eso1328sq — Publikim shkencor

Tre Planetë në Zonën e Banueshme të një Ylli të Afërt

Një studim i ri i Gliese 667C

25 Qershor 2013

Një grup astronomësh kanë kombinuar vëzhgimet e reja të Gliese 667C me të dhënat ekzistuese nga HARPS të marra nga teleskopi 3.6 metra i ESO-s në Kili, dhe kanë zbuluar një system me të paktën 6 planetë. Duke thyer kështu një record. U vunë re se tre nga këto planetë janë super-Toka të vendosura në zonën rrotull yllit, vend ku uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët, ky fakt që rrit shanset për praninë e jetës në to. Ky është sistemi i parë i gjetur që ka të plotësuar kopmplet zonën e mundshme për banim rrotull një ylli.

Gliese 667C është një yll i studiuar shumë. Pak më shumë se një e treta e masës së Diellit, ai është pjesë e një sistemi trefish yjor të njohur si Gliese 667 (gjithashtu i quajtur si GJ 667), 22 vjet-dritë larg në konstelacionin e Akrepit (The Scorpion). Ky është afër nesh – në zonën pranë Diellit – dhe shumë më afër në krahasim me sistemet yjore që janë studiuar duke përdorur teleskopë planet-gjurmues si teleskopi hapsinor Kepler.

Studimet e mëparshme të Gliese 667C kanë gjetur se rrotull yllit rrotullohen tre planetë (eso0939eso1214) me njërin në zonën e banueshme. Tani, një skuadër astronomësh të udhëhequr nga Guillem Anglada-Escudé i Universitetit të Göttingen-it në Gjermani dhe Mikko Tuomi i Universitetit Hertfordshire në Angli, kanë ristudiuar sistemin duke shtuar vëzhgime të reja të HARPS dhe të dhëna nga teleskopë të tjerë [1] tek fotografitë ekzistuese. Ata provuan ekzistencën e 7 planetëve që rrotulloheshin rreth yllit [2]. Këto planetë orbitojnë rreth yllit më të zbehtë të sistemit yjor trefish. Dy yjet e tjerë po të shiheshin nga sipërfaqja e njërit prej këtyre planetëve të sapo zbuluar, do të dukeshin si një çift yjesh që mund të shihen edhe ditën, ndërsa natën do të ndriçonin sa Hëna e plotë. Planetët e sapo zbuluar mbushin plotësisht zonën ku mund të banohet rreth yllit Gliese 667C, meqë nuk ka më ndonjë orbitë të qëndrueshme në të cilën do të mund të qëndronte ndonjë planet tjetër në këtë zonë.

Ne, nga studimet e mëparshme, e dinim që ylli kishte tre planetë, kështu ne donim të shihnim nëse kishte planetë të tjerë,” thotë Tuomi. “Duke shtuar disa vëzhgime të reja dhe duke rishikuar të dhënat ekzistuese ne mundëm t’i konfirmojmë këto tre planetë si dhe të gjejmë edhe disa të tjerë. Të gjesh këto planetë me masë të vogl në zonën e banueshme të yllit është shumë emocionuese!

Është konfirmuar që këto planetë janë super-Toka – planetë më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Urani apo Neptuni – që janë brenda zonës së banueshme të yllit. Ky është një brez me një trashësi dhe largësi të caktuar rreth yllit në të cilin uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët nëse krijohen kushtet e duhura. Kjo është hera e parë që janë pikasur tre planetë të tillë që orbitojnë në këtë zonë në të njëjtin system [3].

Numri i planetëve që ndodhen në zonën e banueshme do të jetë shumë më i madh nëse ne gjejmë disa syresh rreth yjeve me masë të vogël – në vend që të shohim tek 10 yje për një planet në zonën e banueshme, ne tani dimë se mund të shohim tek një yll dhe të kemi shanse të mëdha për të gjetur disa prej tyre,” shton bashkë-autori Rory Barnes (Universiteti i Uashingtonit, USA).

Sistemet kompakte rreth yjeve të ngjashëm me Diellin tonë janë parë që janë të bollshëm në Rrugën e Qumështit. Planetët që rrotullohen rrotull yjeve të tillë janë afër tyre duke qenë shumë të nxehtë kështu nuk mund të jenë të banueshëm. Por kjo nuk është e vërtetë për yjet e ftohtë dhe të errët si Gliese 667C. Në këtë rast zona e banueshme ndodhet brenda orbitës me largësi sa ajo e Mërkurit, shumë më afër se ajo e Sistemit tonë Diellor. Gliese 667C është shembulli i parë i një sistemi ku një yll me masë kaq të vogël është parë që të mbajë disa planetë të ngurtë të ngjashëm me Tokën në zonën e banueshme.

