eso1323sq — Publikim shkencor

Dietë me pak natrium shumë e rëndësishme për yjet e vjetër

Vëzhgimet e reja të VLT-së shkaktojnë ndryshime të mëdha tek teoritë yjore

29 Maj 2013

Astronomët presin që yjet si Dielli jonë do ta çlirojnë shumicën e atmosferës së tyre në hapsirë afër fundit të jetës së tyre. Por vëzhgimet e fundit të një grumbulli gjigand të bërë me Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s kanë treguar – në kundërshtim me të gjithë parashikimet – që shumica e yjeve nuk arrijnë në atë fazë. Skuadra ndërkombëtare gjeti se sasia e natriumit tek yjet është një mjet matës perfekt për të gjetur se si do ta mbyllin jetën e tyre yjet.

Mënyra se si yjet evoluojnë dhe se si ata e përfundojnë jetën e tyre konsiderohej prej shumë vitesh si e mirënjohur. Modelet e detajuara kompjuterike parashikonin që yjet me masë të ngjashme më atë të Diellit do të kenë një periudhë gjatë fundit të jetës së tyre – të quajtur “asymptotic giant branch”, ose AGB [1] – kur ato janë duke bërë shpërthimin final të materialit bërthamor të djegur dhe duke nxjerrë shumë nga masa e tyre në formën e gazit dhe pluhurit.

Materiali i çliruar [2] bëhet lëndë e parë për yjet e gjeneracioneve të tjera dhe ky cikël i humbjes së masës dhe i rilindjes është shumë i rëndësishëm për të shpjeguar kiminë e Universit. Prej këtij procesi është përftuar dhe materiali që nevojitet për formmin e planetëve – si dhe për përbërësit organik të jetës.

Por kur eksperti Australian i teorive yjore Simon Campbell i Universitetit Monash, Qendër për Astrofizikën, në Melbourne, pas kërkimesh gjeti se disa yje nuk i ndjekin rregullat dhe mund të mos e kalojnë fare fazën AGB. Rreth kësaj ai thotë që:

“Për një shkencëtar që merrej me modelet e  yjeve ky sygjerim do ishte i çmendur! Të gjithë yjet e kalojnë fazën AGB sipas modeleve tona. Unë i kontrollova 2 herë të gjitha studimet e vjetra dhe pashë që këto nuk ishin studiuar mirë. Unë vendosa ti hetoj vetë, megjithëse kam pak eksperiencë vëzhgimi.”

Campbell dhe skuadra e tij përdorën Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s (VLT) që të studionin me shumë kujdes dritën që vjen nga yjet që ndodhen në grumbullimin yjor NGC 6752 në konstelacionin jugor Pavo (The Peacock). Ky top i madh me yje të vjetër përmban yje të gjeneracionit të parë dhe të dytë të cilët janë formuar pak me vonë [3]. Të dy gjeneracionet mund të dallohen nga sasia e natriumit në përbërjen e tyre – gjë të cilën mund ta masë një teleskop me cilësi të lartë si VLT.

“FLAMES, spektrografi shumë objektivësh me resolucion të lartë i vendosur tek VLT, ishte i vetmi instrument që mund të merrte të dhëna me cilësi të lartë për 130 yje në të njëjtën kohë. Ai na lejoi neve të vëzhgojmë një pjesë të madhe të grumbullimit njëherësh,” shton Campbell.

Rezultatet ishin një surprizë – të gjithë yjet AGB që u studiuan ishin yje të gjeneracionit të parë me nivele të ulëta të natriumit dhe asnjë nga yjet e gjeneracionit të dytë me nivele natriumi të larta nuk u bënë yje AGB. Deri në 70% të yjeve nuk do të kalonin në fazën finale të djegjes bërthamore dhe të humbjes së masës [4] [5].

Shihet që yjet duhet të kenë një nivel të ulët natriumi që të arrijnë fazën AGB në fundin e jetës së tyre. Ky vëzhgim është i rëndësishëm për disa arsye. Këto yje janë më të ndritshmit në grumbullimet yjore – kështu do të ketë 70% më pak nga yjet më të ndritshëm nga sa parashikon teoria. Gjithashtu ajo nënkupton se modelet tona kompjuterike janë të pa plotësuara dhe duhet të rregullohen!” përfundon Campbell.

Skuadra parashikon që përfundime të ngjashme do të gjenden tek grumbullime të tjera yjore si dhe janë planifikuar vëzhgime të tjera.

Shënime

[1] Yjet AGB e marin emrin e tyre të veçantë për shkak të pozicionit të tyre në diagramën Hertzsprung Russell, një grafik që lidh ndriçimin me ngjyrën e yjeve.

[2] Për një periudhë të shkurtër kohe ky material i lëshuar ndriçohet nga rrezatimi i fuqishëm ultraviolet i yllit dhe krijon një mjegullnajë planetare (psh. Shih eso1317).

[3] Megjithëse yjet në grumbullimin sferik janë formuar afërsisht në të njëjtën kohë, tani është përcaktuar mirë se këto sisteme nuk janë aq të thjeshtë sa mendohej më parë. Ato zakonisht përmbajnë 2 ose më shumë popullsi yjesh me sasi të ndryshme elementësh kimikë të lehtë siç është karboni, azoti dhe – shumë i rëndësishëm për këtë studim të ri – natriumi.

[4] Ishte menduar se yjet të cilët nuk kalojnë fazën AGB evoluojnë tek yjet xhuxh të bardhë prej heliumi dhe ftohen gradualisht përgjatë shumë miliarda viteve.

[5] Nuk është menduar se natriumi është shkaku i kësaj sjelljeje të ndryshme, por mund të jetë e lidhur me ndonjë faktor tjetër – i cili mbetet misterioz.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një botim të titulluar “Sodium content as a predictor of the advanced evolution of globular cluster stars” (përmbajtja e natriumit si një parashikues i evoluimit të avancuar të grumbullimeve sferike të yjeve) nga Simon Campbell et al., për t’u shfaqur online në revistën “Nature” të datës 29 Maj 2013.

Skuadra përbëhet nga Simon W. Campbell (Monash University, Melbourne, Australia), Valentina D’Orazi (Macquarie University, Sydney, Australia; Monash University), David Yong (Australian National University, Canberra, Australia [ANU]), Thomas N. Constantino (Monash University), John C. Lattanzio (Monash University), Richard J. Stancliffe (ANU; Universität Bonn, Germany), George C. Angelou (Monash University), Elizabeth C. Wylie-de Boer (ANU), Frank Grundahl (Aarhus University, Denmark).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Simon Campbell
Monash University
Melbourne, Australia
Tel: +61 3 9905 4454
E-mail: simon.campbell@monash.edu

John Lattanzio
Monash University
Melbourne, Australia
Tel: +61 3 9905 4428
E-mail: john.lattanzio@monash.edu

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1323.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1323sq
Emri:NGC 6752
Tipi:• Milky Way : Star : Grouping : Cluster : Globular
Facility:Very Large Telescope
Science data:2013Natur.498..198C

Fotografitë

Grumbullimi yjor sferik NGC 6752
Grumbullimi yjor sferik NGC 6752
Grumbullimi yjor sferik NGC 6752 në konstelacionin Pavo
Grumbullimi yjor sferik NGC 6752 në konstelacionin Pavo

Videot

Duke zmadhuar grumbullimin yjor sferik NGC 6752
Duke zmadhuar grumbullimin yjor sferik NGC 6752
Një vështrim nga afër i grumbullimit yjor sferik NGC 6752
Një vështrim nga afër i grumbullimit yjor sferik NGC 6752

Shih dhe