eso1344sq — Publikim shkencor

ALMA Zbulon Misteret e Rrymave nga Vrimat e Zeza Gjigande

16 Tetor 2013

Dy grupe ndërkombëtare astronomësh kanë përdorur fuqinë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) për t’u fokusuar në shpërthimet e rrymave nga vrimat e zeza gjigande në qendrat e galaktikave dhe për të vëzhguar se si ndikojnë ato në mjedisin përreth. Ato kanë përftuar respektivisht pamjen më të mirë të marrë deri më sot të resë së gazit molekular duke kapur një ndriçim të papritur të bazës së një shkulmi të fuqishëm pranë një vrime të zezë gjigande.

Në qendrat e gati të gjitha galaktikave në Univers ndodhen vrima të zeza supermasive – me masa deri në disa miliard masa Dielli, përfshirë dhe Galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit. Në të kaluarën e largët, këto objekte të çuditshme kanë qenë shumë aktive, duke përpirë sasi të mëdha lënde nga rrethinat e tyre, ndërkohë që ndriçonin me shkëlqim verbues, dhe duke nxjerrë sasi të vogla nga kjo lëndë nëpërmjet shkulmeve jashtëzakonisht të fuqishme. Në Universin e tanishëm, shumica e vrimave të zeza janë shumë më pak aktive në krahasim nga sa ishin në rininë e tyre, por marrëdhënia e këtyre shkulmeve dhe rrethinave të tyre akoma dhe sot po i japin formë evolucionit të galaktikave.

Dy studime të reja, të dyja të publikuara sot në revistën “Astronomy & Astrophysics” përdorën ALMA-n për të vëzhguar rrymat e furishme të gazit nga vrimat e zeza në shkallë shumë të ndryshme: në vrimën e zezë të qetë të galaktikës së afërt NGC 1433 dhe të objektit aktiv dhe shumë të largët të quajtur PKS 1830-211.

“ALMA ka zbuluar një strukturë spirale surprizë në renë molekulare të gazit pranë qendrës së galaktikës NGC 1433,”thotë Françoise Combes (Observatori i Parisit, Francë), i cili është dhe autori udhëheqës i botimit të parë. “Kjo tregon se si materiali po rrjedh brenda për të ushqyer vrimën e zezë. Me vrojtimet e reja e të qarta nga ALMA ne kemi zbuluar një shkulm lënde që po largohet nga vrima e zezë, duke u shtrirë për vetëm 150 vite-dritë. Kjo është rrjedhja më e vogël e lëndës molekulare e vrojtuar ndonjëherë në një galaktikë tjetër.”

Zbulimi i kësaj rrjedhjeje, e cila po shtyhet së bashku me rrjedhjen e furishme nga qendra e vrimës së zezë, tregon se si këto shkulme të furishme lënde mund të ndalojnë formimin e yjeve dhe kontrollojnë rritjen e fryrjes qendrore të galaktikave [1].

Tek PKS 1830-211, Ivan Martí-Vidal (Universiteti i Teknologjisë Chalmers, Observatori hapsinor i Onsala-s, Onsala, Suedi) dhe grupi i tij gjithashtu vëzhguan një vrimë të zezë supermasive me një rrjedhje aktive të fuqishme por shumë më të ndritshme dhe më aktive në Universin e hershëm [2]. Është e pazakontë sepse ndriçimi verbues i saj kalon nëpër një galaktikë tjetër përpara se të vijë në Tokë dhe është ndarë në dy pjesë për shkak të përthyerjes së dritës nga fusha gravitacionale [3].

Nga koha në kohë, vrimat e zeza supermasive papritur gllabërojnë sasi të mëdha lënde [4], të cilat rrisin fuqinë e shkulmeve dhe shtojnë rrezatimin deri në energjitë më të larta. Dhe tani ALMA, fatmirësisht, kapi njërin nga këto ngjarje tek PKS 1830-211.

