eso1336sq — Foto për publikim

ALMA sheh nga afër lindjen e yllit

20 Gusht 2013

Astronomët duke përdorur Rrjetin e Madh Milimetrik/Nënmilimetrik në Atacama (ALMA) ka kapur këtë pamje të afruar e të qartë të materialit që del nga ylli i sapolindur. Duke parë tek ndriçimi që vjen nga molekulat e monoksidt të karbonit tek një objekt i quajtur Herbig-Haro 46/47 ata kanë zbuluar që shpërthimet e gazit që dalin nga ai janë më energjetike dhe më të magnetizuara nga sa u mendonte më parë. Pamjet shumë të detajuara kanë dalluar një shkulm gazi që nuk ishte vëzhguar më parë, i cili drejtohej komplet në një drejtim tjetër.

Yjet e rinj janë objekte aktivë të cilët nxjerin material me shpejtësi deri në një million kilometra në orë. Kur ky material përplaset me gazin përreth, ndriçon, duke krijuar një objekt Herbig-Haro [1]. Një shembull spektakolar quhet Herbig-Haro 46/47 dhe ndodhet rreth 1400 vite-dritë larg Tokës në konstelacionin e Velës (The Sails). Ky ishte objekti që u studjua duke përdorur ALMA-n gjatë fazës së Hershme Shkencore, në kohën kur teleskopi ishte akoma në ndërtim dhe shumë kohë më parë se rrjeti të kompletohej.

Fotografitë e reja na tregojnë me shumë detaje, dy rrjedhje të furishme gazi, njëra që vjen drejt nesh dhe tjetra që largohet nga ne. Rrjedhja e gazit që largohet ishte gati e padukshme në fotografitë e mëparshme të bëra në dritën e dukshme, për shkak të zënies që i bënin retë e pluhurit, të cilat rrethonin yllin e sapolindur. ALMA jo vetëm që na ka dhënë fotografi shumë më të qarta por ajo gjithashtu i jep mundësi astronomëve të masin se sa shpejt lëviz nëpër hapsirë materiali ndriçues.

Këto vëzhgime të reja të Herbig-Haro 46/47 na kanë treguar që një pjesë e materialit që nxirret nga ylli ka një shpejtësi shumë më të madhe nga sa është matur më parë. Kjo tregon se gazi që del mbart shumë më tepër energji dhe moment nga sa mendohej më parë.

Kryetari i skuadrës dhe autori i parë i këtij studimi të ri, Héctor Arce (Yale University, USA) shpjegon se “Ndjeshmëria e mahnitëse e ALMA-s mundëson detektimin e tipareve të pa vrojtuara më parë në këtë objekt, siç ishte dhe kjo rrjedhje shumë e shpejtë. Ajo gjithashtu duket si një shembull model në të cilin materiali që del shkaktohet nga era e yllit të ri.”

Vëzhgimet u kryen në vetëm 5 orë të kohës së vëzhgimit të ALMA-s – megjithëse ALMA ishte akoma në ndërtim në atë kohë – vëzhgime me të njëjtën cilësi me teleskopë të tjerë do të kërkonin 10 herë më shumë kohë.

“Detajet në fotografitë e Herbig-Haro 46/47 janë mbresëlënëse. Ndoshta më i mrekullueshëm është fakti që, për këto lloj vëzhgimesh, ne jemi në hapat e parë. Në të ardhmen ALMA do të na japë fotografi edhe më të mira se kjo në një kohë shumë më të shkurtër,” shton Stuartt Corder (Joint ALMA Observatory, në Kili), një bashkautor i këtij botimi.

Diego Mardones (Universidad de Chile), një tjetër bashkautor, thekson që “ky sistem është i ngjashëm me të gjithë yjet me masë të vogël gjatë formimit dhe lindjes së tyre. Por është gjithashtu jo i zakontë për shkak të përplasjeve të rrjedhjeve të gazeve me retë në njërën anë të yllit dhe me kalimin përtej reve nga ana tjetër e yllit. Kjo e bën këtë sistem të përshtatshëm për studimin e përplasjeve të erërave yjore me retë nga të cilat ylli është formuar.”

