eso1342sq — Publikim i Organizatës

Antena e fundit dërgohet tek ALMA

Tani të 66 antenat e ALMA-s ndodhen tek observatori

01 Tetor 2013

Antena e fundit e Rrejtit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) sapo u dërgua tek observatori. Parabola me diametër prej 12 metrash u ndërtua nga partneriteti Evropian AEM dhe gjithashtu shënon një dërgesë të suksesshme të 25 antenave Evropiane – kontrata më e madhe e ESO-s deri më sot.

Kjo është antena e 66-të dhe e fundit që u dërgua tek observatori. Amerika e Veriut dha 25 antena 12-metërshe, ndërsa Azia Lindore 16 (katër antena 12-metërshe dhe 12 antena 7-metërshe). Nga fundi i vitit 2013, të 66 antenat që kapin shumë saktë valët e rendit të milimetrit dhe nënfishave të tij pritet të punojnë së bashku si një teleskop i vetëm, në një rrjet që do të mund të zgjerohet deri në 16 km përgjatë Pllajës Chajnantor në Shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e veriut.

Observatori i ALMA-s u inaugurua nga presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, në Mars të vitit 2013 (eso1312). Ajo ngjarje shënoi kompletimin e sistemeve kryesore të teleskopit gjigand si dhe transformimin formal nga një projekt në konstruksion në një observator funksional.

Dërgimi i antenës së fundit kompleton fazën e ndërtimit të antenave të ALMA-s [1] dhe bën aktive të 66 antenat për përdorim shkencor, duke shënuar një epokë të re zbulimesh në astronomi. “Ky është një moment historik për Observatorin e ALMA-s, që arriti ndjeshmërinë maksimale si dhe sipërfaqen maksimale, sipas projektit, me anën e të cilës do të mbledhë dritën,” thotë Wolfgang Wild Menaxheri Evropian i Projektit të ALMA-s.

Dorëzimi i antenës së fundit Evropiane shënon kompletimin e suksesshëm të kontratës më të madhe të ESO-s deri më sot. Kontrata me Partneritetin AEM [2] përfshin projektimin, prodhimin, transportin dhe montimin në pozicionin final të 25 antenave.

ALMA ndihmon astronomët t’i përgjigjen pyetjeve të rëndësishme që kanë lidhje me origjinën tonë kozmike. Teleskopi vëzhgon Universin duke përdorur dritë me gjatësi vale të rendit të milimetrit dhe nën milimetrit, ndërmjet dritës infra të kuqe dhe valëve radio në spektrin elektromagnetik. Drita në këto gjatësi vale vjen nga objektet më të ftohta, por gjithashtu dhe nga objektet më të largëta më kozmos. Këtu përfshijmë retë e ftohta të gazeve atje ku formohen yje të rinj, dhe galaktika të largëta në kufijtë e Universit të dukshëm.

Universi është relativisht i pa eksploruar në gjatësitë e valëve nën milimetrike, meqë teleskopët kërkojnë kushte shumë të thata atmosferike ashtu siç gjenden në Chajnantor, shumë antena të mëdha dhe teknologji të avancuar detektimi. Edhe përpara përfundimit ALMA është përdorur gjerësisht për projekte shkencore duke treguar një potencial të madh me publikimin e shumë rezultateve shkencore mbresëlënëse. (shiko eso1336, eso1334, eso1333, eso1331, eso1325, eso1318, eso1313 dhe eso1234).

Shënime

[1] ESO është gjithashtu përgjegjëse për ndërtimin e Rezidencës ku do të akomodohet stafi i vizitorëve.

[2] Partneriteti AEM përbëhet nga “Thales Alenia Space, European Industrial Engineering”, dhe MT-Mechatronics.

Më shumë informacion

ALMA, një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet Azia Lindore nga Observatori Astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Wolfgang Wild
European ALMA Project Manager, ESO
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6716
E-mail: wwild@eso.org

Stefano Stanghellini
ALMA Antenna Project Manager, ESO
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6570
E-mail: sstanghe@eso.org

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1342.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1342sq
Tipi:• Unspecified : Technology : Observatory : Facility

Fotografitë

The final ALMA antenna
The final ALMA antenna
vetëm në Anglisht
The final ALMA antenna
The final ALMA antenna
vetëm në Anglisht
The final two ALMA European antennas
The final two ALMA European antennas
vetëm në Anglisht
The final ALMA antenna is handed over to the observatory
The final ALMA antenna is handed over to the observatory
vetëm në Anglisht
The final ALMA antenna is handed over to the observatory
The final ALMA antenna is handed over to the observatory
vetëm në Anglisht

Videot

The final ALMA antenna is handed over to the observatory
The final ALMA antenna is handed over to the observatory
vetëm në Anglisht

Shih dhe