eso1330sq — Publikim shkencor

Galaktikë duke u ushqyer e parë duke kërkuar tek drita e largët

Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s heton evolimin e galaktikave

04 Korrik 2013

Astronomët duke përdorur Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s kanë detektuar një galaktikë të largët duke ngrënë me uri gazin rrotull saj. Gazi shihet që bie në drejtim të galaktikës, duke krijuar një rrjedhje që nxit formimin e yjeve si dhe nxit rrotullimin e galaktikës. Kjo është prova e parë e vëzhguar direkt që suporton teorinë që galaktikat thithin materialin rrotull tyre duke u rritur në masë dhe të formojnë yje të rinj. Rezultatet do të shfaqen në revistën shkencore në numrin e datës 5 Korrik 2013.

Astronomët gjithmonë kanë dyshuar se galaktikat rriten në masë duke marrë material nga rrethinat e tyre, por ky proces është parë që është i vështirë të zbulohet drejtpërdrejt. Tani Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s u përdor për të studiuar një rast të rrallë, një rradhitje, ndërmjet një galaktike të largët [1] dhe një kuazari edhe më të largët – qendra shumë e ndritshme e një galaktike që e merr energjinë e saj nga një vrimë e zezë supermasive. Drita e kuazarit, përpara se të arrijë Tokën, kalon nëpër materialin të galaktikës që ndodhet më afër, duke na dhënë mundësinë të studiojmë gazin që ndodhet rreth galaktikës [2]. Këto rezultate të reja na japin pamjen më të mirë që është marrë deri tani të një galaktike të largët në rastin kur ajo ushqehet.

Kjo lloj rrarradhitje është shumë e rrallë, ajo na ka mundësuar të kryejmë këto lloj vëzhgimesh,” shpjegon Nicolas Bouché i Institutit Kërkimor të Astrofizikës dhe Planetologjisë (IRAP) në Tuluz, Francë, autori kryesor i këtij botimi. “Ne përdorëm Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s për të depërtuar si tek galaktika po ashtu edhe tek gazi rrotull saj. Kjo do të thotë që ne mund të kuptojmë më shumë mbi formimin e galaktikave: si rriten ato dhe se si e ndihmojnë formimin e yjeve të rinj?

Galaktikat harxhojnë shpejt rezervat e tyre të gazit për shkak të formimit të vazhdueshëm të yjeve të rinj, dhe që galaktikat të vazhdojnë të krijojnë yje të rinj u duhet të marrin gaz nga zona përreth. Astronomët dyshojnë se përgjigja për këtë problem është që galaktikat duhet të marrin gaz nga mjedisi përreth me anën e tërheqjes gravitacionale të tyre. Në këtë skenar një galaktikë tërheq gaz për tek vetja, i cili i vjen rrotull asaj, duke u rrotulluar së bashku me të deri kur thithet nga galaktika. Megjithëse janë vrojtuar dhe më parë disa raste të tjerë të gazit që sillet në këtë mënyrë rrotull galaktikave të tjera, lëvizja e gazit dhe veçoritë e tjera të tyre nuk janë eksploruar plotësisht deri më sot.

Astronomët kanë përdorur dy instrumente të njohura si SINFONI dhe UVES [3], të dyja janë të montuara tek Observatori i VLT-së i ESO-s në Paranal në Kilin e veriut. Vrojtimet e reja treguan se si rrotullohej vetë galaktika, si dhe zbuloi përbërjen dhe lëvizjen e gazit jashtë glaktikës.

Tiparet e këtij vëllimi të madh gazi në rrethinat e galaktikës ishin tamam ato që kërkonim për të parë nëse thithej gazi i ftohtë nga galaktika,” thotë bashkautori Michael Murphy (Universiteti i Teknologjisë Swinburne, në Melbourne, Australi). “Lëvizja, sasia dhe përbërja e gazit janë sipas parashikimeve të modelit teorik. Është tamam si koha e ngrënies për luanët në kopshtin zoologjik – kjo glaktikë e veçantë ka një uri të madhe, dhe ne zbuluam se si ushqehet ajo.

Astronomët kanë gjetur prova të materialit rreth galaktikave në Universin e hershëm, por kjo është hera e parë që ata mundën të tregojnë qartë që materiali po lëviz drejt galaktikës në vend që të largohet prej saj, dhe gjithashtu të përcaktojnë përbërjen e këtij karburanti të ri për gjeneracionet e ardhshme të yjeve. Pa ndihmën e kuazarit, i cili shërbeu si sondë, ky gaz që rrethon galaktikën nuk do të zbulohej.