“Vëzhgimi i ALMA-s tek vrima e zezë në kohën kur ajo po thithte lëndën përreth ishte një rastësi me fat. Ne po e vëzhgonim PKS 1830-211 për një qëllim tjetër, kur ne dalluam ndryshime të vogla në ngjyrë dhe itensitet tek fotografitë e pamjeve që tregonin lenten gravitacionale. Një vështrim i kujdesshëm tek kjo sjellje e papritur na çoi neve në përfundimin se ne, për fat, po shihnin tamam në kohën kur një sasi lënde po hynte në bazën e shkulmit të fuqishëm të vrimës së zezë,” thotë Sebastien Muller, një bashkë autor i botimit të dytë.

Një grup tjetër gjithashtu pa se si kjo ngjarje ishte kapur dhe nga teleskopët e tjerë dhe u habitën kur gjetën një sinjal shumë të qartë rrezesh gama, falë monitorimit të vëzhgimeve me Teleskopin Hapsinor të rrezeve Gama me emrin Fermi të NASA-s. Procesi që shkaktoi rritjen e rrezatimit tek ALMA në valët e gjata ishte shkaku i rritjes shumë të madhe të ndriçimit të rrymës së gazit, deri tek energjitë më të larta në Univers [5].

“Kjo është hera e parë ku shihet një lidhje e qartë midis rrezeve gama dhe valëve radio të rendit nënmilimetrik që vijnë nga baza reale e rrymës që del nga vrima e zezë,” shton Sebastien Muller.

Dy vëzhgimet e reja janë vetëm fillimi i hetimeve në natyrën e shkulmeve apo rrymave të lëndës nga vrimat e zeza supermasive të afërta dhe të largëta. Grupi i Combes tani po studion galaktikat e tjera të afërta më ALMA-n dhe objekti i veçantë PKS 1830-211 pritet të jetë në fokus të shumë kërkimeve të tjera në të ardhmen me teleskopin ALMA dhe të tjerë.

“Ka akoma dhe shumë për të mësuar rreth mënyrës se si i krijojnë vrimat e zeza këto rryma të fuqishme lënde dhe rrezatimi,” përfundon Ivan Martí-Vidal. “Por kërkimet e reja, të përftuara përpara se ALMA të kompletohej tregojnë se ALMA është një pajisje unike për të gjurmuar këto rryma – dhe këto zbulime janë vetëm fillimi!”

Shënime

[1] Ky proces, i quajtur reagim, mund të shpjegojë lidhjen misterioze ndërmjet masës së vrimës së zezë në qendrën e një galaktike dhe masës në mjedisin rreth saj në fryrjen qëndrore të galaktikës. Vrima e zezë shton gaz dhe rritet gjithmonë e më aktive, por më pas krijon rryma apo shkulme lënde që largohen prej saj të cilat pastrojnë zonën rreth saj nga lënda duke ngaluar procesin e yll-formimit.

[2] PKS 1830-211 e ka redshift-in 2.5, që do të thotë se drita e saj ka udhëtuar për 11 miliard vjet përpara se të arrinte tek ne. Ajo ngjarje ka ndodhur kur Universi kishte vetëm 20% të moshës që ka sot. Po të krahasojmë drita nga NGC 1433 kërkon vetëm 30 milion vjet për të arritur në Tokë, një kohë relativisht e shkurtër kjo po të flasim për moshën e Universit.

[3] Teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ainshtajnit parashikon që rrezet e dritës do të shtrembërohen kur kalojnë pranë një objekti masiv siç është një galaktikë. Ky efekt quhet lente gravitacionale dhe, që në gjetjen e parë të saj në vitin 1979, janë zbuluar një numër i madh i këtyre lenteve gravitacionale. Ky efekt mund të krijojë më shumë se një imash për një objekt si dhe të shtrembërojnë dhe zmadhojnë burimet e dritës në sfond.

[4] Lënda që futet në vrimën e zezë mund të jetë një yll ose një re molekulare. Një re e ngjashme është vëzhguar edhe në Rrugën tonë të Qumështit (eso1151, eso1332).

[5] Kjo energji rrezatohet si rreze gama, gjatësia më e shkurtër e valës dhe forma më e lartë e energjisë së rrezatimit elektromagnetik.

