eso1329sq — Publikim i Organizatës

Premierë e IMAX® në mbarë botën, filmi në 3D “Universi i Fshehur”

Bileta juaj për tek yjet ndërmjet syve të teleskopëve më të fuqishëm të botës, për herë të parë të para në ekran dhe në 3D

01 Korrik 2013

Produkti “Universi i Fshehur” në 3D u publikua nga kinematë e IMAX® dhe nga kinematë gjigande rreth globit, me premierat në datën 28 Qershor 2013 tek Qendra Shkencore “Great Lakes” në Klivland, Ohajo, USA, dhe në datë 29 Qershor 2013 në Planetariumin “Tycho Brahe” në Kopenhagen, Danimarkë. Filmi tregon teleskopët e fjalës së fundit në resolucion të lartë kohor, versionet hipnotizuese në 3D të strukturave qiellore, dhe një simulacion në 3D i evolucionit të Universit.

Për të vizituar strukturat e teleskopëve më të avancuar në botë, na duhet të udhëtojmë në vendet më të largëta – siç janë Andet e Kilit në lartësinë 5000 metra. Tani ka një rrugë më e lehtë për të shijuar këto zona të largëta.

Për herë të parë në IMAX® 3D ju mund të eksploroni konstruksionet më kryesore të ESO-s si, Teleskopi Shumë i Madh (VLT) që shfaqet në ekran, si dhe të vizitoni projektin më të madh që është bërë ndonjëherë – Rrjetin e Madh Milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA, një konstruksion ndërkombëtar për astronominë mbështetur nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit) në Universin e Fshehur.

Russell Scott drejtoi filmin, dhe punoi në terren gjatë xhirimeve në Nëntor 2012. “Eksperienca në xhirimet në Shkretëtirën e Atacama-s tek këto konstruksione të nivelit botëror ka qenë mahnitëse,” thotë ai. “Disa nga vendet më të veçanta në botë përgjatë Andeve ju bëjnë juve të ndjeheni sikur të ishit në një planet tjetër, dhe kjo ndjesi e natyrës – përtej asaj që ne jemi mësuar – është saktësisht ajo që kam dashur ti transmetoj shikuesit.

Nga këto zona ekstreme në Tokë, shikuesi do të dërgohet në një tur të mrekullueshëm thellë në hapsirë tek ambjentet e kinemasë, e cila do të mundohet të arrijë kushtet më të mira: IMAX 3D. Shikuesit do të depërtojnë nëpër galaktika e mjegullnaja, udhëtojnë nëpër terrenet e Marsit, dhe do të përjetojnë pamjet mbresëlënëse të Diellit. Universi sillet në jetë nëpërmjet imazheve reale dhe simulacioneve në 3D të pa publikuara më parë të bazuara tek të dhënat astronomike të mbledhura nga VLT, ALMA dhe teleskopë të tjerë si NASA/ESA Hubble Space Telescope, duke krijuar një eksperiencë hipnotizuese me IMAX 3D.

Universi i Fshehur do të eksplorojë Diellin, lidhjen tonë me kozmosin, dhe pamjet mahnitëse të galaktikave shumë të largëta në një rrugë të pa parë më parë – duke na dhënë një pamje të re të Universit,” shpjegon producenti Stephen Amezdroz.

Filmi komentohet nga aktorja Angleze Miranda Richardson, fituese e Çmimit “Globi i Artë” për interpretimin e hitit Enchanted April, në shtëpinë e artit, dhe që mban akoma çmimin Akademik dhe Globin e Artë për performancën në Louis Malle's Damage, për të cilën ajo fitoi çmimin BAFTA.

“Universi i fshehur” është filmuar në 15/70 mm dhe është prodhuar nga kompania Australiane që ka fituar çmim “December Media” në bashkëpunim me Film Victoria, Swinburne University of Technology, dhe ESO. Filmi është prodhuar dhe shpërndarë në bashkëpunim me “MacGillivray Freeman Films” fituese dy herë me çmim Akademik. prodhuesja shpërndarsja e parë në botë e filmave të IMAX-it.

Ne jemi entuziastë të prezantojmë teleskopët e ESO-s së bashku me rezultatet e reja shkencore në IMAX,” thotë Lars Lindberg Christensen, person në krye të Departamentit të ESO-s mbi informimin me publikun. “Vetëm formati i IMAX-it mund të përçojë eksperiencën befasuese në soditjen e teleskopëve më të fuqishëm të tokës gjatë punës së tyre!