Qartësia dhe ndjeshmëria e përfituar nga këto vëzhgime të ALMA-s gjithashtu i lejuan skuadrës të zbulojë papritur një rrjedhje që vinte nga një shoqërues me masë të vogël në drejtim të yllit të ri. Rrjedhja e dytë shihet gati në kënd të drejtë me objektin kryesor dhe është duke gërmuar kanalin e saj nëpër renë që e rrethon.

Arce përfundon duke thënë se “ALMA ka bërë të mundur të zbulojmë tipare dhe veçori në rrjedhjet e gazit të vëzhguara shumë më qartë në krahasim me të dhënat e studimeve të mëparshme. Kjo tregon se do të ketë padyshim shumë surpriza dhe zbulime të mrekullueshme me rrjetin e plotë të ALMA-s. ALMA me siguri do të revolucionarizojë modelin e yll-formimit!”

Shënime

[1] Astronomët George Herbig and Guillermo Haro nuk ishin të parët që panë këto lloj objektesh të cilët tani mbajnë emrat e tyre, por ato ishin të parët që studiuan në mënyrë të detajuar spektrat e këtyre objekteve të çuditshëm. Ata kuptuan se ato nuk ishin vetëm grumbuj gazi dhe pluhuri që reflektojnë dritë, ose objekte që ndriçojnë nën ndikimin e dritës ultraviolet nga yjet e rinj, por ato ishin një kategori e re objektesh që shoqëroheshin me shkulme materialesh të krijuara nga material që nxirreshin me një shpejtësi të madhe nga zonat e formimit të yllit.

Më shumë informacion

Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

Ky kërkim u prezantua me emrin "ALMA Observations of the HH 46/47 Molecular Outflow" nga Héctor Arce et al, dhe do të shfaqet në “Astrophysical Journal”.

Grupi kërkimor përbëhet nga Héctor G. Arce (Universiteti Yale, Neë Haven, USA), Diego Mardones (Universiteti i Kilit, Santiago, Kili), Stuartt A. Corder (Joint ALMA Observatory, Santiago, Kili), Guido Garay (Universiteti i Kilit), Alberto Noriega-Crespo (Qendra e Analizimit dhe përpunimit të Infra të kuqes, Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë, Pasadena, USA) dhe Alejandro C. Raga (Instituti i Shkencave Bërthamore, Meksikë).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në Tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Héctor Arce
Yale University
New Haven, USA
Tel: +1 203 432 3018
E-mail: hector.arce@yale.edu

Diego Mardones
Universidad de Chile
Santiago, Chile
Tel: + 56 2 977 1143
E-mail: dmardone@das.uchile.cl

Stuartt Corder
Joint ALMA Observatory
Santiago, Chile
E-mail: scorder@alma.cl

Lars Lindberg Christensen
Head, ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Cel: +49 173 38 72 621
E-mail: lars@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1336.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1336sq
Emri:HH 46, HH 47
Tipi:• Milky Way : Star : Circumstellar Material : Outflow
• X - Stars
Facility:Atacama Large Millimeter/submillimeter Array
Science data:2013ApJ...774...39A

Fotografitë

Fotografi mahnitëse të yllit të sapolindur nga ALMA dhe NTT
Fotografi mahnitëse të yllit të sapolindur nga ALMA dhe NTT
ALMA’s view of the outflow associated with the Herbig-Haro object HH 46/47
ALMA’s view of the outflow associated with the Herbig-Haro object HH 46/47
vetëm në Anglisht
The Herbig-Haro object HH 46/47 seen with ESO’s New Technology Telescope
The Herbig-Haro object HH 46/47 seen with ESO’s New Technology Telescope
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the star-forming region around the Herbig-Haro object HH 46/47
Wide-field view of the star-forming region around the Herbig-Haro object HH 46/47
vetëm në Anglisht
The Herbig-Haro object HH 46/47 in the constellation of Vela
The Herbig-Haro object HH 46/47 in the constellation of Vela
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the Herbig-Haro object HH 46/47
Zooming in on the Herbig-Haro object HH 46/47
vetëm në Anglisht

Shih dhe