eso1341sq — Foto për publikim

Ndriçimi i Ftohtë i Yll-Formimit

Drita e parë e marrë me Kamerën e re të fuqishme tek APEX

25 Shtator 2013

Një instrument i ri i quajtur ArTeMiS është instaluar me sukses tek APEX – Atacama Pathfinder Experiment. APEX është një teleskop me diametër prej 12 metrash i vendosur lart në Shkretëtirën e Atacama-s, i cili punon në gjatësitë e valëve milimetrike dhe nënmilimetrike – ndërmjet infra të kuqes dhe valëve radio të spektrit elektromagnetik – një paisje kjo që i mundëson astronomëve të depërtojnë më thellë në Univers. Kamera e re na ka dhënë një pamje spektakolare e me shumë detaje të mjegullnajës “Cat’s Paw”.

ArTeMiS [1] është një kamera me ndjeshmëri të lartë dhe me fushë të gjerë pamje. Ajo shikon në gjatësinë e valëve nënmilimetrike. Ajo është një shtesë e rëndësishme e grupit të instrumenteve të APEX-it sepse do të rrisë dhe më tepër ndjeshmërinë dhe detajet e pamjeve që do të vëzhgohen. Rrjeti i detektorëve të gjeneratës së re të ArTeMIS vepron më shumë si një kamera CCD në krahasim me gjeneratat e mëparshme të detektorëve. Kjo do të lejojë të bëhen harta me fushë të gjerë të qiellit më shpejt dhe me më shumë piksela.

Grupi i komisionerëve [2] që instaloi ArTeMIS luftoi dhe me kushtet atmosferike shumë të ashpra krahas instalimit të kamerës. Dëbora shumë e rëndë e Pllajës Chajnantor gati e mbuloi ndërtesën e APEX-it. Me ndihmën e stafit të punës së ALMA-s dhe APEX, grupi transportoi pjesët e ArTeMIS tek teleskopi nëpërmjet një rruge të improvizuar, duke evituar dëborën, duke arritur të instalonin instrumentin, të vendosnin kriostatin në pozicion dhe ta montonin atë në pozicionin final.

Për të testuar instrumentin, skuadrës i’u desh të priste deri kur moti të ishte i thatë meqë gjatësitë e valës të rendit nënmilimetrik që vëzhgon ArTeMiS thithen shumë nga avujt e ujit që ndodhen në atmosferën e Tokës. Por, kur kushtet atmosferike u bënë të përshtatshme për vrojtim, u kryen testime të suksesshme duke vrojtuar me instrumentin e ri. Duke vazhduar testimet dhe duke i rishikuar vëzhgimet, ArTéMiS tanimë është përdorur dhe për disa projekte shkencore. Njëri nga këto synonte procesin e yll-formimit tek zona ku ndodhet NGC 6334, (the Cat’s Paw Nebula), në konstelacionin e Jugut Akrepi (The Scorpion). Kjo fotografi e re e objektit e marrë me ArTeMiS duket qartë që është më e mirë se fotografitë e mëparshme të po të kësaj zone të fotografuara nga APEX.

Testimet e ArTeMiS përfunduan dhe kamera tani do të kthehet tek Saclay në Francë me qëllim që të instalohen detektorë shtesë. Tani i gjithë grupi është shumë entuziast nga rezultatet e këtyre vëzhgimeve të para, të cilat janë një shpërblim i mrekullueshëm i shumë viteve punë të vështirë që nuk do të ishte arritur pa ndihmën dhe mbështetjen e stafit të APEX.

Shënime

[1] ArTeMiS do të thotë: Architectures de bolomètres pour des Télescopes à grand champ de vue dans le domaine sub-Millimétrique au Sol (Rrjet Bolometrash me një fushë të gjerë pamje për teleskopë të ndërtuar në sipërfaqen e Tokës për gjatësinë nënmilimetrike të valëve).

[2] Grupi i komisionerëve nga CEA përbëhet nga Philippe André, Laurent Clerc, Cyrille Delisle, Eric Doumayrou, Didier Dubreuil, Pascal Gallais, Yannick Le Pennec, Michel Lortholary, Jérôme Martignac, Vincent Revéret, Louis Rodriquez, Michel Talvard dhe François Visticot.

Më shumë informacion

APEX është një bashkëpunim ndërmjet Institutit Max Plank për Radio Astronominë (MPIfR), Observatori Hapsinor Onsala (OSO) dhe ESO. Punimet tek APEX në Chajnantor i janë besuar ESO-s.

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Michel Talvard
Project Manager for ArTeMiS / CEA
Saclay, France
Tel: +33 1 6908 8352
E-mail: michel.talvard@cea.fr

Carlos De Breuck
ESO APEX Project Manager
Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6613
E-mail: cdebreuc@eso.org

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1341.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1341sq
Emri:NGC 6334
Tipi:• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
• Unspecified : Technology : Observatory : Instrument
Facility:Atacama Pathfinder Experiment, Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy

Fotografitë

The star-forming Cat’s Paw Nebula through ArTeMiS’s eyes
The star-forming Cat’s Paw Nebula through ArTeMiS’s eyes
vetëm në Anglisht
The ArTeMiS cryostat in position at APEX
The ArTeMiS cryostat in position at APEX
vetëm në Anglisht
Nevlídné podmínky v okolí řídící budovy teleskopu APEX
Nevlídné podmínky v okolí řídící budovy teleskopu APEX
The stellar nursery NGC 6334 in the constellation of Scorpius
The stellar nursery NGC 6334 in the constellation of Scorpius
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on ArTeMiS’s view of the Cat’s Paw Nebula NGC 6334
Zooming in on ArTeMiS’s view of the Cat’s Paw Nebula NGC 6334
vetëm në Anglisht
Cross-fading between infrared VISTA and submillimetre ArTeMiS views of NGC 6334
Cross-fading between infrared VISTA and submillimetre ArTeMiS views of NGC 6334
vetëm në Anglisht

Shih dhe