eso1331sq — Publikim shkencor

Skanimi me ALMA-n zbulon një yll përbindësh që në embrion

10 Korrik 2013

Vëzhgimet e reja duke përdorur Rrjetin e Madh milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA) u ka dhënë astronomëve pamjen më të mirë të marrë deri më sot të një ylli përbindësh në proces formimi brenda resë së errët që e rethon. Një zonë me masë mbi 500 herë masën e Diellit – më e madhja që është parë në Rrugën e Qumështit - dhe është akoma duke u rritur. Ylli embrionik brenda resë është i uritur duke u ushqyer me material që thithet me shpejtësi prej tij. Kjo re pritet ti japë jetë një ylli me masë deri në 100 herë më të madhe se masa e Diellit.

Yjet më masivë dhe më të ndritshëm në galaktikë formohen brenda reve të ftohta dhe të errëta por ky proces mbetet mister [1]. Një grup ndërkombëtar astronomësh tani ka përdorur ALMA-n për të kryer një skanim në mikrovalë për të marrë një pamje më të pastër të formimit të këtij përbindëshi i cili lokalizohet rreth 11 000 vite-dritë larg, në renë e njohur si Spitzer Dark Cloud (SDC) 335.579-0.292.

Ka dy teori mbi formimin e yjeve më masivë. Njëra sugjeron se fragmentet e resë së errët, duke krijuar disa qendra të vogla të cilat ngjeshen në vetvete duke formuar si pasojë yje. Tjetra është edhe më dramatike: e gjithë reja fillon të ngjeshet duke formuar në qendrën e saj një yll masiv.

Një skuadër e udhëhequr nga Nicolas Peretto i CEA/AIM Paris-Saclay, Francë dhe Cardiff University, UK, panë që ALMA ishte vegla perfekte që mund ti ndihmonte për të kuptuar se çfarë po ndodhte realisht aty.

SDC335.579-0.292 në fillim ishte njohur si një vend i errët, me filamente të dendura gazi dhe pluhuri nga vëzhgimet e NASA’s Spitzer Space Telescope and ESA’s Herschel Space Observatory. Tani skuadra përdori ndjeshmërinë e veçantë të ALMA-s për të parë në detaje sasitë e mëdha të pluhurit edhe lëvizjet e gazit rrotull resë së errët – duke gjetur një përbindësh të vërtetë.

Vëzhgimet mbresëlënëse me ALMA-n na lejuan të marrim në fillim një pamje të thellësive të reve duke parë se çpo ndodh në brendësinë e saj,” thotë Peretto. “Ne donim të shihnim se si yjet përbindësh formohen dhe rriten, dhe ne natyrisht e arritëm këtë qëllim! Njëri nga burimet që ne kemi gjetur ishte një gjigand absolut – bërthama më e madhe e një paraylli (yll i paformuar plotësisht) që është gjetur në Rrugën e Qumështit.

Kjo bërthamë – vendi ku po formohet ylli – masa që i vjen rrotull yllit është mbi 500 herë më e madhe sesa masa e Diellit [2]. Dhe vëzhgimet e ALMA-s se dhe më shumë material po i afrohet duke ja rritur masën edhe më shumë. Ky material do të ngjeshet duke formuar një yll të ri me masë mbi 100 herë më masiv se Dielli jonë – një rast shumë i rrallë.

Edhe në rastin që ne besonim se kjo zonë ishte një zonë yll formuese, ne nuk prisnim të gjenim një yll embrionik kaq të madh në qendër të saj,” thotë Peretto. “Ky objekt pritet të formojë një yll që ka një masë mbi 100 herë më i madhe se Dielli jonë. Vetëm një në 10 mijë yje mund të arrijnë këtë lloj mase në Rrugën e Qumështit!

Jo vetëm që këto yje janë të rrallë, por dhe lindja e tyre është shumë e shpejtë po ashtu dhe fëmijëria e tyre është shumë e shkurtër, kështu që të gjesh një objekt masiv të tillë kaq herët në evolucionin e tij përbën një rezultat spektakolar,” shton Gary Fuller një antar i grupit nga Universiteti i Manchester-it, në UK.