Më shumë informacion

Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

Këto projekte kërkimore janë prezantuar në dy botime, “ALMA observations of feeding and feedback in nearby Seyfert galaxies: an AGN-driven outflow in NGC1433”, nga F. Combes et al. dhe “Probing the jet base of the blazar PKS 1830−211 from the chromatic variability of its lensed images: Serendipitous ALMA observations of a strong gamma-ray flare”, nga I. Martí-Vidal et al. Të dy botimet kanë dalë në revistën Astronomy & Astrophysics.

Skuadra e parë është përbërë nga F. Combes (Observatoire de Paris, France), S. García-Burillo (Observatorio de Madrid, Spain), V. Casasola (INAF–Istituto di Radioastronomia, Bologna, Italy), L. Hunt (INAF–Osservatorio Astrofisico di Arcetri, Florence, Italy), M. Krips (IRAM, Saint Martin d’Hère, France), A. J. Baker (Rutgers, the State University of New Jersey, Piscataway, USA), F. Boone (CNRS, IRAP, Toulouse, France), A. Eckart (Universität zu Köln, Germany), I. Marquez (Instituto de Astrofísica de Andalucía, Granada, Spain), R. Neri (IRAM), E. Schinnerer (Max-Planck-Institut für Astronomie, Heidelberg, Germany) and L. J. Tacconi (Max-Planck-Institut für extraterrestrische Physik, Garching bei München, Germany).

Skuadra e dytë përbëhet nga I. Martí-Vidal (Chalmers University of Technology, Onsala Space Observatory, Onsala, Sëeden), S. Muller (Onsala), F. Combes (Observatoire de Paris, France), S. Aalto (Onsala), A. Beelen (Institut d’Astrophysique Spatiale, Université Paris-Sud, France), J. Darling (University of Colorado, Boulder, USA), M. Guélin (IRAM, Saint Martin d’Hère, France; Ecole Normale Supérieure/LERMA, Paris, France), C. Henkel (Max-Planck-Institut für Radioastronomie [MPIfR], Bonn, Germany; King Abdulaziz University, Jeddah, Saudi Arabia), C. Horellou (Onsala), J. M. Marcaide (Universitat de València, Spain), S. Martín (ESO, Santiago, Chile), K. M. Menten (MPIfR), Dinh-V-Trung (Vietnam Academy of Science and Technology, Hanoi, Vietnam) dhe M. Zwaan (ESO, Garching, Germany).

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Françoise Combes
Observatoire de Paris, LERMA
Paris, France
Tel: +33 1 4051 2077
E-mail: francoise.combes@obspm.fr

Ivan Martí-Vidal
Chalmers University of Technology
Onsala Space Observatory, Onsala, Sweden
Tel: +46 31 772 5557
E-mail: ivan.marti-vidal@chalmers.se

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1344.

Rreth Publikimit

Fotografitë

Composite view of the galaxy NGC 1433 from ALMA and Hubble
Composite view of the galaxy NGC 1433 from ALMA and Hubble
vetëm në Anglisht
The distant active galaxy PKS 1830-211 from Hubble and ALMA
The distant active galaxy PKS 1830-211 from Hubble and ALMA
vetëm në Anglisht
The nearby active galaxy NGC 1433 from ALMA and Hubble
The nearby active galaxy NGC 1433 from ALMA and Hubble
vetëm në Anglisht
ALMA view of molecular gas in the centre of NGC1433
ALMA view of molecular gas in the centre of NGC1433
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the galaxy NGC1433
Wide-field view of the galaxy NGC1433
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the sky around the distant active galaxy PKS 1830-211
Wide-field view of the sky around the distant active galaxy PKS 1830-211
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the active galaxy NGC 1433
Zooming in on the active galaxy NGC 1433
vetëm në Anglisht
Zooming in on the distant active galaxy PKS 1830-211
Zooming in on the distant active galaxy PKS 1830-211
vetëm në Anglisht
Artist’s impression of ALMA observations of a gravitationally-lensed supermassive black hole
Artist’s impression of ALMA observations of a gravitationally-lensed supermassive black hole
vetëm në Anglisht

Shih dhe