eso1332sq — Publikim shkencor

E ndarë në pjesë nga një vrimë e zezë

VLT vëzhgon në kohë reale afrimin e një reje gazi pranë një përbindëshi në qendrën e Rrugës së Qumështit

17 Korrik 2013

Vëzhgimet e reja nga Teleskopi Shumë i Madh i VLT-së tregojnë për herë të parë një re gazi që ndahet në pjesë nga një vrimë e zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë. Reja tani është aq e zgjatur sa fillimi i saj ka kaluar pikën më të afërt dhe po largohet nga vrima e zezë me shpejtësi prej 10 milion km/orë, ndërkohë që pjesa tjetër po bie në drejtim të vrimës së zezë.

Në vitin 2011 Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s zbuloi një re gazi me masë disa herë masën e Tokës duke lëvizur me nxitim në drejtim të vrimës së zezë. (eso1151) [1]. Kjo re tani është në pikën më të afërt dhe vëzhgimet me VLT tregojnë që ajo është zgjatur shumë nga fusha gravitacionale ekstreme e vrimës së zezë.

Gazi në krye të resë tani është i zgjatur më shumë se 160 miliard kilometra rrotull pikës më të afërt të orbitës së vrimës së zezë. Dhe afrimi më i afërt është rreth 25 miliard kilometra nga vetë vrima e zezë – për pak shpëton nga rënia në harresë,” shpjegon Stefan Gillessen (Instituti për Fizikën Jashtëtokësore Max Planck, Garching, Gjermani) i cili drejton grupin e vëzhgimit [2]. “Reja është aq e zgjatur sa afrimi më i afërt nuk është një ngjarje momentale por një proces që zgjat të paktën në një periodë një vjeçare.

Në një kohë që gazi zgjatet drita e tij bëhet gjithmonë e më e vështirë që të shihet. Për këtë arsye iu bë një fotografi me një ekspozim total prej më shumë se 20 orësh me SINFONI instrument në VLT – ekspozimi më i thellë i marrë ndonjëherë i kësaj zone me spektrometrin me fushë të integruar [3] – skuadra ishte e aftë të maste shpejtësitë e pjesëve të ndryshme të resë që lëviz pranë vrimës së zezë. [4].

Gjëja më emocionuese që ne shohim tani në fotot e reja është që kreu i resë vjen drejt nesh me një shpejtësi prej 10 milion km/orë përgjatë orbitës së saj – me një shpejtësi mahnitëse pre 1% të shpejtësisë së dritës,” shton Reinhard Genzel, kryetar i grupit kërkimor i cili ka studiuar këtë zonë për rreth 20 vjet. “Kjo do të thotë që fillimi dhe fundi i resë i është afruar pikës maksimale me vrimën e zezë.

Origjina e resë gazore mbetet misterioze, megjithëse nuk ka mungesë idesh [5]. Vëzhgimet e reja i kufizojnë rastet e mundshme.

Si një astronaut pa fat në një film fantastiko shkencor, ne shohim se reja tani është duke u zgjatur kaq shumë sa ajo i ngjan makaronave. Kjo do të thotë që ajo ka mundësi të mos ketë ndonjë yll në brendësinë e saj,” përfundon Gillessen. “Në këtë moment ne mendojmë se gazi ka mundësi të vijë nga yjet që ne shohim që orbitojnë rreth vrimës së  zezë.”

Veçoritë fizike të kësaj zone tani po shpalosen dhe po shihen me imtësi nga astronomë nga e gjithë bota. Kjo fushatë intensive vëzhgimi do të na japë një sasi të madhe të dhënash, jo vetëm duke na treguar më shumë rreth resë së gazit [6], por gjithashtu duke hetuar zonat pranë vrimës së zezë të cilat nuk janë studiuar më parë si dhe efektet ekstreme të këtij graviteti shumë të fuqishëm.

Shënime

[1] Vrima e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit llogaritet të ketë një masë rreth katër milion herë më të madhe se masa e Diellit dhe njihet me emrin Sgr A* (shqiptohet ylli A i Shigjetarit). Është vrima e zezë më e afërt që njhet deri më sot dmth është vendi më i mirë për të studiuar vrimën e zezë me detaje. Studimi i vrimës së zezë supermasive në qendër të galaktikës dhe zonës përreth është vlerësuar me numrin një në listën e 10 zbulimeve astronomike më të rëndësishme të ESO-s.