Një listë vendesh ku do të shfaqet filmi do të mbahet e përditësuar tek faqja zyrtare në internet.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

December Media është një nga kompanitë produktive më me eksperiencë në Australi në prodhimin e dokumentarëve dhe filmave me tema sociale. Me bazën e saj në Melbourne, kompania është e njohur për cilësinë e dokumentarëve të saj si dhe serive të bëra për tregjet e Australisë dhe atyre ndërkombëtare. Me më shumë se 20 vjet eksperiencë në prodhimin e dokumentarëve edukativë, filmimeve reale që kanë fituar çmime, dhe filmave vizatimorë për fëmijë, “December Media” sjell një bagazh të madh në zhvillim, financim dhe në eksperiencën produktive gjithashtu ajo ka një rrjet shumë të përhapur ku shpërndan dhe bashkëpunon financiarisht dhe rrotull globit.

Film Victoria, një agjensi shtetërore dhe partner strategjik i industrisë së filmit, themelon dhe promovon filmat me emër të prodhuar në Viktoria. Vetëm me projektet e vitit të kaluar me xhirimin e filmave lokalë ajo ka arritur shumën rreth 7.2 milion AUD. Agjensia ka siguruar prodhime filmike ndërkombëtare për Viktorian, duke përfshirë I Frankenstein, mini-seritë HBOThe Pacific, Don't Be Afraid of the Dark, Where the Wild Things Are, Ghost Rider dhe Knowing.

Swinburne 3D Productions, në bashkëpunim me Qendrën e Astrofizikës dhe të Superkompjuterit në Universitetin Swinburne, është një lider në prodhimin e filmave shkencorë si dhe në pamjet hapsinore të fjalës së fundit, duke kombinuar të dhënat shkencore me teknikat e reja në animimin CGI dhe në fotografimin në 3D. Duke u specializuar në kategorinë e filmave, në përmbajtjet interaktive dhe paketave edukative, Swinburne ka mbi 10 vjet eksperiencë në prodhimin e filmave stereo 3D.

MacGillivray Freeman Films është prodhuesi dhe shpërndarësi kryesor i pavarur i filmave me ekran gjigand të skenave të IMAX, duke përfshirë Dolphins i nominuar për Oskar dhe The Living Sea. Në 40 vitet e fundit, filmat e kompanisë janë shfaqur në institucionet më kryesore në mbarë botën, duke e bërë këtë kompanini të parën që ka arritur 1 miliard $ US. Filmat e MacGillivray Freeman njihen për anën e tyre artistike dhe për shkrirjen me edukimin dhe zbavitjen, si dhe filmimet mbi shkencën dhe natyrën.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Lars Lindberg Christensen
Head, ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cel: +49 173 3872 621
E-mail: lars@eso.org

Lori Rick
Director of Communications, MacGillivray Freeman Films
Tel: +1 818 212 3434
E-mail: lrick@macfreefilms.com

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1329.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1329sq
Tipi:• Unspecified
• X - Events

Fotografitë

Poster for the IMAX® 3D movie Hidden Universe
Poster for the IMAX® 3D movie Hidden Universe
vetëm në Anglisht
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the Carina Nebula
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the Carina Nebula
vetëm në Anglisht
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the surface of Mars
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the surface of Mars
vetëm në Anglisht
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the Helix Nebula in infrared
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the Helix Nebula in infrared
vetëm në Anglisht
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the interior of the Very Large Telescope
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the interior of the Very Large Telescope
vetëm në Anglisht
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the ALMA antennas
Screenshot from IMAX® 3D movie Hidden Universe showing the ALMA antennas
vetëm në Anglisht
Director of Photography for IMAX® 3D movie Hidden Universe, Malcolm Ludgate, with IMAX camera
Director of Photography for IMAX® 3D movie Hidden Universe, Malcolm Ludgate, with IMAX camera
vetëm në Anglisht
Director of Photography for IMAX® 3D movie Hidden Universe, Malcolm Ludgate, filming
Director of Photography for IMAX® 3D movie Hidden Universe, Malcolm Ludgate, filming
vetëm në Anglisht
Rock formation in the Atacama Desert
Rock formation in the Atacama Desert
vetëm në Anglisht

Videot

Hidden Universe in 30 seconds
Hidden Universe in 30 seconds
vetëm në Anglisht

Shih dhe