eso1346sq — Publikim i Organizatës

ESO Feston 50-vjetorin e bashkëpunimit me Kilin

06 Nëntor 2013

Sot është 50-vjetori i nisjes së një bashkëpunimi shumë të frytshëm midis ESO-s dhe Kilit e cila i ka lejuar astronomisë në Evropë dhe në Kili të shtyjnë kufijtë e shkencës, teknologjisë dhe kulturës drejt së ardhmes.

Më 6 Nëntor 1963, u firmos marrëveshja e parë midis Observatorit Evropian të Jugut (ESO) dhe Qeverisë së Kilit, duke i dhënë mundësi ESO-s të vendosë teleskopët e saj nën qiejt jashtëzakonisht të pastër kilianë.

“Bashkëpunimi me Kilin ka provuar të jetë i qëndrueshëm dhe afat gjatë. ESO është një urë për shkencën dhe kulturën ndërmjet Kilit dhe Evropës; ajo hap një rrugë drejt së ardhmes dhe mundëson përfitime të mëdha për Kilin, për shtetet anëtare të ESO-s dhe sigurisht për shkencën dhe teknologjinë në përgjithësi,” thotë Tim de Zeeuw, Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s.

Teleskopi i parë i ESO-s, me një pasqyrë me diametër pre 1 metri, u instalua në vitin 1966 tek Observatori La Silla, observatori i parë i ESO-s, u inaugurua më 25 Mars 1969 nga presidenti i Kilit. Me kalimin e kohës, teleskopi 3.6 metra dhe Teleskopi me Teknologji të Re (NTT), së bashku me disa teleskopë të tjerë më të vegjël, u ndërtuan tek ky vend i jashtëzakonshëm. Këto zhvillime teknologjike i hapën rrugën asaj që u bë struktura tjetër e ESO-s, Observatori i Paranal-it.

Observatori i Paranal-it u inaugurua më 5 Mars 1999. Ajo është shtëpia e Teleskopit shumë të Madh (VLT), observatori më i avancuar në botë që studion dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe tek i cili u janë bërë disa nga zbulimet më të rëndësishme në botë në lidhje me astronominë. Ai është gjithashtu vendi i dy teleskopëve kërkimorë më të fuqishëm në botë, VISTA dhe VST.

Kohët e fundit, së bashku me partnerët nga Amerika e Veriut dhe Azia Lindore dhe në bashkëpunim me Kilin, ESO ka ndërtuar Rrjetin e Madh Milimetrik/nën-milimetrik të Atacama-s (ALMA), projekti më i madh në botë në lidhje me astronominë. I lokalizuar në pllajën Chajnantor, ALMA përbëhet nga 66 antena të ndjeshme në gjatësitë e valës të rendit milimetrik/nën-milimetrik dhe u inaugurua nga Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, në 13 Mars 2013.

“ESO është bërë një agjent aktiv për edukimin e gjeneracioneve të reja të shkencëtarëve në Kili dhe në Evropë. Kjo na ka dhënë mundësinë për të krijuar lidhje më të forta dhe që të ndërtojmë lidhje ndërmjet komuniteteve tona. Komitete të ndryshme bashkëpunimi që ekzistojnë ndërmjet ESO-s dhe Kilit janë shembuj të qartë të kësaj. Jo vetëm në nivelin shkencor, por gjithashtu dhe në nivelin kulturor dhe atë edukativ,” thotë Fernando Comerón, Përfaqësuesi i ESO-s në Kili.

Astronomët e Kilit kanë një akses preferencial për të vëzhguar me teleskopët e ESO-s, meqë Kili është vendi ku ndodhen strukturat vëzhguese më të avancuara në botë.

Në të ardhmen, ESO dhe Kili do të vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre. Një javë më parë, Presidenti Piñera dorëzoi dokumentet ligjore me të cilat toka rrotull Cerro Armazones i transferohet ESO-s (shih eso1345). Cerro Armazones do të jetë vendi ku projekti tjetër i ESO-s, Teleskopin Evropian Ekstremisht të Madh, “syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit”.

ESO, së bashku me ambasadat e Vendeve Anëtare të saj, ka planifikuar një seri takimesh kulturore për të festuar këtë përvjetor së bashku me publikun Kilian. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Për më tepër, një pritje speciale do të mbahet nga ESO më 8 Nëntor 2013. Disa autoritete Kiliane, ambasadorë dhe përfaqësues të Shteteve Anëtare dhe komunitetit shkencor prezent të vendit janë ftuar për të përkujtuar këtë datë.

Më shumë informacion

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Festimet e 50-vjetorit të ESO-s në Kili

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Lars Lindberg Christensen
ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cel: +49 173 3872 621
E-mail: lars@eso.org

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1346.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1346sq
Tipi:• Unspecified : Technology : Observatory

Fotografitë

ESO marks 50 years of fruitful collaboration with Chile
ESO marks 50 years of fruitful collaboration with Chile
vetëm në Anglisht
Telescopes at ESO's first site in Chile: the La Silla Observatory
Telescopes at ESO's first site in Chile: the La Silla Observatory
vetëm në Anglisht
ESO's Paranal Observatory: the VLT's Laser Guide Star and star trails
ESO's Paranal Observatory: the VLT's Laser Guide Star and star trails
vetëm në Anglisht
ALMA Antennas on the Chajnantor Plateau in northern  Chile
ALMA Antennas on the Chajnantor Plateau in northern Chile
vetëm në Anglisht

Shih dhe