[2] Distanca e afrimit më të afërt është 5 herë më e madhe se distanca e Neptunit nga Dielli. Kjo është shumë afër po të kemi parasysh gravitetin e vrimës së zezë me masë katër milion herë më të madhe se masa e Diellit!

[3] Me një spektrograf me fushë të integruar drita e regjistruar nga çdo piksel ndahet në ngjyrat përbërëse dhe kështu spektri regjistrohet për çdo piksel. Më pas spektri mund të analizohet individualisht dhe të përdoret për të krijuar harta të shpejtësive dhe për të përcaktuar veçoritë kimike të zonave të ndryshme të objektit.

[4] Grupi gjithashtu shpreson të gjejë prova mbi shpejtësinë e bashkëveprimit të resë gazore me gazin e zonës ku ajo po kalon rrotull vrimës së zezë. Deri tani asgjë nuk është gjetur, por vrojtime të tjera janë planifikuar për të parë për këto efekte.

[5] Astronomët mendojnë se ajo mund të jetë krijuar nga erërat yjore të yjeve që ndodhen në orbitë rrotull vrimës së zezë. Ose mund të jetë ndonjë material i nxjerrë nga qendra e galaktikës. Një mundësi tjetër ishte që një yll ndodhej në qendër të resë dhe gazi vjen ose nga era yjore ose nga disku planet-formues prej gazi e pluhuri rrotull yllit.

[6] Ndërkohë që ngjarja në qendër të galaktikës po shpaloset, astronomët presin të shohin që evolucioni i resë ndryshon nga forcat gravitacionale e tidale në hidrodinamikën turbulente komplekse.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një botim "Pericenter passage of the gas cloud G2 in the Galactic Center", nga S. Gillessen et al, për tu shfaqur në Revistën Astrofizika.

Grupi përbëhet nga S. Gillessen (Instituti për Fizikën Jashtëtokësore Max Planck, Garching, Gjermani [MPE]), R. Genzel (MPE; Departmenti i Fizikës dhe Astronomisë, Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, USA), T. K. Fritz (MPE), F. Eisenhauer (MPE), O. Pfuhl (MPE), T. Ott (MPE), M. Schartmann (Universitätssternëarte der Ludëig-Maximilians-Universität, Munich, Gjermani [USM]; MPE), A. Ballone (USM; MPE) dhe A. Burkert (USM; MPE).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

  1. Botimi kërkimor
  2. Fotografi të VLT-së
  3. Faqja në web e MPE-së mbi qendrën e galaktikës

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Stefan Gillessen
Max Planck Institute for Extraterrestrial Physics
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 30000 3839
E-mail: ste@mpe.mpg.de

Reinhard Genzel
Max Planck Institute for Extraterrestrial Physics
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 30000 3281
E-mail: genzel@mpe.mpg.de

Richard Hook
ESO, La Silla, Paranal, E-ELT & Survey Telescopes Press Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1332.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1332sq
Emri:Milky Way, Milky Way Galactic Centre, Sgr A*
Tipi:• Milky Way : Galaxy : Component : Central Black Hole
• X - Quasars & Black Holes
Facility:Very Large Telescope
Science data:2013ApJ...774...44G

Fotografitë

Fotografi të një reje pluhuri që është copëtuar nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Fotografi të një reje pluhuri që është copëtuar nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Simulacion i resë së gazi duke u ndarë nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Simulacion i resë së gazi duke u ndarë nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Një re gazi po ndahet në pjesë nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Një re gazi po ndahet në pjesë nga një vrimë e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit
Gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way (annotated)
Gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way (annotated)
vetëm në Anglisht
Images of gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the galaxy
Images of gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the galaxy
vetëm në Anglisht

Videot

Simulation of gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way
Simulation of gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way
vetëm në Anglisht
Gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way
Gas cloud being ripped apart by the black hole at the centre of the Milky Way
vetëm në Anglisht
Gas cloud falling in towards the black hole at the centre of the Milky Way
Gas cloud falling in towards the black hole at the centre of the Milky Way
vetëm në Anglisht

Shih dhe