eso1335sq — Foto për publikim

Dyshja e çuditshme

Dy re gazi shumë të ndryshme në galaktikën fqinje

07 Gusht 2013

Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s ka bërë një foto të një zone intriguese yll-formuese në Renë e Madhe të Magelanit – një nga galaktikat satelite të Rrugës së Qumështit. Kjo pamje e qartë tregon dy re të veçanta gazi që ndriçojnë, NGC 2014 me ngjyrë të kuqe dhe fqinji i tij NGC 2020 me ngjyrë blu. Ndërkohë që ato janë shumë të ndryshme, atyre u ka dhënë formë era e fuqishme yjore nga yjet e sapolindur që janë shumë të nxehtë që gjithashtu rrezatojnë tek gazi duke e bërë atë të ndriçojë shumë.

Kjo foto u bë me Teleskopin Shumë të Madh (VLT) në Observatorin e ESO-s në Paranal në Kili – vendi më i mirë në hemisferën e jugut për vëzhgime astronomike. Por edhe pa ndihmën e teleskopëve si VLT, me një shikim të shpejtë, tek konstelacioni i jugut Dorado (Peshku Shpatë ose Peshku Delfin [1]) në një natë të pastër, shohim një njollë të turbullt, e cila në shikim të parë, duket sikur është një re në atmosferën e Tokës.

Të paktën, ajo mund të ketë qenë përshtypja që ka krijuar Ferdinand Magellani gjatë udhëtimit të tij të famshëm në hemisferën e jugut në vitin 1519. Megjithëse vetë Magelani u vra në Filipine përpara se të kthehej, ekuipazhi i tij që mbijetoi lajmëroi për prezencën e kësaj reje dhe fqinjit të saj më të vogël kur ata u kthyen në Evropë, dhe të dy këto galaktika të vogla më vonë u emëruan për nder të Magelanit. Sidoqoftë, ato pa dyshim mund të shiheshin nga eksploruesit Evropianë dhe nga vëzhguesit në hemisferën e jugut, sidoqoftë ato asnjëherë nuk u raportuan.

Reja e Madhe e Magelanit LMC po prodhon yje të rinj në mënyrë aktive. Disa nga zonat e saj yll-formuese mund të shihen edhe me sy të lirë, për shembull Mjegullnaja e Tarantulës. Sidoqoftë, ka dhe të tjera më të vogla – por jo më pak intriguese – zona që teleskopët mund ti vëzhgojnë me shumë detaje. Kjo fotografi e re e VLT-së shpjegon dyshen e çuditshme: NGC 2014 dhe NGC 2020.

Reja e ngjyrosur me ngjyrë rozë në të djathtë, NGC 2014, është një re ndriçuese e përbërë kryesisht nga gazi i hidrogjenit. Ajo përmban një bashkësi yjesh të rinj e të nxehtë. Rrezatimi energjik që vjen nga këto yje të rinj shkëput elektrone nga atomet e gazit të hidrogjenit që i rethon këto yje, duke i jonizuar këto atome dhe duke prodhuar një ndriçim karakteristik të kuq.

Përveç këtij rrezatimi të fuqishëm, yjet masivë të rinj prodhojnë gjithashtu re të fuqishme yjore të cilat shtyjnë gazin që i rrethon. Majtas resë kryesore, është një yll i ndritshëm shumë i nxehtë [2] që duket se e ka nisur këtë proces, duke krijuar një zgavër që na shfaqet e rrethuar nga një strukturë sferike e quajtur NGC 2020. Ngjyra blu e këtij objekti misterioz krijohet nga rrezatimi i këtij ylli të nxehtë, por në këtë rast duke jonizuar gazin e oksigjenit.

Ngjyrat çuditërisht të ndryshme të NGC 2014 dhe NGC 2020 janë rezultat i përbërjeve të ndryshme kimike të gazit dhe të temperaturave dhe distancave të yjeve që e bëjnë gazin të ndriçojë.

