eso1343sq — Foto për publikim

Një vështrim nga afër i Mjegullnajës Toby Jug

09 Tetor 2013

Teleskopi Shumë i Madh e ESO-s (VLT) ka kapur këtë fotografi mbresëlënëse me shumë detaje të Mjegullnajës Toby Jug, një re gazi dhe pluhuri që rrethon një yll gjigand të kuq. Kjo pamje tregon karakteristikat harkore të strukturës së mjegullnajës, të cilat, ngjashëm me emrin e saj, duken sikur ngjasojnë pak me një ibrik me dorezën e tij.

Ajo ndodhet rreth 1200 vjet-dritë nga Toka në konstelacionin e Carina-s, Mjegullnaja Toby Jug, që njihet dhe me emrin formal IC 2220, është një shembull i mjegullnajave reflektuese. Ajo është një re gazi dhe pluhuri e ndriçuar nga brenda nga një yll i quajtur HD 65750. Ky yll, i tipit gjigand i kuq, ka një masë pesë herë më të madhe se Dielli por është në një fazë shumë më të avancuar të jetës së tij, përveç moshës së tij të re rreth 50 milion vjeçare [1].

Mjegullnaja u krijua nga ylli, i cili duke humbur pjesë të masës së tij nëpër hapësirën që e rrethon, duke formuar një re gazi dhe pluhuri ndërkohë që materiali ftohet. Pluhuri përbëhet nga elementë si karboni dhe të tjerë më të thjeshtë, përbërës që e durojnë nxehtësinë siç janë dyoksidi i titanit si dhe oksidi i kalciumit. Në këtë rast, studimet e detajuara në infra të kuqe të objektit na tregojnë praninë e dyoksidit të silicit që është elementi që reflekton më shumë dritën e yllit.

IC 2220 është e dukshme për shkak se drita e yllit reflektohet nga grimcat e pluhurit. Struktura qiellore në formën e fluturës është gati simetrike, dhe shtrihet rreth një vit dritë. Kjo fazë e jetës së yllit zgjat për pak kohë dhe për këtë shkak këto objekte janë të rrallë.

Gjigandët e kuq formohen nga yjet që janë duke u plakur dhe duke iu afruar hapave final të evolucionit të tyre. Ato gati e kanë mbaruar të gjithë rezervën e hidrogjenit, e cila ushqen reaksionin që ndodh gjatë shumicës së jetës së yllit. Kjo bëhet shkak që atmosfera e yllit të përhapet shumë në hapësirë. Yjet si HD 65750 djegin një mbështjellje heliumi që mbulon një bërthamë prej karboni dhe oksigjeni, ndonjëherë e shoqëruar me një shtresë hidrogjeni më pranë sipërfaqes së yllit.

Miliarda vite në të ardhmen, Dielli ynë do të fryhet në një gjigand të kuq. Pritet që atmosfera e Diellit do ta kalojë orbitën e Tokës, duke mbuluar të gjithë planetët e brendshëm në këtë proces. Në atë kohë planeti Tokë do të jetë në një situatë shumë të keqe. Rritja e madhe e nivelit të rrezatimit dhe erërat e forta yjore që do të shoqërojnë procesin e zgjerimit të yllit do të shkatërrojnë të gjithë jetën në sipërfaqen e Tokës, ato do të avullojnë të gjithë ujin në oqeanet e Tokës dhe më pas i gjithë planeti do të shkrijë.

Astronomët britanikë Paul Murdin, David Allen and David Malin i dhanë IC 2220 nofkën Mjegullnaja Toby Jug për shkak të formës së saj, e cila ngjason me një objekt të vjetër anglez që përdoret për të pirë i quajtur Toby Jug me të cilin ata ishin familjarizuar kur ishin të rinj.

Kjo fotografi u prodhua si pjesë e programit Cosmic Gems [2].

Shënime

[1] Yjet me masë më të madhe kanë një jetë më të shkurtër se ata me masë më të vogël si Dielli, të cilët jetojnë miliarda vite në krahasim me miliona vite për yjet me masë të madhe.

[2] Kjo fotografi vjen nga programi i ESO-s Cosmic Gems (xhevahiret kozmike), një iniciativë reklamimi për të prodhuar fotografi me objekte interesante, intriguese ose tërheqëse duke përdorur teleskopët e ESO-s me qëllim edukimi dhe përhapje në publik. Ky program përdor teleskopët në kohën kur ata nuk mund të përdoren për vrojtime shkencore. Të gjithë të dhënat që mblidhen mund të përdoren për qëllime shkencore, dhe janë të disponueshme për astronomët ndërmjet arkivit shkencor të ESO-s.

Më shumë informacion

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Programi "Xhevahiret Kozmike" i ESO-s

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: 0672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1343.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1343sq
Emri:IC 2220
Tipi:• Milky Way : Nebula : Appearance : Reflection
Facility:Very Large Telescope

Fotografitë

The Toby Jug Nebula as seen with ESO's Very Large Telescope
The Toby Jug Nebula as seen with ESO's Very Large Telescope
vetëm në Anglisht
Location of the Toby Jug Nebula in the southern constellation of Carina
Location of the Toby Jug Nebula in the southern constellation of Carina
vetëm në Anglisht
 Wide field view of the area around the Toby Jug Nebula
Wide field view of the area around the Toby Jug Nebula
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in into the Toby Jug Nebula
Zooming in into the Toby Jug Nebula
vetëm në Anglisht
Panning across a VLT view of the Toby Jug Nebula
Panning across a VLT view of the Toby Jug Nebula
vetëm në Anglisht

Shih dhe