Në këtë rast ne ishim me fat se kuazari ndodhej tamam në vendin e duhur me dritën e tij që kalon nëpërmjet gazit që futet në galaktikë. Gjeneracionet e reja të teleskopëve ekstremisht të mëdhenj do të mundësojnë studime edhe mw të mira të galaktikave duke na dhënë një pamje edhe më të plotë.” Përfundon bashkëautori Crystal Martin (Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, USA).

Shënime

[1] Kjo galaktikë u zbulua në vitin 2012 me redshift z ~ 2 kërkimi studimor me SINFONI i quajtur SINFONI Mg II Program for Line Emitters (SIMPLE). Kuazari në sfond quhet HE 2243-60 dhe vetë galaktika ndodhet në një redshift prej 2.3285 – që do të thotë që ne po e shohim atë në kohën kur Universi ishte rreth 2 miliard vjet i vjetër.

[2] Kur drita e kuazarit kalon ndërmjet reve të gazit disa gjatësi të valëve thithen. Rregullsitë në shenjat e thithjeve mund ti tregojnë shumë astronomëve rreth përbërjeve kimike të gazit. Pa kuazarin në sfond do të ishtë marrë shumë pak informacion – retë e gazit nuk ndriçojnë në pjesën e dukshme të spektrit dhe nuk mund të shiheshin në fotografitë e zakonshme të tyre.

[3] SINFONI është spektrografi që vëzhgon qiellin në spektrin pranë infra të kuqes, ndërsa UVES është spektrografi që vëzhgon pjesën e dukshme të dritës dhe atë ultraviolet me emrin “Echelle”. Të dy këto janë montuar tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s. SINFONI zbuloi lëvizjet e gazit të galaktikës dhe UVES mati efektet e gazit rreth galaktikës me anën e dritës që vinte nga kuazari që ndodhet edhe më larg.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një botim të quajtur “Signatures of Cool Gas Fueling a Star-Forming Galaxy at Redshift 2.3” - Shenja të gazit të ftohtë, i cili ushqen një galaktikë yll formuese me redshift 2.3, ajo do të shfaqet në numrin e datës 5 Korrik 2013 të revistës Science.

Grupi përbëhet nga N. Bouché (CNRS; IRAP, Francë), M. T. Murphy (Universiteti i Teknologjisë së Swinburne-s, Melbourne, Australi), G. G. Kacprzak (Universiteti i Teknologjisë së Swinburne-s, Australia; Këshilli Kërkimor i Australisë  Partneri i Super Shkencës), C. Péroux (Universiteti i Aix Marseille, CNRS, Francë), T. Contini (CNRS; Universiteti Paul Sabatier i Tuluzit, Francë), C. L. Martin (Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, USA), M. Dessauges-Zavadsky (Observatori i Gjenevës, Zvicër).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci, Eva Ikonomi
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Nicolas Bouché
Observatoire Midi-Pyrénées–IRAP
Toulouse, France
Tel: +33 5 61 33 27 87
Cel: +33 7 51 51 46 83
E-mail: Nicolas.Bouche@irap.omp.eu

Michael Murphy
Centre for Astrophysics and Supercomputing, Swinburne University of Technology
Melbourne, Australia
Tel: +61 3 9214 5818
Cel: +61 405 214 461
E-mail: mmurphy@swin.edu.au

Richard Hook
ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1330.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1330sq
Emri:HE 2243-60, QSO J2246-6015
Tipi:• Early Universe : Galaxy
• Early Universe : Galaxy : Activity : AGN : Quasar
Facility:Very Large Telescope
Science data:2013Sci...341...50B

Fotografitë

Artist’s impression of a galaxy accreting material from its surroundings
Artist’s impression of a galaxy accreting material from its surroundings
vetëm në Anglisht
The sky around the quasar QSO J2246-6015
The sky around the quasar QSO J2246-6015
vetëm në Anglisht

Videot

Zoom of an artist's impression of a galaxy accreting material from its surroundings
Zoom of an artist's impression of a galaxy accreting material from its surroundings
vetëm në Anglisht

Shih dhe