LMC është vetëm 163 000 vjet-dritë larg nga galaktika jonë, Rruga e Qumështit, dhe kështu është shumë afër po të marrim parasysh përmasat kozmike. Kjo afërsi e saj me ne e bën atë një objektiv shumë të rëndësishëm për astronomët meqë ajo mund të studiohet shumë më hollësisht në krahasim me sistemet e tjera të largëta. Kjo ishte një nga nxitjet për ndërtimin e teleskopëve në hemisferën e jugut, duke përcaktuar dhe pozicionin e ESO-s 50 vite më parë. Po ta krahasojmë me Galaktikën tonë, ajo përmban më pak se një të dhjetën e masës së Rrugës së Qumështit, me përmasa vetëm 14 000 vite-dritë – duke krahasuar këtu themi që Rruga e Qumështit ka përmasa rreth 100 000 vite-dritë. Astronomët i referohen asaj si një galaktikë xhuxhe e parregullt; parregullsia e saj, e kombinuar me brezin e saj qëndror me yje, sugjeron se bashkëveprimi me Rrugën e Qumështit dhe me një galaktikë tjetër “Reja e vogël e Magelanit”, mund ta kenë deformuar formën e saj.

Kjo fotografi u mor duke përdorur Spektrografin “FOcal Reducer and low dispersion Spectrograph” (FORS2) që është i ndjeshëm në dritën e dukshme dhe në atë pranë infra të kuqes. Ky instrument është montuar tek VLT e ESO-s si pjesë e programit “ESO Cosmic Gems[3].

Shënime

[1] Megjithëase ky konstelacion shpesh herë identifikohet me formën e peshkut shpatë, ka arsye të mendohet se i ngjan më shumë një delfini. Më shumë detaje janë dhënë këtu.

[2] Ky yll është një shembull i një klasi të rrallë yjesh të quajtur Wolf-Rayet. Këto objekte jetë shkurtra janë shumë të nxehta – sipërfaqet e tyre janë mbi 10 herë më të nxehta se në Diell – si dhe janë shumë të ndritshëm duke dominuar në zonën rrrotull tyre.

[3] Kjo fotografi vjen nga programi “ESO Cosmic Gems” një iniciativë informimi me qëllim prodhimin e fotografive interesante, intriguese ose tërheqëse për syrin duke përdorur teleskopët e ESO-s, me qëllim edukimi dhe informimi për publikun. Programi përdor teleskopët në kohën kur këto nuk përdoren për vëzhgime shkencore. Të gjitha të dhënat e mbledhura janë gjithashtu në dispozicion për kërkime shkencore, duke u vënë në dispozicion të astronomëve nëpërmjet arkivit shkencor të ESO-s.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1335.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1335sq
Emri:Henize 55, Large Magellanic Cloud, LMC, NGC 2014, NGC 2020
Tipi:• Local Universe : Nebula
• X - Nebulae
Facility:Very Large Telescope

Fotografitë

Dy re ndriçuese shumë të ndryshme nga njëra-tjetra në Renë e Madhe të Magelanit
Dy re ndriçuese shumë të ndryshme nga njëra-tjetra në Renë e Madhe të Magelanit
Një çift resh ndriçuese prej gazi në konstelacionin Dorado
Një çift resh ndriçuese prej gazi në konstelacionin Dorado
Një pamje me fushë të gjerë e NGC 2014 dhe NGC 2020 në Renë e Madhe të Magelanit
Një pamje me fushë të gjerë e NGC 2014 dhe NGC 2020 në Renë e Madhe të Magelanit

Videot

Zooming in on glowing gas clouds NGC 2014 and NGC 2020
Zooming in on glowing gas clouds NGC 2014 and NGC 2020
vetëm në Anglisht
Pan across new VLT image of NGC 2014 and NGC 2020
Pan across new VLT image of NGC 2014 and NGC 2020
vetëm në Anglisht

Shih dhe