitetit të tij, fotografon vendin ku lindin yje
Pesëmbëdhjetë vjet me Teleskopin Shumë të Madh
Pesëmbëdhjetë vjet me Teleskopin Shumë të Madh
Vend ku po formohen yje të rinj në IC 2944 në konstelacionin e Centaurit
Vend ku po formohen yje të rinj në IC 2944 në konstelacionin e Centaurit
Pesëmbëdhjetë vjet me Teleskopin Shumë të Madh
Pesëmbëdhjetë vjet me Teleskopin Shumë të Madh

Videot

ESOcast 57: ESO´s VLT Celebrates 15 Years of Success
ESOcast 57: ESO´s VLT Celebrates 15 Years of Success
vetëm në Anglisht
Zooming in on the stellar nursery IC 2944 and Thackeray's Globules
Zooming in on the stellar nursery IC 2944 and Thackeray's Globules
vetëm në Anglisht
A close-up look at the stellar nursery IC 2944 and Thackeray's Globules
A close-up look at the stellar nursery IC 2944 and Thackeray's Globules
vetëm në Anglisht

Shih dhe