eso1345sq — Publikim i Organizatës

Presidenti kilian viziton Paranal-in për të transferuar pronësinë e tokës tek E-ELT

28 Tetor 2013

Në një ceremoni të mbajtur dje tek Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atakamës Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, ka dorëzuar dokumentet ligjore të sapofirmosura me anën e të cilave qeveria Kiliane do të transferojë tokën rrotull Cerro Armazones në pronësi të ESO-s. Cerro Armazones, një majë 3060 metra mbi nivelin e detit 20 kilometra nga vendi ku ndodhet Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Paranal, do të jetë shtëpia e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).

Presidenti Piñera u prit në Observatorin e Paranal-it nga Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s, Tim de Zeeuw, përfaqësuesi i ESO-s në Kili Fernando Comerón dhe nga zëvendës drejtori i Observatorit të Paranal-it në La Silla, Ueli Weilenmann. Presidenti u shoqërua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Alfredo Moreno, si dhe nga përfaqësues të autoriteteve kiliane të zonës.

Vizita përfshiu dhe një tur tek maja e Cerro Paranal-it, shtëpia e Teleskopit Shumë të Madh (VLT), teleskopit optik më të madh në botë.

Gjatë ceremonisë në residencën e Paranal-it, Presidenti Piñera i dha Drejtorit të Përgjithshëm të ESO-s dokumentet e firmosura për të transferuar tokën e Cerro Armazones. Presidenti theksoi rëndësinë e mbrojtjes së qiejve në veri të Kilit. “Ne po kryejmë një hap të madh për të kthyer Kilin në kryeqytetin botëror të astronomisë. Teleskopi Ekstremisht i Madh në Cerro Armazones do të jetë syri më i madh në botë, një sy që do të depërtojë nga qiejt Kilian për tu zhytur tek ato sekrete që Universi nuk na i ka zbuluar akoma. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për astronominë moderne gjithashtu dhe një ditë shumë e rëndësishme për Kilin”.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e Kilit në lidhje me këtë hap të rëndësishëm: “Bashkëpunimi midis Kilit dhe ESO-s ka filluar 50 vjet më parë dhe ka provuar që jo vetëm ishte i frytshëm dhe afat gjatë, por që jep gjithashtu dhe mundësi emocionuese për të ardhmen – për të mirën e Kilit, për shtetet anëtare të ESO-s si dhe për progresin e shkencës dhe teknologjisë. E-ELT është një provë e qartë e kësaj.”

Sipas dokumenteve ligjore, qeveria Kiliane do të transferojë 189 kilometra katror tokë rreth Cerro Armazones për instalimin e E-ELT dhe do të japë një koncesion 50-vjeçar në lidhje me tokën rrethuese. Kjo zonë e madhe prej 362 kilometra katror do të mbrojë E-ELT nga ndotja prej dritës dhe nga efektet e punimeve nëpër miniera. Pasi të përfundojë plotësisht në fillim të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, E-ELT do të përdoret së bashku me Observatorët e ESO-s në Paranal.

Ceremonia pasoi një marrëveshje të firmosur në Tetor 2011 nga Ministria Kiliane e Punëve të Jashtme dhe ESO.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Valentina Rodríguez
ESO education and Public Outreach Department
Santiago, Chile
Tel: +56 2 24639123
E-mail: vrodrigu@eso.org

Lars Lindberg Christensen
ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cel: +49 173 3872 621
E-mail: lars@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1345.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1345sq
Tipi:• Unspecified : People
Facility:European Extremely Large Telescope

Fotografitë

Chilean President visits Paranal to announce the transfer of the land for the E-ELT
Chilean President visits Paranal to announce the transfer of the land for the E-ELT
vetëm në Anglisht
Chilean President visits Paranal to announce the transfer of the land for the E-ELT
Chilean President visits Paranal to announce the transfer of the land for the E-ELT
vetëm në Anglisht

Shih dhe