eso1349sq — Publikim i Organizatës

Dhuratë ESO-s një Qendër për Vizitorë dhe një Planetarium

03 Dhjetor 2013

ESO ka marrë si dhuratë një planetarium dhe një qendër për vizitorë në vendin ku ndodhen zyrat qendrore në Garching të Mynhiut, Gjermani. Qendra do të jetë një vend i mrekullueshëm ku do ti prezantohet astronomia publikut. Kjo u bë e mundur falë Klaus Tschira Stiftung, i cili i ofroi të financonte të gjithë ndërtimin.

ESO pranoi dhuratën e ofruar nga Klaus Tschira Stiftung për të financuar ndërtimin e një planetariumi të ri dhe qendrës së vizitorëve pranë zyrave qendrore në Garching të Mynhiut, Gjermani. Qendra e re do të mbahet nga fondet që do të nxirren nga puna me të nga ESO dhe është projektuar për të frymëzuar njerëzit që të shohin qiellin me yje, dhe për t’i mësuar njerëzve mbi rëndësinë e astronomisë dhe efektet e saj në jetën tonë të përditshme.

Klaus Tschira Stiftung është një organizatë jo fitimprurëse e themeluar nga fizikanit Klaus Tschira në vitin 1995. Synimi i tij është të mbështesë projektet në shkencat natyrore dhe ato kompjuterike si dhe në matematikë, me një interes të veçantë në përhapjen e këtyre fushave të shkencës në publik.

Kjo ndërtesë e re do ti mundësojë vizitorëve një panoramë spektakolare për astronominë në përgjithësi, për rezultatet shkencore të ESO-s si dhe për arritjet teknologjike. E gjithë përmbajtja do të prezantohet në Anglisht dhe në Gjermanisht.

Dizajni unik i ndërtesës së re do ti ngjajë formës së një sistemi yjor binar në të cilin lënda transferohet nga njëri yll tek tjetri me pasojë shpërthimin e një supernove. Kjo pasqyrohet dhe tek emri i ndërtesës: ESO Supernova. Dizajni i kësaj ndërtese të hijshme e mbresëlënëse është konceptuar nga Klaus Tschira e bazuar dhe në stilin Darmstadt të firmës arkitekturore, Bernhardt + Partner.

Qendra do të jetë motra e “Haus der Astronomie”, një qendre për astronominë edukimin dhe reklamimin në Heidelberg, Gjermani, e financuar nga fundi i vitit 2008 nga Shoqata Max Planck për Avancimin e Shkencës dhe nga Klaus Tschira Stiftung.

ESO Supernova do të ofrojë një eksperiencë të paharrueshme falë planetariumit me kupolë të plotë e cila përdor teknologjinë e fundit, dhe më shumë se 2000 metra katror ekspozita të përhershme dhe të përkohshme. Dhoma të tjera ku mund të mbahen konferenca do të mbajnë një varietet leksionesh, mbledhjesh pune dhe konferenca. Shtojmë se është planifikuar një observator publik që do të udhëhiqet nga astronomët vullnetarë të ESO-s

“Astronomia është një shkencë magjepëse dhe frymëzuese dhe unë jam krenar që jam i aftë të kontribuoj në drejtim të shpërndarjes së kënaqësisë në lidhje me astronominë me botën”, thotë Klaus Tschira, Drejtori i Menaxhimit, Klaus Tschira Stiftung.

“Ne shpresojmë se kjo qendër do të shkëlqejë si një yll i ri shumë i ndritshëm, duke gjeneruar entuziazëm dhe pasion për astronominë kudo,” thotë Tim de Zeeuw Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s.

Qendra planifikon të arrijë objektiva të qëndrueshëm në terma mjedisorë, ekonomik, sociokultural dhe aspekte funksionalë të projektit si dhe për teknologjinë, përpunimet dhe vendndodhjen.

Zyrat Qendrore të ESO-s ndodhen në qendrën kërkimore në Garching, rreth 15 km në veri të Mynihut. Ajo është një nga komplekset më të mëdha në Gjermani për sa i përket anës kërkimore dhe studimore, ku janë të punësuar 6000 persona dhe 13 000 studentë. Ajo është gjithashtu baza më e madhe e Universitetit Teknik të Mynihut, disa institute të Shoqatës Max Planck, Universiteti Ludvig Maximilian i Mynihut, Akademia Bavariane e shkencës dhe një numër institutesh dhe kompanish të njohura.

Projekti bazohet në idenë që doli nga bashkëpunimi ndërmjet ESO-s dhe Institutit Heidelberg për Studimet Teorike (HITS) – instituti kërkimor i Klaus Tschira Stiftung. Puna ndërtuese është planifikuar të nisë më 2014.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më unikët në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Renate Ries
Klaus Tschira Stiftung, Media and Communication
Heidelberg, Germany
Tel: +49 6221 533 102
E-mail: renate.ries@klaus-tschira-stiftung.de

Lars Lindberg Christensen
Head, ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cel: +49 173 3872 621
E-mail: lars@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1349.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1349sq
Tipi:• Unspecified : Technology

Fotografitë

The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
vetëm në Anglisht
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
vetëm në Anglisht
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
vetëm në Anglisht
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
vetëm në Anglisht
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
The new planetarium and exhibition centre at ESO Headquarters
vetëm në Anglisht

Shih dhe