Shkenctari i ESO-s dhe përgjegjësi i HARPS, Gaspare Lo Curto, komenton: “Ky rezultat emocionues u bë i mundur kryesisht nga fuqia e HARPS dhe nga programi kompjuterik me të cilin ai shoqërohet gjithashtu ai tregoi dhe rëndësinë e arkivit të ESO-s. Eshtë shumë mirë të shohësh disa grupe kërkuesish të pavarur duke shfrytëzuar këtë instrument unik dhe duke arritur një preçizion mbresëlënës.”

Dhe Anglada-Escudé, komenton: “Këto rezultate të reja theksojnë se sa me vlerë mund të jetë rianalizimi i të dhënave në këtë mënyrë si dhe kombinimi i të rezultateve nga skuadra të ndryshme të marra nga teleskpë të ndryshëm.”

Shënime

[1] Skuadra përdori të dhënat nga spektrografi UVES i montuar tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Kili (për të përcaktuar parametrat e yllit në mënyrë të saktë), Spektrografi Planet Kërkues Carnegie (PFS) tek teleskopi 6.5 metra Magelan II në Observatorin Las Campanas në Kili, Spektrografi HIRES i montuar në teleskopin Keck me pasqyre prej 10 metra në Mauna Kea, Havai si dhe një sasi e madhe të dhënash të marra nga HARPS (the High Accuracy Radial velocity Planet Searcher) tek teleskopi 3.6 metra i ESO-s në Kili (të mbledhura nga programi “M dwarf” i udhëhequr nga X. Bonfils dhe M. Mayor 2003-2010 përshkruar këtu).

[2] Grupi pa të dhënat mbi shpejtësitë radiale të Gliese 667C, një metodë që përdoret shpesh kur kërkon për ekzoplanetë. Ata ndërmorën një analizë statistikore të detajuar Bayesian-e për të pikasur sinjalet e planetëve. Pesë sinjalet e para ishin shumë të qarta, ndërsa e gjashta ishte një tentativë, edhe e shtata ishte një tjetër tentativë. Ky system përbëhet nga tre planetë të tipit super-Toka në zonën e banueshme, dy planetë të tjerë të nxehtë më afër yllit dhe dy planet të ftohtë në pjesën e jashtme të sistemit. Planetët në zonën e banueshme janë më afër yllit dhe mendohet që të kenë njërën faqe të kthyer gjithmonë nga ylli, kështu që gjatësia e vitit dhe e ditës të jenë të barabarta, me njërën anë me diell të përhershëm dhe me anën tjetër gjithmonë natë.

[3] Në Sistemin tonë Diellor orbita e Venusit (Afërditës) ndodhet në kufirin e brendshëm të zonës së banueshme ndërsa Marsi ndodhet në kufirin e jashtëm të saj. Gjerësia e brezit të zonës së banueshme varet nga shumë faktorë.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një material i quajtur “A dynamically-packed planetary system around GJ 667C with three super-Earths in its habitable zone”, e cila do të shfaqet në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Grupi përbëhet nga G. Anglada-Escudé (University of Göttingen, Germany), M. Tuomi (University of Hertfordshire, UK), E. Gerlach (Technical University of Dresden, Germany), R. Barnes (University of Washington, USA), R. Heller (Leibniz Institute for Astrophysics, Potsdam, Germany), J. S. Jenkins (Universidad de Chile, Chile), S. Wende (University of Göttingen, Germany), S. S. Vogt (University of California, Santa Cruz, USA), R. P. Butler (Carnegie Institution of Washington, USA), A. Reiners (University of Göttingen, Germany), and H. R. A. Jones (University of Hertfordshire, UK).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Guillem Anglada-Escudé
Institut fur Astrophysik, University of Göttingen
Göttingen, Germany
Tel: +49 0551 39 9988
E-mail: guillem.anglada@gmail.com

Mikko Tuomi
Center for Astrophysics Reseach, Hertfordshire University
Hatfield, UK
Tel: +44 01707 284095
E-mail: miptuom@utu.fi

Rory Barnes
Department of Astronomy, University of Washington
Seattle, USA
Tel: +1 206 543 8979
E-mail: rory@astro.washington.edu

Richard Hook
ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1328.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1328sq
Emri:Gliese 667C
Tipi:• Milky Way : Star : Circumstellar Material : Planetary System
Facility:ESO 3.6-metre telescope
Science data:2013A&A...556A.126A

Fotografitë

Përshtypje artistike e sistemit të Gliese 667C
Përshtypje artistike e sistemit të Gliese 667C
The planetary system around Gliese 667C
The planetary system around Gliese 667C
vetëm në Anglisht
The sky around the star Gliese 667C
The sky around the star Gliese 667C
vetëm në Anglisht

Videot

Artist's impression of the orbits of the planets in the Gliese 667C system
Artist's impression of the orbits of the planets in the Gliese 667C system
vetëm në Anglisht
Artist's impression of the Gliese 667C system
Artist's impression of the Gliese 667C system
vetëm në Anglisht
Artist's impression of the Gliese 667C system
Artist's impression of the Gliese 667C system
vetëm në Anglisht

Shih dhe