eso1340sq — Foto për publikim

Yje të rinj piqen në Mjegullnajën Prawn (Karkaleci i detit)

18 Shtator 2013

Grupi i ndritshëm i reve të gazit që shihet në këtë fotografi të re formon një vend ku lindin yje të rinj të quajtur Mjegullnaja Prawn. E marrë me Teleskopin Kërkimor VLT të ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili. Kjo mund të jetë fotografia më e qartë që i është mëarrë ndonjëherë këtij objekti. Kjo tregon grupe yjesh të sapolindur të formuar brenda reve të gazit të cilat përbënë mjegullnajën.

Ajo është 6000 vite-dritë larg Tokës në konstelacionin e Akrepit (Scorpius), Kjo mjegullnajë që njihet me emrin IC 4628 dhe përfshin një zonë të madhe të mbushur me gaz dhe shumë grupime prej pluhuri. Këto re gazi janë zona yll-formuese, që formojnë yje të rinj e të nxehtë. Në pjesën e dukshme të spektrit këto yje duken me ngjyrë blu në të bardhë por ato gjithashtu emetojnë rrezatim të fuqishëm edhe në pjesë të tjera të spektrit – dhe më shumë në ultraviolet [1].

Është kjo dritë ultraviolet nga yjet që e bën këtë re të ndriçojë. Ky rrezatim largon elektronet nga atomet e hidrogjenit, të cilat më pas rikombinohen duke çliruar energji në formën e dritës. Secili element kimik, gjatë këtij procesi, emeton dritë në një ngjyrë të caktuar, dhe për hidrogjenin drita dominuese është e kuqja. IC 4628 është një shembull i një zone HII [2].

Mjegullnaja Prawn shtrihet rreth 250 vite-dritë, ajo mbulon një sipërfaqe në qiell të barabartë me katër Hëna të plota. Përveç përmasave të saj të mëdha ajo është vëzhguar shumë nga vrojtuesit për shkak të zbehtësisë së saj dhe për shkak se shumica e dritës së saj rrezatohet në gjatësi të valës në të cilat syri i njeriut nuk është i ndjeshëm. Mjegullnaja njihet gjithashtu me emrin Gum 56, sipas astronomit Australian Colin Gum, i cili publikoi një katalog të zonave HII në vitin 1955.

Gjatë disa miliona viteve të fundit kjo zonë ka formuar shumë yje, si grupime yjesh si të veçantë. Një grumbullim i madh yjesh i quajtur Collinder 316 përhapet në shumicën e hapsirës së kësaj fotoje. Ky grumbullim është pjesë e një grupi më të madh yjesh shumë të nxehtë dhe të ndritshëm. Gjithashtu të dukshme janë dhe shumë struktura të errëta si dhe zgavra, ku lënda ndëryjore është shtyrë nga erërat e fuqishme që krijohen nga yjet e nxehtë pranë tyre.

Kjo fotografi u mor nga Teleskopi Kërkimor VLT (VST) tek ESO në Observatorin e Paranal-it në Kili. VST është teleskopi më i madh në botë i dizenjuar për studimin e qiellit në dritën e dukshme. Ai është një teleskop i teknologjisë së fundit me diametër prej 2.6 metrash i ndërtuar rrotull kamerës OmegaCAM e cila përmban 32 detektorë CCD të cilët së bashku krijojnë një fotografi prej 268 megapikselash. Kjo fotografi e re me 24 000 piksela në gjerësi është një mozaik prej dy fotosh të marra me atë kamera dhe është një nga fotot më të mëdha të publikuara nga ESO deri më sot.

Kjo fotografi përbën një zonë të detajuar të qiellit pjesë e një kërkimi publik nga një pjesë më e madhe e Rrugës së Qumështit të quajtur VPHAS+ ku është duke u përdorur fuqia e kërkimit me VST për të kërkuar për objekte të reja siç janë yjet e rinj dhe mjegullnajat planetare. Kërkimi gjithashtu do të mundësojë fotografitë më të mira të marra ndonjëherë të shumë zonave të mëdha ndriçuese yll-formuese, siç është dhe kjo në foto.

Fotografitë shumë të qarta të VST-së janë përpunuar më pas për të sjellë ngjyrat duke prfshirë fotografime të tjera me filtra të ndryshëm të marra nga Martin Pugh, një astronom amator shumë i aftë, i cili vëzhgon nga Australia me teleskopë prej 32 dhe 13 centimetrash [3].

Ky publikim përfaqëson numrin 1000 të publikimeve të ESO-s. I pari doli në vitin 1985 dhe nxorri një fotografi të Kometës Halley. Të gjithë këto publikime janë të disponueshme online.

Shënime

[1] Ky është i njëjti lloj rrezatimi që shkakton nxirje dhe djegje të lëkurës së pambrojtur kur ekspozohet për një kohë të gjatë ndaj Diellit. Por atmosfera e Tokës e mbron jetën në sipërfaqen e Tokës nga shumica e rrezeve ultraviolet dhe vetëm gjatësitë e gjata të valëve (ndërmjet 300 dhe 400 nanometra) mund të arrijnë në sipërfaqen e Tokës dhe shkaktojnë nxirje apo djegje të lëkurës së njeriut. Një pjesë e rrezatimeve ultraviolet që emetohen nga yjet shumë të nxehtë në zonat HII janë në gjatësi shumë më të shkurtra të valëve (më të shkurtra se 91.2 nanometra) të cilat mund të jonizojnë hidrogjenin.

[2] Astronomët përdorin termin “HII” (e shqiptuar “aitch-two”) që i referohet hidrogjenit të jonizuar, dhe “HI” (aitch-one) hidrogjenit atomik. Një atom hidrogjeni formohet nga një elektron i lidhur me një proton; në një gaz të jonizuar, atomet janë të ndara në elektrone që lëvizin lirisht dhe jone pozitive – në këtë rast jonet pozitive janë protonet.

[3] Më shumë detaje të këtij vëzhgimi mund të gjenden tek faqja e Martin Pugh mbi këtë objekt.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1340.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1340sq
Emri:IC 4628
Tipi:• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
Facility:Very Large Telescope

Fotografitë

Pamje e detajuar e Mjegullnajës Prawn nga VST e ESO-s
Pamje e detajuar e Mjegullnajës Prawn nga VST e ESO-s
The Prawn Nebula from ESO's VST (wide crop)
The Prawn Nebula from ESO's VST (wide crop)
vetëm në Anglisht
Excerpts from a view of the Prawn Nebula from ESO's VST
Excerpts from a view of the Prawn Nebula from ESO's VST
vetëm në Anglisht
The Prawn Nebula IC 4628 in the constellation of Scorpius
The Prawn Nebula IC 4628 in the constellation of Scorpius
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the Prawn Nebula
Zooming in on the Prawn Nebula
vetëm në Anglisht
A close-up look at the Prawn Nebula from ESO’s VST
A close-up look at the Prawn Nebula from ESO’s VST
vetëm në Anglisht

Shih dhe