Një antare tjetër e grupit, Ana Duarte Cabral nga Laboratoire d'Astrophysique de Bordeaux, Francë, thekson që “vëzhgimet me ALMA-n zbulojnë detaje spektakolare të lëvizjeve të rrjeteve të filamenteve të reve të pluhurit e gazit, duke treguar sasi të mëdha gazi që shkojnë drejt zonës qendrore kompakte”. Kjo mbështet më shumë teorinë e ngjeshjes totale mbi formimin e yjeve masivë, sesa atë të fragmentimit.

Këto vëzhgime janë pjesë e fazës së fillestare të Shkencës me ALMA-n, duke përdorur vetëm çerekun e të gjithë rrjetit të antenave. “Ne arritëm të gjenim këto vëzhgime shumë të detajuara duke përdorur vetëm një pjesë të fuqisë totale të ALMA-s.” Përfundon Peretto. “ALMA përfundimisht do të revolucionarizojë njohjen tonë mbi formimin e yjeve, duke zgjidhur disa nga problemet e sotme dhe natyrisht duke ngritur pyetje të tjera.

Shënime

[1] Astronomët përdorin termin “yje masive” për yjet me masë rreth 10 herë më të mëdhenj se masa e Diellit ose dhe më shumë. Kjo i referohet masës së ylli e jo diametrit të tij.

[2] Kjo zonë ku formohen yje ka shumë yje në fazën e formimit. Zona me masën e 500 Diejve është më masivja nga të tjerat.

Më shumë informacion

Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

Ky kërkim u prezantua në botimin me emrin: “Global collapse of molecular clouds as a formation mechanism for the most massive stars”, që do të publikohet në revistën Astronomy & Astrophysics.

Skuadra përbëhet nga N. Peretto (CEA/AIM Paris Saclay, France; University of Cardiff, UK), G. A. Fuller (University of Manchester, UK; Jodrell Bank Centre for Astrophysics and UK ALMA Regional Centre Node), A. Duarte-Cabral (LAB, OASU, Université de Bordeaux, CNRS, France), A. Avison (University of Manchester, UK; UK ALMA Regional Centre node), P. Hennebelle (CEA/AIM Paris Saclay, France), J. E. Pineda (University of Manchester, UK; UK ALMA Regional Centre node; ESO, Garching, Germany), Ph. André (CEA/AIM Paris Saclay, France), S. Bontemps (LAB, OASU, Université de Bordeaux, CNRS, France), F. Motte (CEA/AIM Paris Saclay, France), N. Schneider (LAB, OASU, Université de Bordeaux, CNRS, France) dhe S. Molinari (INAF, Rome, Italy).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Nicolas Peretto
School of Physics and Astronomy, Cardiff University
Cardiff, UK
Tel: +44 29 208 75314
E-mail: Nicolas.Peretto@astro.cf.ac.uk

Gary Fuller
Jodrell Bank Centre for Astrophysics, University of Manchester
Manchester, UK
Tel: +44 161 306 3653
E-mail: G.Fuller@manchester.ac.uk

Ana Duarte-Cabral
Laboratoire d'Astrophysique de Bordeaux
Bordeaux, France
E-mail: Ana.Cabral@obs.u-bordeaux1.fr

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1331.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1331sq
Emri:SDC 335.579-0.292
Tipi:• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
Facility:Atacama Large Millimeter/submillimeter Array
Science data:2013A&A...555A.112P

Fotografitë

ALMA observes the birth of a monster star
ALMA observes the birth of a monster star
vetëm në Anglisht
The location of a monster embryonic star in the constellation of Norma
The location of a monster embryonic star in the constellation of Norma
vetëm në Anglisht
 Wide-field view of the sky around SDC 335.579-0.292
Wide-field view of the sky around SDC 335.579-0.292
vetëm në Anglisht
The birth of a monster star seen at different wavelengths of light
The birth of a monster star seen at different wavelengths of light
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the birth of a monster star
Zooming in on the birth of a monster star
vetëm në Anglisht

Shih dhe